Aeroplanmbajtësja amerikane stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut
Një aeroplanmbajtëse amerikane me energji bërthamore dhe a...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për muajin e ardhshëm procesin për diskutimin e reformës në sistemin gjyqësor, thuhet në deklaratën e së hënës të partisë së ekstremit të djathtë dhe anëtares së koalicionit qeveritar, Fuqia Hebraike.
Në deklaratë thuhet se kjo shtyhet për seancën e ardhshme të Parlamentit të Izraelit, në mënyrë që të "reforma të kalojë përmes dialogut”.
Parlamenti do të shkojë në pushim javën e ardhshme për festën e Pashkës.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi Netanyahu e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Ai u shkarkua pasi foli hapur kundër planeve kundërthënëse të Qeverisë izraelite për të ndryshuar sistemin gjyqësor.
Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut.
Mëngjesin e së hënës, presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka bërë thirrje Qeverisë që t'i ndalë reformat.
“Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, u bëj thirrje që ta ndalni menjëherë procesin legjislativ”, ka thënë ai në Twitter, duke shtuar se “sytë e të gjithë izraelitëve janë te ju”.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për këto zhvillime dhe kanë bërë thirrje për kompromis.
Në reforma përfshihen planet që Qeveria izraelite të ketë kontroll në komitetin që emëron gjyqtarët.
Diçka e tillë ua vështirëson gjykatave largimin e një lideri që vlerësohet se nuk është i përshtatshëm për pushtet.
Disa besojnë se një ndryshim i tillë i përshtatet Netanyahut, pasi ai veçse po përballet me gjyqin për korrupsion.
Ndërsa kryeministri izraelit ka thënë se reformat janë të dizajnuara për t’ua pamundësuar gjykatave një pushtet të plotë dhe se këto ndryshime janë votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit./REL
Një aeroplanmbajtëse amerikane me energji bërthamore dhe a...
Punonjësit e sektorëve kyçë në Izrael filluan të hënën një...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të bashkorganizo...
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë ...
Pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhj...
Polonia e ka ndaluar një shtetas të huaj nën akuzat se ka ...
Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me rece...
Udhëheqësi i Qeverisë ushtarake të Mianmarit, Min Aung...
Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bl...
Një grevë paralajmëruse e sindikatave ver.di dhe EVG s...
Sikurse shumica e ceremonive mortore ruse, një që u mb...
Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indika...
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe n...
Teherani ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj...
Ushtria ukrainase tha më 26 mars se ofensivat ruse janë pë...
Pavarësisht aksidenteve si ai i fundit të shkurtit në brig...
Sipas presidentit Vladimir Putin, Rusia ka rënë dakord me ...
Lëvizjet më të fundit të Presidentit Biden për të ushtruar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...