Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rrezikun e një krize bankare që do të zhvillohej nga turbulencat e fundit financiare globale duke goditur ekonominë edhe më fort se kriza e energjisë e lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Pas një takimi në Bruksel, krerët e qeverive së BE-së thanë se huadhënësit në Evropë janë përgjithësisht në pozita të shëndetshme dhe në gjendje të përballojnë një kombinim të rritjes së normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.
"Sistemi bankar është i qëndrueshëm në Evropë," u tha gazetarëve kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit. Kryeministri holandez Mark Rutte tha: “Në përgjithësi, mendoj se jemi në gjendje të mirë”.
Diskutimet e BE-së erdhën pas mbylljes së dy bankave amerikane nga rregullatorët amerikanë, përfshirë Silicon Valley Bank, dhe një blerjeje të orkestruar nga Zvicra të huadhënësit problematik Credit Suisse nga rivali UBS.
Veprimet emergjente në të dy anët e Atlantikut ringjallën kujtimet e krizës financiare globale të vitit 2008 dhe krizës së borxhit të BE-së që pasoi, që pothuajse shpërbëu monedhën euro që tani përdoret nga 20 vende evropiane.
Një tregues i shqetësimeve në tregun evropian, aksionet e kompanisë Deutsche Bank, huadhënësi më i madh i Gjermanisë, ranë deri në 14% në Frankfurt të premten.
Kancelari Scholz hodhi poshtë idenë e dobësive themelore në bankën Deutsche Bank, duke thënë se ajo është bërë "shumë fitimprurëse" pas modernizimit të biznesit të saj.
"Nuk ka asnjë arsye për të pasur ndonjë shqetësim," tha ai.
Ekonomia evropiane është ngadalësuar me shpejtësi që kur Rusia pushtoi Ukrainën 13 muaj më parë e deri më sot, duke e lënë BE-në në rrezik të një recesioni. Lufta ka nxitur inflacionin duke sjellë shkurtime në furnizimet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus dhe ka ulur besimin e konsumatorëve dhe të biznesit.
Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, pret që rritja ekonomike në bllokun prej 27-vendesh të ngadalësohet në 0.8% këtë vit nga 3.5% në 2022 dhe 5.4% në 2021. Një rikthim i parashikuar i rritjes në 1.6% vitin e ardhshëm varet nga një sektor i shëndetshëm bankar që është në gjendje të japë kredi për bizneset dhe konsumatorët dhe të mbrojë depozitat.
BE-ja ka përforcuar rregulloret e saj të institucioneve financiare që nga kriza e borxhit të euros dhe para së premtes pak shenja ishte shfaqur për një përhapje më të gjerë në Evropë nga shpëtimi dramatik i Credit Suisse.
Megjithatë, mbikëqyrja financiare në Evropë mbetet në duart e autoriteteve të BE-së dhe kombëtare që ndjekin qasje të përbashkëta në vend që t'i kushtojnë vëmendje një rregulloreje të vetme aktuale evropiane.
Në frontin e tregut, zyrtarët kanë thënë se bankat evropiane në përgjithësi kanë rezerva adekuate të parave – ndërkohë që kërkojnë ende vigjilencë. “Sektori ynë bankar është elastik, me pozita të forta kapitali dhe likuiditeti”, thanë liderët e BE-së në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre./ VOA
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britan...
Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara ...
Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për një hetim për ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja arritën një m...
Me rezervat e saj të armëve të epokës sovjetike, Bullg...
Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Organizata Botërore e Shëndetësisë akuzoi sot Elon Musk, p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të m...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka sh...
Me vizitën e tij në Moskë, presidenti kinez Xi tregoi ...
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mung...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një ekip shkencëtarësh të Kombeve të Bashkuara thotë se nj...
Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi...
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...