Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë të madhe në "YouTube" përmes krijimit të videove lidhur me jetën në Afganistan.
Edhe pasi talebanët morën pushtetin më 2021-shin, 25-vjeçarja vazhdoi të gjeneronte përmbajtje multimediale për më shumë se 300.000 ndjekësit e saj, pavarësisht përpjekjeve të grupit militant që të zhdukin gratë nga jeta publike.
Javën e kaluar, llogaritë në rrjetet sociale të Sadatit ranë në heshtje. Ajo dyshohet se është helmuar për vdekje pasi mori pjesë në një ngjarje private në kryeqytetin afgan, Kabul, më 21 gusht. Talebanët thanë se kanë arrestuar dy persona – një burrë dhe një grua – lidhur me vdekjen e saj.
Edhe pse motivet e helmimit të dyshuar nuk janë të qarta, vdekja e saj ka pasur një efekt drithërues për gratë që janë personalitete "online" apo në rrjetet sociale, e të cilat vazhdojnë të jenë aktive në Afganistan.
Duke folur për Radion Azadi të "Radios Evropa e Lirë", disa gra që postojnë përmbajtje në "YouTube", të cilat folën në kushte anonimiteti për shkaqe sigurie, thanë se kanë frikë për jetën e tyre dhe kanë ndërprerë prezencën e tyre "online".
“Çdo grua që punon në media, është aktive në jetën shoqërore apo shfaqet në mediat sociale përballet me kërcënime ekstreme”, tha për Radion Azadi, Shakeela, e cila kërkoi që emri i saj i vërtetë të mos publikohej.
Shakeela tha se më nuk incizon video në publik dhe tani prodhon video vetëm në shtëpinë e saj ku ndihet e sigurt. Por, ajo nuk e shfaq më fytyrën e saj nëpër video. “Për shkak të frikës, unë më as fqinjëve nuk mund t’iu tregoj se kam një kanal në 'YouTube'”, tha Shakeela, e cila jeton në Kabul.
Vetëm pak gra të reja afgane, që kanë kanale në "YouTube" kanë vazhduar aktivitetin e tyre nën sundimin taleban, sundim që po kryen një shtypje brutale ndaj disidencës.
Shumë personalitete në rrjetet sociale, përfshirë edhe burra, kanë shmangur kritikat ndaj talebanëve apo komentimin e politikave të tyre. Ata janë fokusuar në shfaqjen e kulturës afgane dhe bukurive natyrore. Pavarësisht natyrës apolitike, përmbajtja "online" ka hedhur dritë mbi sundimin taleban në Afganistan.
Suraya, një tjetër grua nga Kabuli, që ka kanalin e saj në "YouTube", tha se vdekja e Sadatit ka përhapur frikë në mesin e grave afgane që kanë rol të dukshëm në shoqëri. “Jam e tmerruar”, tha ajo për Radion Azadi.
“Je vetëm”
Disa aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan kanë fajësuar talebanët për vdekjen e Sadatit, edhe pse nuk ka asnjë provë për përfshirjen e grupit militant.
Javën e kaluar, anëtare të Lëvizjes për Fuqizimin e Grave Afgane u mblodhën pranë varrit të Sadatit për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me atë që ato i quajtën vrasje të shënjestruara të grave të njohura.
“Duke shkuar te varri i Horas, ne fillimisht duam të ndajmë dhimbjen me familjen dhe miqtë e saj. Ne po ashtu duam që komuniteti ndërkombëtar të ndëshkojë ata që qëndrojnë pas vrasjeve të mistershme dhe shënjestruese ndaj grave”, tha për "REL"-in, Halima Hakimi, anëtare e kësaj lëvizjeje.

Në janar, Mursal Nabidzadah, ish-ligjvënëse afgane, u qëllua për vdekje së bashku me truprojën e saj pasi një sulmues i paidentifikuar hyri në shtëpinë e saj në Kabul. Motivi i vrasjes së saj vazhdon të jetë i paqartë.
Vrasja e Sadatit vë në pah rreziqet me të cilat përballen gratë nën sundimin taleban.
Që kur morën pushtetin, grupi islamik i linjës së ashpër ka ndaluar gratë që të shkollohen dhe pothuajse të gjitha format e punësimit, duke ua mohuar në mënyrë efektive rolin e tyre në shoqëri. Talebanët kanë vendosur kufizime strikte sa u përket lëvizjeve të grave dhe dukjes së tyre. Militantët po ashtu kanë shtypur me dhunë protestat e grave dhe kanë arrestuar aktiviste.
Talebanët po ashtu kanë shkatërruar Ministrinë për Çështje të Grave dhe Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan ka mbyllur strehimoret, ka ndaluar programet e asistencës ligjore dhe gjykatat speciale që ishin të dizajnuara të luftonin dhunën ndaj grave dhe vajzave.
“Mesazhi që u është dërguar grave dhe vajzave është se nëse ju përballeni me dhunë apo kërcënime, administrata talebane nuk do t’iu ofrojë asnjë ndihmë: jeni vetëm”, tha Heather Barr, drejtoreshë për të drejtat e grave në organizatën Human Rights Watch. “Gratë kanë çdo arsye që të kenë frikë për sigurinë e tyre”./REL
Mediat ruse raportojnë se është sulmuar me dron një aeropo...
Banorët e Floridës që jetojnë në zona bregdetare në rrezik...
Steve Scalise, republikani i dytë më i fuqishëm në Dhomën ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të ...
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompa...
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politik...
Mekanizmi i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian tha të ...
Trembëdhjetë persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë li...
Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të ame...
Autoritetet amerikane të martën thanë se një operacion ndë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamatero të Greqi...
Një oficer policie i cili u godit nga një tren teksa po pë...
Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës ng...
Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shë...
Banorët përgjatë bregut perëndimor të Floridës janë ur...
Pothuajse një çerek shekulli pas luftës në Kosovë, mbi 1,6...
Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin është varrosur në një fun...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dë...
Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u...
Në Gjykatën Speciale po vazhdon edhe sot seanca gjyqësore ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...