Pse Prigozhin ka mosmarrëveshje me zyrtarët rusë lidhur me varrimin e luftëtarëve të Wagner-it?
Sikurse shumica e ceremonive mortore ruse, një që u mb...

Një grevë paralajmëruse e sindikatave ver.di dhe EVG shtrihet të hënën në të gjithë Gjermaninë. Me gjithë kritikat ndaj grevës, sipas ekspertëve, pasojat e pandemisë dhe inflacioni i lartë krijuan një situatë të re.
Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG, kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese që do të shtrihet në të gjithë Gjermaninë. Autobusët dhe trenat do të qëndrojnë në vend, avionët nuk do të ngrihen gati në gjithë aeroportet gjermane. Trafiku ajror në Frankfurt, Mynih pezullohet i gjithi. Edhe shumë aeroporte të tjera si Hamburgu, Laipzigu, Halle, Drezden, Dyseldorf, Kölni, Dortmundi janë në grevë të hënën. Vetëm aeroporti i Berlinit do të jetë në funksion, por edhe aty do të ndihen pasojat e grevës.
Të dielën për të minimizuar pasojat negative në furnizimin e popullsisë u lejua në shumë lande zbutja e rregullores për ndalimin e qarkullimit të mauneve në autostrada. Ministri federal gjerman i Transportit, Volker Wissing, u shpreh për lirimin e rregullores për ndalimin e mauneve në autostrada të dielën. Ai apeloi te të gjithë pjesëmarrësit të tregohen të përgjegjshëm për të reduktuar sa më shumë pasojat e grevës.
Kritika ndaj grevës së sindikatave
Kritika kundër sindikatave që kanë thirrur këtë grevë të përgjithshme vijnë nga përfaqësuesja e negociatave në komuna, Karim Welge. Presidentja e VKA tha se "e drejta e grevës po përdoret në mënyrë të tepërt", dhe kujtoi se në raundin e tretë të negociatave do duhej të arrihej një rezultat. Ajo thotë se "është pak e zemëruar" që sindikatat e shkallëzojnë situatën, duke theksuar se "ky nuk është toni negociues që ne përdorim". Ajo akuzoi sindikatat se bëjnë sikur nuk mund të arrihet një kompromis në tryezën e bisedimeve. "Unë besoj në përgjegjësinë tonë për komunitetin dhe kërkoj nga sindikatat që të bëjnë realitet këtë përgjegjësi që kanë."
Edhe Deutsche Bahn, Hekurudha Gjermane, kritikoi sindikatat duke e quajtur grevën "tërësisht të ekzagjeruar e të panevojshme" dhe kërkoi nga sindikatat kthimin në tryezën e bisedimeve.
Kërkesa të larta për të minimizuar humbjen e fuqisë blerëse
Megjithëse grevat në shërbimin publik kërcënojnë ta paralizojnë të gjithë Gjermaninë, politologu, Wolfgang Schroeder nga Universiteti i Kasselit thekson, se kjo grevë solidarizuese, që nuk është tipike për Gjermaninë rezulton nga një situatë e pazakontë që doli nga pasojat e pandemisë dhe inflacioni i lartë. Gjatë pandemisë së Coronës nuk mund të mobilizoheshin anëtarët e nuk kishte përplasje për tarifat e pagesës së shërbimit publik. Nga ana tjetër sindikatat konfrontohen me një inflacion të jashtëzakonshëm, prandaj anëtarët e tyre duhet të bëjnë kërkesa të larta për të kufizuar humbjen e aftësisë blerëse. Kërkesat e sindikatës së shërbimit publik ver.di janë për 10,5% më shumë rrogë mujore kurse ajo e sindikatës së Trafikut dhe Shinave, EVG për 12,5% më shumë rrogë mujore për të kompensuar inflacionin e lartë, që vitin e kaluar arriti afër 10%.
Në tryezën e negociatave ndodhet edhe shteti, sipas politologut. Në aksionin e përbashkët të qeverisë federale dhe partnerëve u vendos se është e mundur të paguhet një herë një shumë 3000 euro pa tatim në një marrëdhënie pune mbi bazë tarifash. Nga kjo kanë përfituar të punësuarit në degën e industrisë së metalit dhe atë kimike, thotë politologu Schroder në intervistë me shërbimin e shtypit "epd". Sipas politologut, sindikatat punojnë me masë për sa kohë kjo mund të kuptohet kështu. Ato zhvillojnë greva të kufizuara në kohë dhe grevat janë paralajmëruar paraprakisht që të bëhen përgatitjet.
Frika se në Gjermani mund të ketë zhvillime grevash e situata të ndezura si në Francë është shprehur shpesh ditët e fundit. Steffen Kampeter, drejtues i Shoqatës Federale të Punëdhënësve Gjermanë, tha se "një vështrim nga Franca na mëson se ku të çon kjo, nëse futesh në rrugë të gabuar". Por politologu, Wolfgang Schroeder e kundërshton këtë. "Këtu bëhet fjalë për sindikata të përgjegjeshme që bëjnë thirrje për grevë të kufizuar në kohë, mundësisht shpejt, mundësisht në mënyrë efektive për të arritur një marrëdhënie tarifash. Greva nuk ndjek qëllime politike, por kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Gjermania është një vend ku ka pak greva, dhe për këtë kanë luajtur rol grevat paralajmëruese. Mund të ketë më shpesh greva, por nga ana tjetër redukohet numri i ditëve ku nuk është punuar./ DW
Sikurse shumica e ceremonive mortore ruse, një që u mb...
Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indika...
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe n...
Teherani ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj...
Ushtria ukrainase tha më 26 mars se ofensivat ruse janë pë...
Pavarësisht aksidenteve si ai i fundit të shkurtit në brig...
Sipas presidentit Vladimir Putin, Rusia ka rënë dakord me ...
Lëvizjet më të fundit të Presidentit Biden për të ushtruar...
Forcat e sigurisë së Francës sërish janë përleshur me prot...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë te...
Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me fo...
Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar kundër Marrëves...
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se Rusia po kryen ...
Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, ...
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po he...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...