
Propozimi për ta shtuar një amendament në ligjin në Irak që do të caktonte dënimin me vdekje për marrëdhëniet homoseksuale është quajtur si “përshkallëzimi më i rrezikshëm” nga aktivistët për të drejtat e njeriut.
Në Iran, personat e komunitetit LGBTI (homoseksual, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) veçse përballen me sulme dhe diskriminim të shpeshta.
Por, sipas një dokumenti të parë nga agjencia e lajmeve "AFP", ndryshimi i një ligji kundër prostitucionit të vitit 1988, i cili kaloi një lexim të parë në parlament javën e kaluar, do t'u mundësonte gjykatave të japin “dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm” për “marrëdhënie homoseksuale”.
Homoseksualiteti, ashtu si çështjet e tjera gjinore, mbetet tabu në shoqërinë konservatore të Irakut, megjithëse asnjë ligj ekzistues nuk i ndëshkon në mënyrë eksplicite marrëdhëniet homoseksuale.
Por, anëtarët e komunitetit LGBTI+ janë ndjekur penalisht për krime të ndryshme morale dhe të prostitucionit në kodin penal të Irakut.
Irakianët e komunitetit LGBTI+ janë shënjestruar me “rrëmbime, përdhunime, torturim dhe vrasje” të pandëshkuara, sipas një raporti të vitit 2022 nga organizatat Human Rights Watch (HRW) dhe IraQueer.
Rasha Younes, studiuese e të drejtave të komunitetit LGBTI+ në HRW, e përshkroi legjislacionin e propozuar si një “hap të rrezikshëm”.
“Kjo do të thotë se jeta e individëve irakianë dhe frika e vazhdueshme nga sulmet dhe vrasjet e pandëshkuara nga grupet e armatosura tani do të bëhen vetë ligji”, tha ajo.
Agjencia e lajmeve "AFP" raporton se për ndryshimin e këtij ligji duket se ka mbështetje në asamblenë me shumicë islamike.
Ligjbërësi Sharif Suleiman i Partisë Demokratike të Kurdistanit tha se legjislacioni i propozuar pasqyron “vlerat tona morale dhe njerëzore dhe luftën tonë kundër fenomeneve jonormale shoqërore”.
“Ne kemi nevojë për ligje parandaluese”, i tha ai gazetës qeveritare Al-Sabah.
Sipas tekstit të parë nga "AFP"-ja, amendamenti do të vendoste gjithashtu një dënim minimal prej shtatë vjetësh për “promovimin e homoseksualitetit”.
Masa të tjera synojnë ta kufizojnë diskutimin publik të çështjeve gjinore. Komisioni kombëtar i mediave dhe komunikimit po shqyrton mundësinë që mediave në Irak t’u ndalohet përdorimi i termit “homoseksualitet”, tha një burim i "AFP"-së.
Në vend të kësaj, mediat do të këshillohen ta përdorin termin nënçmues “devijim seksual” sipas burimit, dhe termi “gjini” gjithashtu do të ndalohet nëse masa miratohet./ REL
Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Afrikën e Jugut për...
Njëmbëdhjetë liderët e vendeve të Ballkanit, përfshirë edh...
Ndonëse BE-ja në masat ndëshkuese për shkak të situatës në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se ki...
Ish-Presidenti Donald Trump njoftoi se do të paraqitet...
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
Franca të hënën pasdite lëshoi një "alarm të kuq" pë...
Shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, thot...
Sipas organizatorëve, qëllimi i samitit të ardhshëm të BRI...
Zyrtarët rusë thanë herët të martën se ushtria kishte rrëz...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të B...
Këtë të hënë në Greqi kanë zbarkuar liderët e vendeve ball...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i ë...
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha...
Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e konsidero...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbajti një fja...
Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Tregtis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...