Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgjidhjes së propozuar për krizën në politikën evropiane të azilit. Sipas informacioneve nga studioja e ARD, kancelari Olaf Scholz vendosi në mbledhjen e kabinetit që Berlini "as nuk do të ndalojë dhe as bllokojë" reformën e sistemit evropian të azilit në Bruksel. "Frankfurter Allgemeine Zeitung” raporton, duke iu referuar qarqeve qeveritare, se kancelari "ushtroi autoritetin e tij”.
Rregullorja e krizës është pjesë e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS). Kjo rregullore ka qenë objekt polemikash në Gjermani, veçanërisht midis liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve. Sekretari i Përgjithshëm i FDP-së, Bijan Djir-Sarai e kritikoi ashpër linjën e ndjekur deri tani nga të Gjelbërit. "Qoftë për reformat në nivel europian apo për klasifikimin e vendeve të sigurta të origjinës: në aspektin e politikës së migracionit, të Gjelbrit përfaqësojnë një rrezik për sigurinë e vendit dhe e bëjnë të vështirë, nëpërmjet pozicioneve larg realitetit veprimin koherent të qeverisë dhe zgjidhjet ndërpartiake", tha ai. Opozita e CDU/CSU e kritikoi gjithashtu qeverinë federale për rrezikimin e të gjithë reformës së sistemit GEAS duke e bllokuar atë.
Të Gjelbrit kritikojnë
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock (të Gjelbërit) tha në platformën X (ish-Twitter) se rregullorja mund të "nxisë transferimin e një numri të madh refugjatësh të paregjistruar në Gjermani". Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kishte deklaruar sërish në mesditë se rregullorja e krizës nuk mund të miratohej në këtë formë.
DP, nga ana tjetër, është në favor të projektit - dhe mbështet miratimin e tij. Ministri i Financave dhe lideri i partisë Christian Lindner tha gjatë një sesioni për pyetjet ndaj qeverisë në Bundestag: "Unë jam ndërkohë i bindur se qeveria federale do të miratojë paketën e azilit në nivel evropian". Kjo përfshin një ndryshim themelor paradigme, duke përfshirë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës, thjeshtimin e procedurave të azilit dhe "zhvendosjen e paraqitjes së një kërkese për azil jashtë Bashkimit Evropian". Qeveria federale merr përsipër përgjegjësitë e saj.
Standarde më të ulëta për migrantët
Rregullorja e BE parashikon rregulla të veçanta në rast të presionit veçanërisht të lartë të migracionit. Këto përfshijnë afate më të gjata për regjistrimin e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm dhe mundësinë e uljes së standardeve për strehim dhe kujdes. Rregulla më të rrepta mund të zbatohen edhe për njerëzit nga vendet me shkallë të lartë njohjeje.
Organizata gjermane Pro Asyl e kritikoi një miratim të mundshëm të rregullores. "Do të ishte një dhuratë për mbështetësit e së djathtës ekstreme në Evropë. Sepse ata përcaktojnë qartë agjendën politike të BE", shpjegoi Pro Asyl.
Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Austria e kundërshtojnë gjithashtu rregulloren, por për një arsye tjetër: ato kërkojnë rregulla të veçanta edhe më të rrepta në rast krize.
Presion, por asnjë marrëveshje në horizont
Ministrat e Brendshëm të BE takohen të enjten (28.09.) në Bruksel për të diskutuar reformën e diskutueshme të BE për azilin. "Kjo përbëhet nga disa pjesë, dhjetë pjesë ligjesh për të qenë të saktë, dhe një nga këto pjesë është rregullimi i krizës," shpjegon Jonas Wixforth nga ARD. Po ta bllokonte Gjermania këtë pjesë, e gjithë reforma e azilit do të vihej në rrezik.
Ministrat janë nën presion sepse pjesë të rëndësishme të reformës janë ngrirë papritur. Javën e kaluar, Parlamenti Evropian pezulloi negociatat për dy projektligje, sepse vendet anëtare të BE nuk kishin arritur deri tani një qëndrim të përbashkët.
Presioni mbi diskutimet është kaq i fortë, mbi të gjitha partitë, sepse BE dëshiron të miratojë reformën e azilit përpara zgjedhjeve evropiane në qershor 2024. Për këtë, afati i Komisionit parashikon përfundimin e negociatave për azilin deri në shkurt 2024. Nga një këndvështrim thjesht formal, një marrëveshje për rregulloren e krizës mund të arrihet edhe jashtë takimeve të ministrave të Brendshëm të BE në Bruksel./DW
Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në Neos Kosmo...
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka mohuar deklaratën e min...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka provokuar ashpër,...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
Azerbajxhani ka arrestuar një ish-udhëheqës të Nagorno-Kar...
Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqipt...
Senatori Demokrat, Bob Menendez përballet të mërkurën ...
Astronauti rekord i NASA-s Frank Rubio është rikthyer më n...
Në operacion u krye të martën në brigjet juglindore të Irl...
Një nënë mizore është dënuar për vdekjen e djalit të s...
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku...
Kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të ...
Pasi të vërtetohen të gjitha rrethanat dhe faktet e asaj q...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zbar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...