Vriten 80 persona në përleshjet mes luftëtarëve kurdë dhe një grupi të armatosur arabësh në Siri
Trembëdhjetë persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë li...

Mekanizmi i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian tha të martën se ka dërguar në Greqi 12 avionë, 400 zjarrfikës dhe 60 automjete për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, që cilësohen të jenë më të mëdhatë ndonjëherë në Evropë. Zjarret në pjesën verilindore të Greqisë, që vazhdojnë prej 11 ditësh, kanë shkatërruar një zonë që është më e madhe se qyteti i Nju Jorkut, njoftuan autoritetet evropiane.
Bashkimi Evropian njoftoi se mbi 81 mijë hektarë ishin djegur në zonën verilindore të Greqisë, duke e cilësuar atë si zjarrin më të madh që nga fillimi i regjistrimit të zjarreve në vitin 2000 nga Sitemi Evropian i Informimit për Zjarret në Pyje .
“Komisioni Evropian po koordinon përpjekjet e ndihmës në fronte të ndryshme përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së në të gjithë Evropën. Veçanërisht në Greqi po përballemi me zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian. Janë rreth 20 harta të zonave të prekura nga zjarret, sipas sistemit satelitor evropian, Copernicus”, thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian Balazs Ujvari.
Zjarret në pjesën verilindore të Greqisë, që vazhdojnë prej 11 ditësh, kanë shkatërruar një zonë që është më e madhe se qyteti i Nju Jorkut, tha të martën Shërbimi për Ndryshimet Klimatike Corpernicus i Bashkimit Evropian.
Shërbimi Copernicus shkroi në rrjetin social X se zjarret kanë djegur një sipërfaqe prej të paktën 808 kilometrash katrorë. Qyteti i Nju Jorkut shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 778 kilometrash katrorë.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën. Shumica e viktimave besohet se janë migrantë që përpiqeshin të kalonin nëpër male nga Turqia, për të shmangur policinë.
Autoritetet druhen se mund të ketë më shumë viktima. Avionë dhe zjarrëfikës nga vende të ndryshme të rajonit, përfshirë edhe nga Shqipëria, po luftojnë me flakët. Autoritetet thonë se rreziqet nga zjarri vazhdojnë të jenë të larta.
Qeveria thotë se kushtet, të cilat shkencëatarë i lidhin me ndryshimet klimatike, i kanë bërë zjarret edhe më intensive këtë vit.
Ndërkohë, banorët në një periferi të Athinës kanë punësuar një kompani që shfrytëzon dronët me rreze të gjatë veprmi, të pajisura me kamera dhe programe kompjuterike të specializuara për zbulimin e vatrave të zjarrit.
Është një operacion i provuar dhe testuar më parë. Dronët e ndërtuar me ndihmën e një piloti të linjave ajrore komerciale dhe i mbështetur nga kryebashkiuaku i një zone bregdetare të Athinës, u futën në përdorim vitin e kaluar. Këta dronë kanë dhënë paralajmërime të hershme për zjarret që nga futja e tyre në përdorim mbi 18 muaj më parë.
“Ana pozitive e këtij programi me dronë është se nuk humbasim kohë për të informuar qendrën për fillimin e mobilizimit. Dronët na ofrojnë pamjet nga pikat ku ka tym apo zjarre dhe informojmë zjarrfikësit në mënyrë atomatike nëse shkojmë për të verifikuar apo shuar zjarret dhe në rast se na duhen përforcime”, thotë Giorgos Dertilis, kreu i njësisë së zjarrfikësve vullnetarë të zonës.
Dronët fluturojnë gjatë gjithë kohës dhe pilotët punojnë në turne gjashtë orëshe. Qeveria lokale thotë se bashkitë dhe qarqet e tjera po tregojnë interes për programin me dronë./ VOA
Trembëdhjetë persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë li...
Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të ame...
Autoritetet amerikane të martën thanë se një operacion ndë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamatero të Greqi...
Një oficer policie i cili u godit nga një tren teksa po pë...
Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës ng...
Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shë...
Banorët përgjatë bregut perëndimor të Floridës janë ur...
Pothuajse një çerek shekulli pas luftës në Kosovë, mbi 1,6...
Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin është varrosur në një fun...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dë...
Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u...
Në Gjykatën Speciale po vazhdon edhe sot seanca gjyqësore ...
Qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin, është të fshijë...
Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb ...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg th...
Berlin, Venecia, Barcelona, Majorka: përballë teprimeve ...
Mijëra pasagjerë ajrorë kanë përjetuar vonesa dhe anulime ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se muajt në vazhdim...
Roja Kufitare Finlandeze ka njoftuar se finlandezët do të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...