
Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është hapur në mesditën e së mërkurës, ka raportuar ekipi i "Radios Evropa e Lirë" (REL) në terren.
Më 24 shtator, afër manastirit në Banjskës ka ndodhur një përleshje e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.
Për pasojë janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues. Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist.
Në mesditën e së mërkurës, ekipi i "REL"-it ka vërejtur se fshati është i zbrazët dhe njerëzit kryesisht janë të mbyllur nëpër shtëpi.
Rrugës për në fshat shihen vetëm pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Ekipi i "Radios Evropa e Lirë" ka arritur të flasë me disa banorë.
Ata kanë shprehur frikë dhe kanë thënë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.
"Jemi të tmerruar, kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur", ka thënë një banore e nacionalitetit serb në Banjskë.
Sipas saj, situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës.
“Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi”, ka thënë ajo për "REL"-in.
Në atë zonë, përveç ekipit të "REL"-it janë parë edhe shumë ekipe tjera të gazetarëve.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - Millan Radojçiç, i ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre.
Ato madje e kanë publikuar një pamje me dronë, dhe aty pretendohet se shihet Radojçiç i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar dhe të veshur me uniforma.
Në Serbi, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka thënë se shihet qartë që video-incizimi nuk është i ditës së sulmeve në veri të Kosovës.
“Nuk e kam atë informacion nëse ai [Radojçiç] është në video-material apo jo, nuk e di”, ka thënë ai për Radiotelevizionin e Serbisë.
Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e fajtorëve me drejtësinë./ REL
"New York Post" ka publikuar një video në rrjete sociale k...
Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka liruar katër...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh të mërkurën ...
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për dhënien...
Publicisti Veton Surroi u shpreh gjatë intervistës “Now me...
Në forumin e Ministrave të Ekonomisë, "Tregu i përbashkët ...
Ilmi Azemi, nipi i policit të vrarë, Afrim Bunjakut...
Përderisa Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin pë...
Gjithçka e shkrumbuar. Mediat e huaja kanë publikuar p...
OKB ka reaguar për tragjedinë në Irak ku mbi 100 viktima k...
Dasma është kthyer në tragjedi në Irak. Mbi 100 person...
Zëdhënësi i DASH, Mathew Miller, ka komentuar ngjarjet...
Politikani Fatmir Limaj ka zbuluar “prapaskenat” e sit...
Pavarësisht vështirësive me të cilat mund të përballen, em...
Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish...
Analistët vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një n...
Një djalë 5 vjeçar ka ndërruar jetën pasi thithi një tullu...
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...