“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas qëndrimit që mbajti kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në forumin e mbajtur në Bled.
Kamberi thotë se mesazhi që dha Ana Brnabiç për shqiptarët në Luginë të Preshevës është “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”.
Ai shprehet se serbët në Kosovë, kanë përdorur të gjitha mjetet, prej atyre politike (bojkotit të zgjedhjeve) deri te slumet kundër pjesëtarëve të organeve të rendit dhe vetë ushtarëve të KFOR-it, për të destabilizuar veriun e Kosovës.
Sipas tij qëllimi destabilizues është pasojë e filozofisë politike të projektit “Bota serbe”.
Postimi i plotë:
“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled, e paska dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.
Sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush s'i “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzistojnë në asnjë shtet tjetër.
Brnabiq, paska thënë se “shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush”.
Faktet flasin diçka tjetër.
Vetëm në perudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civilë shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush.
Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë të tjerë.
Qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar, rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush.
Më 2003, më 2009, me qëllim të krijimit të situatës së pasigurisë së përgjithshme, nën akuzat e rrejshme për “terrorizëm e krime lufte” janë arrestuar dhjetëra shqiptarë, të cilët, pas mbajtjes në parabugim me muaj e vite janë liruar të pafajshëm.
E vrasja e Dashhnim Hajrullahut si të cilësohet?
Ndaj shumë të rinjve janë ngritur procedura penale, për shkak të përdorimit të simbolit kombëtar. Ata janë detyruar ta braktisin Luginën.
Të gjithë drejtuesit institucionalë dhe politikë janë të dënuar nga gjykatat serbe, për shkak të përdorimit publik të simbolit kombëtar me rastin e Festës së Flamurit.
Kur jemi te të drejtat që garantohen edhe gëzohen, situata është krejtësisht tjetër nga ajo që pretendon Brnabiq.
Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar.
Serbia është vendi me pjesëmarrje më të ulët të pakicave në jetën publike dhe vendimmarrje, për shkak të politikave diskriminuese që me decenie po zbatohen.
Në administratën shtetërore, institucionet publike, organizatat me interes të veçantë për qytetarët pjesëmarrja e shqiptarëve është ose simbolike ose janë fare të pastruara nga shqiptarët.
Gjyqësori, kadastri, inspekcionet republikane, dogana, shërbimi i të ardhurave, hekurudha, elektrodistribucioni dhe shëndetësia, janë shembujt më drastik të këtij diskriminimi në përfaqësim.
Është krejtësisht e kundërta me atë që Kosova dhe Kushtetuta e saj garanton dhe realizon për pakicat, sidomos për serbët.
Serbët kanë 10 vende të garantuara në Parlament, dy ministri, përfaqësim të garantuar në gjyqësor prej gjykatave themelore deri tek ajo kushtetuese.
Shqiptarët (edhe pakicat tjera) duhet të luftojnë bashkë me partitë serbe për një vend në parlament, janë të privuar nga e drejta e përfaqësimit të barabartë e proporcional në gjyqësor, polici dhe të gjitha institucionet e shtetit.
Por, është e njëjta Serbi e cila po udhëhiqet me logjikën e vjetër, që pakicat, sidomos shqiptarët i sheh si “armik të shtetit”.
E njëjta Serbi që në territorin e vet pengon integrimin e barabartë dhe proporcional të pakicave, në Kosovë i detyroi serbët të dalin nga institucionet.
Shqiptarët në Serbi, prej përfundimit të konfliktit të armatosur, më 2001, kanë punuar bashkë me ndërkombëtarët dhe qeverinë në Beograd, për të tejkaluar problemet. Në këtë proces politik edhe kanë arritur tri marrëveshje të nënshkruara me qeverinë qendrore 2001, 2009 dhe 2013.
Në jetën e përditshme, për çdo ditë përballen me gjuhën e urrejtjes, racizëm e ksenofobi.
As edhe një herë të vetme nuk kanë sulmuar organet e rendit dhe nuk kan vendosur barrikada për të penguar qarkullimin e lirë.
Ndoshta edhe kjo është problem më vete.
Bashkësia ndërkombëtare në vend që të punojë në prevencion të konflikteve vrapon pas shuarjeve të zjarreve.
Nga ana tjetër, serbët në Kosovë, kanë përdorur të gjitha mjetet, prej atyre politike (bojkotit të zgjedhjeve) deri te slumet kundër pjesëtarëve të organeve të rendit dhe vetë ushtarëve të KFOR-it, për të destabilizuar veriun e Kosovës.
Qëllimi destabilizues është pasojë e filozofisë politike të projektit “Bota serbe”.
Serbia po punon të kontrollojë gjithë serbët në rajon, jo për të ndikuar në ngritjen e raporteve me ato shtete, përkundrazi për të dëshmuar fuqinë e vet destabiizuese në mbarë Ballkanin perëndimor.
Qëllim destruktiv me pasoja destabilizuese.
Çka kanë Serbët në Kosovë, çka atyre u ofron Kushtetuta dhe ligjet sistemore, është shembull unik i trajtimit të një pakice që po trajtohet “sui generis”.
Shqiptarët, në Luginë të Preshevës, që nuk kanë mundësinë e pjesëmarrjes adekuate në institucionet shtetërore e publike, jetojnë në rajonin më të pazhvilluar, sepse diskriminimi politik e ekonomik, ka për qëllim që Luginën e Preshevës ta shndërrojë në “Tokë të djegur”.
Një shtet dhe kryeministër me vlera evropiane, do të duhej të kishte folur ndryshe.
Serbia po vazhdon të mbetet një oazë regresioni.
Mendimet politike ndaj shqiptarëve këtu akoma janë të njëjta sikurse para Luftërave Ballkanike.
“Po pyes veten”, kishte deklaruar me një rast Bogdan Bogdanoviq, intelektual e politikan serb, “sa është e vështirë të flasësh për dhunën ndaj serbëve pas gjenocidit të Srebrnenicës”.
Brnabiq: Pse njëherë nuk shkove ta vizitosh Batajnicën dhe vendet tjera në Serbi ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve?/ CNA
Udhëheqësit e Kosovës i bënë thirrje komunitetit ndërkombë...
Ish-udhëheqësit të grupit ‘Proud Boys’, Djemve Krenarë, En...
Ditën e sotme në Serbi është mbajtur një takim mes preside...
Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e ...
Besnik Nikolli, i njohur si Niko ose ndryshe El Gordo, që ...
Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosov...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën ...
30 gushti shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë. Pas 25 ...
Pagat gjermane u rritën me një ritëm rekord vjetor prej 6....
Europol ka mbështetur koordinimin e një operacioni ndërkom...
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajça...
Një burrë që shtirej si kirurg kozmetik është dënuar me pe...
Gjatë fundjavës së fundit, qytetarët e fshatit Hallstatt n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Menidi të Athinës ku një...
Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar...
Autostrada u ndërtua, por kredia kineze për ndërtimin e nj...
Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një instervistë pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë banimi në Balde...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...