
Tërmeti në Siri: Mbërrijnë ndihmat e para humanitare
Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe në Siri ishte tragjik për d...
Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel këtë të enjte dhe të premte në një samit ku ndër të tjera do të bisedohet edhe për një prej temave më të vështira - çështjen e migrimit dhe azilit. Në këtë samit pritet edhe presidenti ukrainas Volodomyr Zelenski.
Këto ditë, një numër gjithnjë e më pak i qeverive evropiane janë të interesuara të hapin dyert për njerëzit që janë detyruar të ikin nga vendlindja, me përjashtim për rreth 8 milionë refugjatët ukrainas që kanë ikur në Evropë, nga të cilët rreth 4 milionë janë të regjistruar në vendet e BE-së.
Kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni, ka shtrënguar rregullat për anijet humanitare të drejtuara nga grupe që shpëtojnë emigrantët në det, duke u kërkuar atyre që të kthehen në port menjëherë pasi të marrin emigrantët dhe të mos vazhdojnë të kërkojnë varka të tjera të rrezikuara në ujë dhe të mos i sjellin ato në territorin italian.
Kancelari konservator austriak Karl Nehammer po kërkon para nga BE-ja për të forcuar kontrollet kufitare. Suedia, mbajtësja aktuale e presidencës së radhës të BE-së, është e prirur të shtojë deportimin dhe dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë qëndrimi në vendet e BE. Polonia dhe Hungaria janë kritike të kahershme dhe të hapura të politikës liberale të migracionit dhe azilit. Danimarka ka një synim për të pranuar "zero",refugjatë.
Shtohen aplikimet për mbrojtje
Vitin e kaluar pati një rritje drastike të numrit të kërkesave për azil në BE. Sipas Komisionit Evropian, ishin 924.000 kërkesa të reja, ndërsa një vit më parë kishte "vetëm" 630.000 kërkesa për azil.
Në kulmin e krizës së refugjatëve ka pasur 1.3 milionë aplikime për azil, në vitin 2015. Por edhe shifrat e tanishme janë tepër të larta. Holanda dhe Belgjika kanë probleme të mëdha me organizimin e pritjes së refugjatëve dhe azilkërkuesve, e shumë prej tyre po detyrohen të flejnë në rrugët e Brukselit muajt e fundit. Komisioni Evropian ka kërkuar reforma gjithëpërfshirëse në sistemin e migracionit. Por mbetet të shihet sa do të pranohen këto propozime nga vendet anëtare.
Përpara samitit, një grup prej tetë shtetesh anëtare kanë paralajmëruar se është "koha e fundit" për një qasje evropiane ndaj çështjes së migrimit. "Migrimi i parregullt është bërë sërish një nga çështjet më urgjente në BE”, shkruajnë Austria, Danimarka, Estonia, Greqia, Letonia, Lituania, Malta dhe Sllovakia në një letër, të cilën e ka parë edhe gazetari i DW.
Konkretisht, këto vende kërkojnë ndër tjerash edhe kontrollin më të rreptë të kufijve të jashtëm të BE-së (me mbështetje nga fondet e BE-së), shtimin e dëbimeve për ata të cilëve u është mohuar azili dhe kërkimi i më shumë marrëveshjeve si ajo e arritur me Turqinë në 2016 për të rikthyer azilkërkuesit e refuzuar, në këmbim të fondeve të BE-së për të pritur refugjatët.
Duke mos pritur ndonjë përparim të shpejtë në paketën më të madhe të reformave, Komisioni Evropian ka propozuar më shumë masa afatshkurtra: rritje të bashkëpunimit me vendet e treta dhe mbështetje të largimeve për ata që nuk kanë të drejtë azili. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha në një fjalim të fundit se shumica e aplikantëve nuk kanë të drejtë për mbrojtje dhe se vetëm 22% e atyre që u refuzuan janë kthyer në vendin e tyre të origjinës.
Liderët e BE-së duken të vendosur të mbështesin kthimin e azilkërkuesve të refuzuar dhe të dekurajojnë ata që nuk kanë të drejtë azili që të marrin këtë rrugë. Për këtë janë propozuar edhe disa masa konkrete, në shenjë lehtësimi të rrugëve legale, thuhet në draftin e propozuar për këtë samit.
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser është shprehur kundër përdorimit të kërcënimeve. Për grupin e fushatës kundër varfërisë Oxfam, asnjë nga propozimet e paraqitura muajt e fundit nuk është krejtësisht i ri ose ndonjë zgjidhje reale. Ekspertja e migracionit të Oxfam, Stephanie Pope, tha për DW se ato duken si taktika diversioni.
Përdorimi i ndihmës për zhvillim është një "keqkuptim themelor se për çfarë shërben ndihma për zhvillim," tha ajo. Rekomandimet që të përdoren me prioritet në tregtinë me këto vende apo dhe ndryshimi i politikës së vizave për ato vende që pranojnë të riatdhesojnë personat që nuk kanë të drejtë azili... janë në thelb shantazh," tha Papa.
Nuk ka para të BE-së për gardhe të reja kufitare
Një temë e përsëritur që ka të ngjarë të ngrihet nga disa liderë këtë javë është çështja e parave nga buxheti i BE-së për ngritjen e gardheve kundër ardhjes së refugjatëve dhe azilkërkuesve. Kjo kërkesë zakonisht është hedhur poshtë nga Komisioni Evropian pavarësisht kërkesave të disa shteteve anëtare. Nehammer i Austrisë së fundmi bëri thirrje për 2 miliardë euro (2.1 miliardë dollarë) në fondet e BE-së për ngritjen e gardhjeve dhe pengesave në kufirin turko-bullgar.
Në një intervistë me disa agjenci evropiane të lajmeve javën e kaluar, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson tha se ajo nuk e beson se gardhet mund të shërbejnë mirë për zgjidhjen e problemit.
Më shumë se 1.800 kilometra gardhe të reja kufitare u ngritën në kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm të BE-së që nga viti 2014, sipas një raporti të fundit të Parlamentit Evropian. Pavarësisht ndërtimeve të reja, Frontex – agjencia e kontrollit kufitar – tha se ka pasur 330.000 kalime të paligjshme vetëm vitin e kaluar, 64% më shumë se një vit më parë.
Catherine Woollard, drejtore e Këshillit Evropian për Refugjatët dhe Mërgimtarët, tha se ka probleme serioze me sistemet e azilit të BE-së, por paralajmëroi politikanët kundër përhapjes së panikut. "Ata që tentojnë të gjenerojnë histeri duket se po anashkalojnë historinë më të madhe të vitit të kaluar: që BE-ja ishte në gjendje të menaxhonte zhvendosjen e 8 milionë njerëzve nga Ukraina”, shkroi Woollard në internet javën e kaluar. "Pse duhet që për 300.000 njerëz që kalojnë kufijtë të krijohet panik, kur ardhjet e miliona të tjerëve nuk e shkaktuan panikun?"/DW
Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe në Siri ishte tragjik për d...
"Bëhet fjalë për armë që janë të nevojshme për paqen. Luft...
Komisioni i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian do...
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri vazhdojnë sot kërkime...
Papa Françesku ka bërë thirrje për ndihmë për viktimat e d...
Mbi 15 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetev...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në...
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut...
Të dielën, më 12 shkurt 2022, Berlini rivoton për parlamen...
Punonjëset dhe punonjësit e Qendrës së BE-së për Ndihmën C...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të përm...
Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë ameri...
Një ekip ndërkombëtar hetuesish tha të mërkurën se gjeti “...
Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar m...
Thellohet sërish numri i viktimave nga tërmetet katast...
Bashkimi Evropian ka njoftuar një konferencë donatorësh pë...
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të m...
Tetë figura të njohura të opozitës iraniane kanë njoftuar ...
Presidenti Joe Biden foli drejtpërdrejt me popullin am...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar në lidhje...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka r...
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshm...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...