Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ai më 27 shtator u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë së bashku që autorët e sulmeve të dalin para drejtësisë.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë për sjellje konstruktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si proces kyç për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha Docherty, i cili u takua me zyrtarët serbë në Beograd, transmeton agjencia Beta.
Docherty qëndroi në Beograd si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Ai u takua me ministrin serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq, dhe ministren për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq, por edhe me ligjvënës serbë.
“Ngjarjet më 24 shtator paraqesin rreziqet reale për stabilitetin rajonal. Ato rrjedhin nga akumulimi i armëve dhe dështimi për të arritur përparim në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim që të gjitha komunitetet të ndihen të sigurta”, tha Docherty.
Ai i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë me autoritetet në Kosovë dhe partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që autorët e sulmit të dalin para drejtësisë. Ministri britanik po ashtu i bëri thirrje Serbisë që të përdorë ndikimin e saj në veri të Kosovës për të shtensionuar situatën dhe që të mos ketë më shumë dhunë.
“Mbretëria e Bashkuar inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në mirëbesim të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, u tha në deklaratë.
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.
Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.
Nga sulmet mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.
Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë./ REL
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
Azerbajxhani ka arrestuar një ish-udhëheqës të Nagorno-Kar...
Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqipt...
Senatori Demokrat, Bob Menendez përballet të mërkurën ...
Astronauti rekord i NASA-s Frank Rubio është rikthyer më n...
Në operacion u krye të martën në brigjet juglindore të Irl...
Një nënë mizore është dënuar për vdekjen e djalit të s...
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku...
Kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të ...
Pasi të vërtetohen të gjitha rrethanat dhe faktet e asaj q...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zbar...
Autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se kanë arrestuar ...
Të dhënat e fundit nga Mabrian kanë treguar se vendi më i ...
Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është h...
"New York Post" ka publikuar një video në rrjete sociale k...
Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka liruar katër...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh të mërkurën ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...