LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“L… si Luli shoqja jote”/ Publikohen bisedat telefonike të Babales me të afërmit nga azili në Kosovë

28 Shkurt 2020, 09:47, Aktualitet CNA
“L… si Luli shoqja jote”/ Publikohen bisedat telefonike

Pak ditë pas publikimit të materialeve denoncuese nga Partia Demokratike ku pretendohej se dëgjohej zëri i vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, shtetasi Albert Veliu i ndihmuar nga funksionarë të ?selisë blu? kaloi ilegalisht kufirin me shtetin e Kosovës me synim largimin drejt vendeve të tjera të Europës, ku synonte të kërkonte azil politik.

?Për familjen e tij jemi kujdesur ne si parti por edhe unë personalisht për shkak të funksionit që mbaj në parti?, kështu ka deklaruar ish ligjvënësi Ervin Salianji në prokurori duke pohuar se ai është kujdesur për largimin e shtetasit Albert Veliu, pasi për të cilin ishte dhënë një urdhër për ndalim të daljeve jashtë vendit, çka e detyroi që të shmnagte kalimin doganor.

Pas dyshimeve që shfaqi qëndrimi i tij në rajonin e Shtimes, autoritetet e Kosovës e arrestuan së bashku me te birin e tij Ledio, për kapërcim të paligjshëm të vijës kufitare.
?Nga kryerja në vazhdimësi e këtyre veprimeve rezulton se shtetasi Albert Veliu ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë ilegale dhe ndodhet në Kosovë. Ky shtetas ka dalë ilegalisht për në Kosovë pasi nuk ka kaluar nga pikat e kalimit kufitar sepse ka pasur njoftim zyrtar që të mos largohej nga Shqipëria?, ? njoftoi policia e Kosovës menjëherë pas ngjarjes.

Fill pas ndalimit dhe nisjes së procedurave, ?Babale? i zënë ngushtë nga rrethanat ka kërkuar azil politik po në këtë shtet, për të shmangur rikthimin në Shqipëri ku do të duhej të përballej me të gjithë ?furtunën? politike që kishte shkaktuar publikimi i Partisë Demokratike, ku ai ishte një nga pratogonistët kryesorë.

Në këto rrethana, ai ndër të tjera ka shkëmbyer një bisedë me bashkëshorten e tij më datë 27 maj 2018 ku i ka shpjeguar situatën dhe i ka kërkuar që të përfundojë bisedimet e nisura me ish deputetin Ervin Salianji. Në komunikim in e zbardhur nga Dita, ai shpesh herë e këshillon që të mos komunikojë elektronikisht më shumë se sa duhet.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe bashkëshortes (327), datë 27.05.18, ora: 22:53:33

Bashkëshortja: po

AV: ca ben ti mire jeni ju

Bashkëshortja: hic po rrime

AV: mire tani ktu ne Kosove ne kerkuam ktu azil se e kishin andej per ne jam ktu ne Kosove

Bashkëshortja: Edhe?

AV: kerkuam zail ktu se skemi ku veme vend tjeter

Bashkëshortja: po ne qysh do ja bejme tani?

AV: do bashkohemi? ? fol njecik me Salianjin ti vete sot e thuaj kshu kshu muhabeti i ndodhi burrit tim dhe djalit

Bashkëshortja: nuk kam une me ke te saqrohem tani

AV: te flasi djali me ata te dy te flasi Klevisi

Bashkëshortja: po pse nuk u cuan dot per me lart juve ata?

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe bashkëshorets më datë 20.05.2018, ora 19:55:56

+327: ata zoterinjte ishin ane shoqerore e juaja nga ana e atit tjetrit?

+692: po e atit shokut tim po shokut tim nga Vlora po vazhdo

+692: eshte i madhi i shtepise tone si e ka emrin babai ne rregull i dha porosine ai e sqaron vete

+692: tani mund te vonoj nje dite dy se eshte aedhje e paligjshme deri deri ne Shkoder

+692: e kupton ti pseudonimi tani

+692: po me kane derguar thuaj e di vete ti emrin E-ja me L-ne

+692: L-ja eshte ai i madhi krushku im E-ja eshte ai poshte

+692: ?si Luli shoqja jote

+692: mos fol shume ne telefon Luli me Ervinin kaq e di vete ai

+692: Luli me Ervinin kaq

Ndërkohë, një person tjetër kyç në ngjarje është edhe djali i Albert Veliut (Babales), Klevis Veliu, i cili ka kontaktuar herë pas herë të atin ku i ka shpjeguar takimet me zyrtarët e Partisë Demokratike lidhur me pagesën që duhet të bëhej mbi shërbimin e të atit por edhe përgatitjen e dokumenteve për strehim politik në Bruksel.

Nga ana tjetër, Veliu duket se kishte të pamundur rikthimin në Vlorë. I biri njofton të atin përmes bisedave telefonike se ishte krijuar një klimë urrejtje për të dhe familjen.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe djalit të tij (327) më datë 20.05.2018, ora 17:36:35:

Djali: erdhen ata dy personat ata ishin ne menyre shoqerore nuk ishin ne menyre nuk ishin ata qe te moren persiper ty qe na sollen ktu e para e punes

Djali: tani si e late me kta qe ne thjesht do vini e do na mernin qe ktu e do na conin ne nje shtepi

Djali: po kush do vi ten a mari tek ajo shpia qe e kane mare kta te tjeret do vine ten a marin vete te azilit ne apo do vemi ne duhet te dorzohemi

Djali: se i pyetem per kte pune ne pëer azilin nuk dime gje tha

Babale: Ne rregull mbylle

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe djalit të tij (327) më datë 20.05.2018, ora 17:55:03

+692: ne oren 7 e kam lene me ate te madhin te pi nje kafe me ate mos flas shume ne rregull?

+692: Po me ka sjelle filan e kupton apo jo se ke dhe videon e te gjitha dhe plasja te gjitha

Në të gjitha komunikimet elektronike të realizuar mes tyre në harkun kohor pas denoncimit të ngjarjes, faktohet qartazi bashkëpunimi i ngushtë i dyshes Alizoti-Veliu me përfaqësues të Partisë Demokratike për të inskenuar situatën post-denoncimit.

Nga një anë, është shtetasi Albert Veliu i cili pavarësisht se përpiqet të mbajë nën kontroll bashkëpunëtorin Alizoti sërish ushtron presion për të marrë shpërblimin dhe nga ana tjetër gjenden disa nga emrat kyç të ?selisë blu? që shpesh prezantohen si të deleguar të kësaj force politike për zgjidhjen e çështjes.

Lajmet e fundit nga