Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka kritikuar deklaratën e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç pas sukmit të ndodhur në Kosovë.
Ai tha se një deklaratë e tillë është e papranueshme.
“Njëkohësisht dua të vlerësoj si të papranueshme deklaratat e presidentit Vuçiç, i cili publikisht deklaroi edhe pas këtij sulmi se nuk do ta njohë kurrë, as në mënyrë formale dhe as në mënyrë informale Kosovën, si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo deklaratë e tij e bërë menjëherë pas këtij sulmi kriminal, është një provë e qartë e mungesës së plotë të vullnetit për një dialog të sinqertë mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili do t’i jepte zgjidhje shumë problemeve të mbetura pezull. Presidenti i Serbisë për fat të keq është vendosur në anën e minuesve të këtij dialogu në funksion të qëllimeve tij politiko-nacionaliste, që nuk i shërbejnë aspak paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë si dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë."
Madje Meta u shpreh se ngjarjet e dhunshme të ditëve të fundit, janë dëshmi e hidhur e qëndrimeve të vjetra të Beogradit.
“Ngjarjet e dhunshme të ditëve të fundit, janë dëshmi e hidhur e qëndrimeve të vjetra të Beogradit, të cilat pengojnë të ardhmen Evropiane të rajonit tonë, ndërkohë që firmosja e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit si dhe zbatimi i tyre me rigorozitet në terren, do të ishin përgjigjja më e mirë për të ardhmen europiane të Serbisë të Kosovës dhe të gjithë rajonit.”
Sipas tij është e qartë se veprimtaria në Kosovë ka si qëllim të vetëm destabilizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.
“Kosova ka përjetuar këto ditë tension të madh, për shkak të sulmeve të orkestruara dhe kriminale ndaj policisë dhe sigurisë publike të saj. Është tashmë shumë e qartë, që kjo veprimtari kriminale ka si qëllim të vetëm destablizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.
Ne të gjithë jemi të tronditur nga pamjet e arsenalit luftarak tepër të madh të agresorëve, të sekuestruar tashmë nga forcat e policisë së Kosovës, që janë provë e pakundërshtueshme e një veprimtarie kriminale të mirëmenduar dhe të mirëorganizuar për qëllime të larta politike.”
Për kreun e PL-së aktet e dhunshme ishin realisht sulme ndaj autoriteteve legjitime të Kosovës.
“Këto akte të dhunshme ishin realisht sulme ndaj autoriteteve legjitime të Kosovës dhe për të dobësuar sundimin e ligjit në Kosovë. Megjithë situatën shumë të komplikuar, duhet të përshëndes edhe një herë qëndrimin profesional dhe të vendosur të policisë dhe të qeverisë së Kosovës, që arritën të neutralizojnë këto sulme të dhunshme kriminale dhe të rivendosnin rendin publik në një kohë shumë të shpejtë.”
“Edhe një herë Partia e Lirisë, mbështet plotësisht Presidenten, Kryeministrin dhe të gjitha institucionet në Kosovë, në veprimtarinë e tyre për garantimin e rendit, sundimit të ligjit dhe ruajtjes së sovranitetit në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.”, tha Meta./ CNA
22-vjeçarja Dafina Kurti, e cila prej dy vitesh dhunohej n...
Avokati Kujtim Cakrani ka folur lidhur me dënimet e dh...
Një 47-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të...
Nje 53-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore të It...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një dek...
Një brigadier dhe një inxhinier janë vënë nën hetim pa...
Policia ka ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor në Rrë...
Një nga autorët e vjedhjes me armë në shtëpinë e yllit...
Një nga shqiptarët në kërkim për vjedhjen spektakolare...
Qatromi është një ndër fshatrat më të prekur nga bresh...
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Pas mbledhjes së Ministerialit të Ministrave të Ekonomisë,...
Analisti Andi Bushati shprehet se nuk ka shqiptar, që ...
Opinionet dhe deklaratat për ngjarjet e fundit në Kosovë k...
Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit, ...
Dy ditë më parë u regjistrua një vatër zjarri në vendin e ...
Pasditen e kësaj të hëne është mbajtur ceremonia mortore e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...