Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Sapo ka nisur edicioni i 22-të i Kupës së Botës. E kush do ta mendonte në fillim të këtij shekulli se ajo mund të organizohej nga shteti i vogël i Katarit? Megjithatë ja ku jemi, dhe e vetmja surprizë është se nuk ndihet si aq befasuese.
Për pjesën më të madhe të karrierës sime profesionale, unë kam studiuar lidhjet midis lojës së bukur dhe ekonomisë globale. Në bankën “Goldman Sachs”, dhe më parë, në Korporatën e Bankës Zvicerane, kam botuar disa studime të veçanta mbi çdo botëror nga viti 1994 dhe deri në vitin 2010.
Kam marrë reagime personale nga drejtues të lartë të bankës qendrore në mbarë botën. Disa më thanë se ishte botimi më i mirë që kemi prodhuar, duke pasur parasysh sa shpesh publikonim mbi ngjarjet dhe tregjet ekonomike, çka ishte sa zbavitëse dhe diçka mbi të cilën duhej reflektuar.
Ne i bindëm liderët kombëtarë dhe figurat kryesore të futbollit që të kontribuonin me komentet e tyre. Në një rast, Aleks Ferguson, trajneri legjendar i Mançester Junajtid, zgjodhi ekipin e tij më të mirë të të gjitha kohërave në një botëror.
Deri më sot, unë kam ndjekur ndeshjet në 6 Botërore, të organizuara nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Koreja e Jugut dhe Japonia, Gjermania, Afrika e Jugut dhe Brazili. Nga këto përvoja, unë mund t’u bashkohem atyre zërave që e përshkruajnë këtë aktivitet si një nga takimet më të bukura gjithëpërfshirëse të shumë kombësive dhe kulturave të ndryshme.
Krijimi i Zonës së Fansave, që mori shumë hov pas Kupës së Botës së vitit 2006 në Gjermani, e mishëroi këtë frymë, megjithëse unë e përjetova atë më intensivisht në Seul në vitin 2002. Lidhja midis futbollit dhe gjendjes së ekonomisë botërore është e dukshme në zgjedhjen e organizatorëve të turneut.
Mendoj se është një fakt i pashmangshëm që përzgjedhja e FIFA-s për Afrikën e Jugut në 2010, Brazilin në vitin 2014, Rusinë në vitin 2018 dhe tani Katarin, u bazua në rritjen e vazhdueshme të të ashtuquajturave ekonomi në zhvillim gjatë dy dekadave të para të këtij shekulli.
Kam qenë prej kohësh i bindur se 2 vendet e tjera të BRICS (një grup që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), mund t’i bashkohen grupit të vogël të vendeve organizatore në të ardhmen. Por duke pasur parasysh kthesën e brendshme të shumë vendeve të mëdha në vitet e fundit, a janë të numëruara ditët e dëshirës për të pritur këtë ngjarje?
A do ta kenë gjithnjë e më të vështirë vendet aspirante të tregjeve në zhvillim, të kenë sukses në organizimin e turneut më të ndjekur në botë? Ose a mundet bota të rikthehet së shpejti një rend ndërkombëtar më të kënaqur, globalizues dhe gjithëpërfshirës?
Dikush mund të bëjë edhe një pyetje më të thellë: A është FIFA një tregues kryesor apo i prapambetur i ekonomisë botërore dhe shkallës së globalizimit? Unë dyshoj se mënyra se si konkurrenca përparon gjatë 4 javëve të ardhshme, dhe më e rëndësishmja, sa prej nesh i ndjekin ndeshjet, mund të jetë shenja më e qartë e hershme e rëndësisë më të gjerë të botërorit të këtij viti.
Konkurrenca ka qenë shtylla kurrizore e të ardhurave të FIFA-s. Tashmë flitet - ndoshta nga dëshira e klubeve profesionale për të ardhura edhe më të mëdha - për rikthimin e turneut në një ngjarje 2-vjeçare apo për plotësimin e formatit aktual 4-vjeçar me një botëror të klubeve.
Nëse e ardhmja e ekonomisë globale është shumë e ndryshme nga 20-30 vitet e fundit, kjo do të reflektohet në vendimmarrjen e FIFA-s. Është e vështirë të imagjinohet që FIFA të jetë entuziaste për zhvillimin e botërorëve të ardhshëm në vendet e tregjeve në zhvillim, nëse ato kontribuojnë më pak në rritjen ekonomike botërore sesa organizatorët e turneut që nga viti 2010.
Në vitet 1980, 1990, 2000 dhe 2011-2020, rritja reale globale e PBB-së ishte përkatësisht, 3.3 për qind, 3.3 për qind, 3.9 për qind dhe 3.7 për qind. Përshpejtimi i rritjes në 2 dekadat e fundit ishte qartë për shkak të rritjes më të fortë në botën në zhvillim, dhe përkon me periudhën kur FIFA filloi të zgjidhte si organizatorë vende jashtë bastioneve tradicionale të futbollit.
Aktualisht duket sikur kjo prirje mund të ndryshohet këtë dekadë. Po cilët do të jetë fituesit këtë herë? Nga popullariteti i botimeve të mia në këtë fushë kam mësuar të mos shkoj më tej sesa parashikimi i 4 gjysmëfinalistëve.
Para së gjithash, i njëjti realizëm me të cilin duhen trajtuar parashikimet ekonomike vlen edhe për Kupën e Botës. Së dyti liderët e vendeve që nuk kishim shanse të fitonin shpesh nuk e merrnin shumë mirë. Le t’ia filloj historinë. Vetëm 8 vende e kanë fituar Kupën e Botës.
Sepse e ka fituar 5 herë, Brazili është gjithmonë një nga favoritët, dhe skuadra e këtij viti duket të jetë një nga më të fortat e turneut. Argjentina, Uruguai, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Anglia janë fituesit e tjerë të mëparshëm. Edhe pse këtë herë Italia nuk arriti të kualifikohej, fituesi ka gjasa të jetë një nga 7 të tjerët.
Në ndonjë nga kompeticionet e ardhshme, Anglia do ta fitojë sërish, por mund të jetë ndonjë nga fituesit e mëparshëm. Të tjerët si Danimarka, Holanda dhe Portugalia, kanë aspiratat mbi peshën e tyre ekonomike dhe numrin e popullsisë. Kushdo që të fitojë, unë do të identifikoj të gjitha llojet e sinjaleve për të ardhmen, ashtu siç kam bërë gjithmonë.
Shënim:Jim O’Neill, ish-drejtues i “Goldman Sachs Asset Management” dhe ish-Ministër i Financave në Britaninë e Madhe. Aktualisht është anëtar i Komisionit Pan-Evropian për Shëndetin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Armando Broja shihet nga të gjithë si një talent premt...
Është momenti i Olivier Giroud. Sulmuesi i Milanit barazon...
Ochoa është përsëri heroi i Meksikës. Portieri 37-vjeçar k...
Ylli i Argjentinës dhe Juventusit, Angel Di Maria u ve...
Manchester United ka rënë dakord të ndërpresë kontratë...
Franca ka nisur rrugëtimin e saj drejt mbrojtjes së trofeu...
Trajneri i Holandës, Luis Van Gal u shfaq tepër i lumtur pas...
Sulmuesi i Totenhemit në Premier Ligë dhe pjesë e Brazilit n...
Cristiano Ronaldo i dha fund eksperiencës së dytë te M...
Franca shpreson që t’i bëjë një start të mirë Botërorit ku k...
Franca shpreson që t’i bëjë një start të mirë Botërorit ku k...
Disa minuta më parë, prestigjozja holandeze The Telegraaf ...
Pas përfundimit me konsensus të kontratës së tij me Manchest...
Franca shpreson që t’i bëjë një start të mirë Botërorit ku...
Nuk ka fitues mes Meksikës dhe Polonisë në grupin C, e lua...
Po luhet momentalisht sfida Meksikë-Poloni e vlefshme për gr...
Cristiano Ronaldo nuk është më një lojtar i Manchetser Uni...
Roma po fillon të përgatisë largimet në merkaton e muajit ...
Apolonia dhe Skënderbeu, kanë një ndeshje për të rikuperua...
FIFA ka ndaluar kapitenët e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Dan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...