Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Arif Rexhmati, një nga emrat që së fundi është strukur te Lulzim Basha, ka reaguar për humbjen e kandidatit Emri Vata në Kukës.
Në reagimin e tij Rexhmati shprehet se në Kukës nuk ka fituar PS, por kanë humbur sërish ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Rexhmati ka shigjetuar Berishën duke thënë se bastionin e së djathtës e la në dorë të së majtës, duke iu referuar Ilir Metës.
Reagimi i Arif Rexhmatit:
Në Kukës nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë te dytë !
Kukësi, bastion i së djathtës, i persekucionit komunist dhe jo vetëm, u la ne dorë të së majtës prej pseudo "të djathtëve" dhe nuk u fitua nga e majta.
PD dhe strukturat e saj ne Kukës , në misionin fisnik të përbashkimit dhe jo të përçarjes së opozitës, ndonëse pranoi etiketime të pabaza, nuk nxori kandidat që të mos ndante votat e kandidatit të BF, ja la të gjithë komisionerët , të gjithë numëruesit , KZAZ, GNV, QV ... për një shans të dytë... fitoren ndaj rilindjes.
Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për "armiq" imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe "hileqarë" që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë , minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës.
Kukësit, pazarxhinjtë e "djathtë" tëTiranës, i vendosën "traun e dytë" të oligarkëve të Ramës.
Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni "BF" , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste, të korruptuar të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale.
Në Kukës , nuk kishte fushatë bindëse, nuk kishte alternativë qeverisëse, nuk kishte program të mirëfilltë për një qeverisje lokale, nuk kishte përballje me kundërshtarin politik me fakte për korrupsionin dhe keqqeverisjen e rilindjes , nuk pati takime të mjaftueshme në përcjelljen e mesazheve bindëse për votuesin.
Me Kukësin dhe kuksianët janë bërë mjaft eksperimente politike nga kafenetë dhe zyrat në Tiranë , apo te Foltores në Kukës nga disa manipulatorë te cilët e kanë parë Kukësin si "bahçe" votash dhe mbështetjeje për karrierë dhe pazare në kurriz te demokratëve...
Durova, durova sa nuk duron njeri as Perëndi... thoshte Kuteli
Ndaj boll më!
Demokratët duan përgjigje , pse u tallët me ta, ku është diferenca 5000 vota më shumë se rilindja, të fituara në v. 2021 në Kukës ? Çfarë prodhuan në favor të kandidatit ata që erdhën si "shpëtimtarë" , me pompozitet dhe takime deputetësh që nuk kanë asnjë lidhje me Kukësin? Disa prej tyre vinin për herë të parë në Kukës si turistë, e disa të tjerë janë të urryer nga demokratët per neperkembjen e besimit te marre nga votuesit kuksiane.
Parimet janë më të rëndësishme se "flamujt" e interesave tuaja të servirur si kauza ...
Përse këta "dashamirës" të kuksianëve që paskan ardhur për "t'i kthyer dinjitetin Kukësit", nuk dëgjuan zërin e demokratëve për një kandidat rezident përbashkues dhe fitues, por zgjodhën modelin e kandidatit të imponuar ...?
Boll heshtëm për hatër të kauzës; se po e dëmtojmë rënde atë. Duke heshtur dhe mos drejtuar gishtin tek fajtorët e humbjes, duhet të pranojmë se po dëmtojmë akoma më shumë PD-në dhe shpresën për të shpëtuar nga kthetrat e regjimit të Edi Ramës.
Për mua fajtorët janë në Tiranë, të djathtët në Kukës janë viktimë e pazareve për interesa personale të Berishës dhe Metës&co.
Koha për të bashkuar demokratët, antikomunistët, të djathtët e vërtetë larg atyre që idealet e demokracisë i shkelmojnë ashtu si shkelmuan dyert e shtëpisë sonë të përbashkët.
Koha për ta thënë qartë dhe prerë, boll më mbetjeve korruptive, komuniste dhe kriminale!
Kukësin e duan më shumë kuksianët!
Pas fitores me një rezultat të thellë në Kukës të kand...
Kandidati i PS-së, Albert Halilaj, ka shpallur fitoren në ...
CNA ka sjellë të dhënat e fundit nga procesi i numërim...
CNA po raporton "live" procesin e numërimit të votave ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se përul...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë një inspekt...
Ka përfunduar numërimi i 57 kutive në Kukës. CNA po ju sje...
CNA ka sjellë rezultatet "live" nga procesi i numërimit të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezultatet e deritani...
Ka përfunduar numërimi i 53 kutive të votimit në Kukës...
CNA po raporton "live" nga zgjedhjet në Kukës, ku mësohet ...
Ka përfunduar numërimi në 49 kuti votimi nga 74 në tot...
Ka përfunduar numërimi i 48 kutive në Kukës dhe CNA po sje...
CNA po raporton "live" procesin e numërimit të votave nga ...
Ka përfunduar numërimi i 45 kutive nga 74 kuti në tota...
CNA sjell rezultatet "live" nga zgjedhjet në Kukës, ku jan...
Ka përfunduar numërimi në 41 prej tyre, më shumë gjysmat e...
Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka marrë 6095 vota, nd...
Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka marrë 5991 vota, ndër...
Këtu mund të merrni informacionin e përditesuar në kohë real...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...