Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Udhëheqësit e Kosovës i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për më shumë trysni ndaj Serbisë për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa ende nuk dihet asgjë për një mijë e 617 persona, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.
Ndërsa po vendosnin kurora lulesh në një pllakë përkujtimore për të zhdukurit ata thanë se kjo është “plaga më e thellë dhe dhimbja më e madhe e vendit”.
“Kjo për popullin tonë është një dhimbje që nuk po përfundon kurrë dhe një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe gjithë popullin tonë, të cilëve Serbia ua zhduku me dhunë më të dashurit e tyre. Me vetë faktin që këtyre viteve të fundit në shumë lokacione të Serbisë u gjendën trupa të më të dashurve tanë, tregohet se harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit me dhunë, është Serbia”, tha kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në muajin maj të këtij viti udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës ata zotohen për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duke mos zbatuar zotimet e saj nga kjo deklaratë dhe nga marrëveshja e Ohrit, po ripërsërit krimet e saj.
“Të mendojnë pak për faktin që edhe 25 vjet pas luftës në krye të Serbisë janë po ata që e shkaktuan zhdukjen me dhunë të më të dashurve tanë. Shpresojmë shumë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë një proces nëpërmjet të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhen padrejtësi, ndërsa fytyra e (Aleksandar) Vuçiçit, një njeriu që ende fle në varreza masive do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, tha ajo.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që ta shtojë trysninë mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve të Kosovës.
Deklarata e nënshkruar më 2 maj nga kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ishte pjesë e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve për të cilin palët u pajtuan në Bruksel dhe në Ohër.
Por, zbatimi i planit ka ngecur mes tensioneve që shpërthyen në veriun e Kosovës në muajin maj pasi kryetarët e katër komunave që dolën nga zgjedhjet e prillit të bojkotuara nga partitë politike serbe u shoqëruan për në zyrat e tyre nga forcat e policisë.
Kosova është vënë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për mungesë të bashkërendimit lidhur me zhvillimet në veri të vendit. Të hënën presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se do të përballen me pasoja nëse nuk veprojnë me përgjegjësi kundruall situatës në veri duke nënvizuar mundësinë e rishikimit të zotimeve për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike.
“Unë do të thoja që kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun njëherë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që mos të ketë më dialog atëherë ndërmerr masa të tilla që janë ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës, nuk janë ndaj ndonjë lideri apo ndaj ndonjë politike, janë ndaj popullit të Kosovës”, tha sot presidentja Osmani.
Muaji shtator mund të jetë periudhë përpjekjesh të reja për uljen e tensioneve në veri dhe rihapjen e diskutimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak la të hapur mundësinë për një takim të nivelit të lartë mes palëve gjatë muajit të ardhshëm./ VOA
Ish-udhëheqësit të grupit ‘Proud Boys’, Djemve Krenarë, En...
Ditën e sotme në Serbi është mbajtur një takim mes preside...
Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e ...
Besnik Nikolli, i njohur si Niko ose ndryshe El Gordo, që ...
Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosov...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën ...
30 gushti shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë. Pas 25 ...
Pagat gjermane u rritën me një ritëm rekord vjetor prej 6....
Europol ka mbështetur koordinimin e një operacioni ndërkom...
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajça...
Një burrë që shtirej si kirurg kozmetik është dënuar me pe...
Gjatë fundjavës së fundit, qytetarët e fshatit Hallstatt n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Menidi të Athinës ku një...
Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar...
Autostrada u ndërtua, por kredia kineze për ndërtimin e nj...
Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një instervistë pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë banimi në Balde...
Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtaris...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...