Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë ...

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të bashkorganizojnë Samitin e dytë për Demokracinë në Uashington, Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Veronica Balderas Iglesias, njofton se si armët që Rusia ka përdorur deri më tani në luftën e saj kundër Ukrainës kanë shkaktuar një dëm të rëndë jo vetëm mbi popullsinë civile në Ukrainë, por edhe në mjedisin e atij vendi.
Në kufirin me Bjellorusinë, ushtarët ukrainas kanë përdorur për disa muaj dronë për të monitoruar çdo ofensivë të mundshme. Të shtunën erdhi lajmi se presidenti rus Vladimir Putin planifikon të vendosë armë taktike në Bjellorusi.
“Do të doja ta theksoja këtë, pa shkelur detyrimet tona ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore. Më 3 prill do të stërvisim ekuipazhet. Dhe më 1 korrik, përfundojmë ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për armët taktike në territorin e Bjellorusisë.
Njoftimi i Presidentit Putin erdhi pasi Britania konfirmoi se do t'i jepte Ukrainës predha kundër mjeteve të blinduara, që përmbajnë uranium të dobësuar. Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike të ushtrisë ruse, paralajmëroi për rreziqe të mundshme.
“Përveç ndotjes së popullatës së vet, kjo do të shkaktojë gjithashtu dëm kolosal ekonomik në sektorin bujqësor të Ukrainës, kryesisht në bujqësinë dhe blegtorinë”.
Ministria britanike e Mbrojtjes mbrojti vendimin e saj, duke thënë se rreziku i rrezatimit është i ulët dhe NATO-ja e cilësoi retorikën bërthamore të Putinit si "të rrezikshme dhe të papërgjegjshme", njoftoi agjencia e lajmeve "Reuters".
Pushtimi rus është ai që ka dëmtuar rëndë tashmë mjedisin e Ukrainës, tha për "Zërin e Amerikës", Ruslan Strilets, ministri ukrainas i mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore.
“Ne kemi më shumë se 2300 raste të krimeve mjedisore në Ukrainë. Dëmi total është më shumë se 51 miliardë dollarë.”
Ministria e tij thotë se do të kërkojë dëmshpërblime nga Rusia.
“Ndikimi më i madh është ndotja e ajrit. Më shumë se një e treta e të gjithë pyjeve të Ukrainës është shkatërruar”.
Gjatë fundjavës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha popullit të tij se kriminelët rusë të luftës do të mbahen përgjegjës. Pritet që udhëheqësi ukrainas praktikisht t'i bashkohet... Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për një panel diskutimi, të titulluar, "Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë", gjatë Samitit të dytë për Demokraci që fillon më 28 mars në Uashington./ VOA
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë ...
Pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhj...
Polonia e ka ndaluar një shtetas të huaj nën akuzat se ka ...
Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me rece...
Udhëheqësi i Qeverisë ushtarake të Mianmarit, Min Aung...
Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bl...
Një grevë paralajmëruse e sindikatave ver.di dhe EVG s...
Sikurse shumica e ceremonive mortore ruse, një që u mb...
Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indika...
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe n...
Teherani ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj...
Ushtria ukrainase tha më 26 mars se ofensivat ruse janë pë...
Pavarësisht aksidenteve si ai i fundit të shkurtit në brig...
Sipas presidentit Vladimir Putin, Rusia ka rënë dakord me ...
Lëvizjet më të fundit të Presidentit Biden për të ushtruar...
Forcat e sigurisë së Francës sërish janë përleshur me prot...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë te...
Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me fo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...