
Aksidenti me një viktimë në Tiranë/ Prangosen dy drejtuesit e mjeteve
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshm...
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshm...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrupsionin në të njëjtin nivel gjatë 11 viteve të fundit. Por lajmi i keq është se indeksi vjetor i "Transparency International" ofron ende të dhëna shumë shqetësuese. Më shumë se 2/3 e vendeve të botës kishin një problem serioz me korrupsionin gjatë vitit të kaluar.
Të paktën bota e pasur e ka pranuar problemin. Lufta kundër korrupsionit u bë një interes thelbësor i sigurisë kombëtare nga administrata e Xho Bajden që në vitin 2021.
“Çështja e kalbëzimit të demokracinë nga brenda po përdoret gjithnjë e më shumë si një armë nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike. Ne do të godasim parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financojnë terrorizmin dhe që gjenerojnë ndikim të huaj të dëmshëm”- thuhet në memorandumin e administratës.
Konventa kundër Ryshfetit e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe puna që e pasoi sugjeron gjithashtu një progres të dukshëm. Në mesin 44 nënshkruesve ishte edhe Rusia, gjë që mund të sugjerojë një problem më të thellë me marrëveshjet ndërkombëtare të këtij lloji.
Prandaj ka ardhur koha për të pasur një qasje të re. Ideja e një Gjykate Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) frymëzohet pjesërisht nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila pavarësisht emrit të saj nuk përfshin korrupsionin e niveleve të larta.
Nëse duam vërtet që të mbajmë përgjegjës krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe fuqizuesit e tyre, të cilët shumë rrallë mbahen përgjegjës për aktet e shpërdorimit dhe vjedhjeve të mdha, atëherë nevojiten veprime konkrete.
Në krye të kësaj përpjekjeje janë juristë të njohur, përfshirë disa prej atyre që punojnë nën ombrellën e Integrity Initiatives International. Deri më tani, më shumë se 300 figura publike, mes tyre më shumë se 45 krerë shtetesh dhe qeverish, aktualë dhe të mëparshëm, nga mbi 80 vende të botës kanë shprehur mbështetje për krijimin e IACC.
Këtu përfshihet Kanadaja dhe Holanda, të cilat e kanë përfshirë këtë ide në politikën e tyre të jashtme zyrtare. Ajo u diskutua këtë javë edhe në një seminar të zhvilluar në Parlamentin Europian, pas thirrjes që bëri ky organ për krijimin e “një gjykate ndërkombëtare kundër korrupsionit nën mbikëqyrjen e OKB-së”, kur publikoi raportin e saj vjetor të vitit 2022 mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
IACC mendohet që të shërbejë si një gjykatë e shkallës së fundit. Ajo do të gjykojë kleptokratët përgjegjës për krimet e tyre vetëm kur qeveritë kombëtare nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë.
Ndërsa rastet kryesore do të vinin nga arrestimi dhe ndjekja penale e udhëheqësve të famshëm ose famëkeq kombëtarë, IACC do të synojë edhe rrjetet e avokatëve, kontabilistëve, agjentët e pasurive të paluajtshme si dhe bankierët që bëjnë të mundur abuzimet me pasuritë publike.
Sigurisht, në këtë rrugë ka jo pak pengesa të rëndësishme që duhen kapërcyer. Kritikët flasin për shpresat që e kanë zhgënjyer deri më sot Gjykatën Penale Ndërkombëtare, dhe argumentojnë se IACC mund të ketë të njëjtin fat.
Por mbështetësit e themelimit të saj, thonë se do të mësohet nga dështimet e GJNP, dhe do të sigurohen që gjykata të jetë më e kufizuar me një kosto më efektive, dhe se ajo nuk do të kopjojë ato elemente të ICC që nuk kanë funksionuar.
Për më tepër, krimet si ryshfeti i zyrtarëve publikë, përvetësimi i fondeve publike, shpërdorimi i pronës publike, pastrimi i parave dhe vepra të tjera të korrupsionit që do të gjykoheshin nga IACC, janë tashmë vepra penale pothuajse në çdo vend të globit.
Ndërkohë, përfshirja e mundësive të vendeve të pasura (si avokatët dhe bankierët etj) do t’i përgjigjej gjithashtu kësaj kritike. Elitat e korruptuara kanë nevojë për një shtëpi për paratë e tyre, dhe kjo do të nënkupton pa diskutim edhe asetet perëndimore.
Kundërshtarët e gjykatës shqetësohen gjithashtu për shpenzimet, edhe pse vetë korrupsioni kushton triliona dollarë në vit. Sipas "Global Financial Integrity", vetëm gjatë viteve 2000-2009, vendet në zhvillim humbën 8.44 trilionë dollarë nga flukset e paligjshme financiare, 10 herë më shumë se ndihma e huaj që morën gjatë së njëjtës periudhë.
Për më tepër, raporti i tyre i vitit 2021, tregoi se problemi vazhdon ende sot. Krijimi i IACC do të pengonte dhe reduktonte korrupsionin duke u kursyer gjithashtu shumë para këtyre vendeve. Po ashtu kjo gjykatë do të rikuperonte asetet e vjedhura dhe do t'ua kthente ato pronarëve të tyre të ligjshëm.
Ndërsa funksionimi i një institucioni ndërkombëtar kushton para, ai do të ishte dukshëm më pak se Gjykata Ndërkombëtare Penale e cila kushtoi afërsisht 168 milionë dollarë vetëm në 2021. Kjo sepse shtrirja e IACC do të ishte më e kufizuar dhe procedurat e saj shumë më pak komplekse.
Po ashtu kjo gjykatë speciale antikorrupsion mund të përdorë të ardhurat nga gjobat për të mbuluar kostot operative. Në vende si Rusia, Ukraina dhe Bosnja, korrupsioni e ka dëmtuar mundësinë për të ndërtuar shoqëri më të qëndrueshme dhe më të begata.
Nëse kriminelët nuk mbahen përgjegjës për këto dëme, atëherë nuk ka gjasa të ndryshojë asgjë. Korrupsioni prek qeverisjen e mirë dhe sigurinë në të gjithë botën, dhe derisa të krijohet një gjykatë ndërkombëtare si IACC, ka shumë pak shanse që të ndalohen hajdutët që dëmtojnë të ardhmen e vendeve të tyre.
Shënim: Krista Viksnins, zyrtare e Programit Transatlantik të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA)./ Përshtatur nga CNA.al
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, mbërriti në Nju ...
Presidenti Joe Biden çeli punimet e Takimit të dytë pë...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Banka “Credit Suisse” ka shkelur një marrëveshje të vitit ...
Në Shtetet e Bashkuara, Senati po ndërmerr hapa drejt shfu...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje kryemini...
Sipas një raporti vjetor të publikuar nga "Amnesty Interna...
Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Gr...
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, gjatë nj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërku...
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ësh...
Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha s...
Sulmuesja që ka lënë të vdekur gjashtë persona në një ...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshm...
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur detaje të reja në lid...
Një shtetas 63-vjeçar me inicialet M.A është larguar nga s...
Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka emëruar kab...
Gjatë një interviste për "BBC", i dërguari i Shteteve ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të die...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...