Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në Bruksel, në vazhdën e vizitave në disa kryeqytete evropiane, gjatë të cilave ai po u kërkon udhëheqësve të BE-së më shumë armë në luftën kundër agresionit të Rusisë dhe një fillim të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Pasi vizitoi Londrën dhe Parisin të mërkurën, zoti Zelenskiy pritet të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të BE-së dhe t'i drejtohet Parlamentit Evropian në Bruksel.
Megjithëse nuk ka gjasa që të marrë premtime të menjëhershme për të përmbushur kërkesat e tij, vizita i jep zotit Zelenskiy një shans për të paraqitur argumentat e tij para të 27 udhëheqësve të vendeve të BE-së për herë të parë që kur filloi agresioni gati një vit më parë më 24 shkurt, 2022.
Pasi kanë marrë premtime për tanke luftarake perëndimore javët e fundit, zyrtarët ukrainas janë përqendruar tani në përpjekjet për të siguruar furnizim me raketa dhe avionë luftarakë me rreze më të gjatë veprimi.
Qeveritë perëndimore deri tani kanë hedhur poshtë kërkesat për avionë, duke argumentuar se ato nuk i duhen Ukrainës për momentin dhe se do të duheshin vite për të trajnuar pilotët ukrainas për t'i përdorur ato.
Megjithatë, zoti Zelenskiy siguroi të mërkurën një premtin nga Britania për të trajnuar pilotët ukrainas për të përdorur avionë luftarakë të standardeve të NATO-s. Londra tha se nuk kishte vendosur ende nëse do të dërgonte avionë të tillë, por kryeministri Rishi Sunak tha se "asgjë nuk përjashtohet".
Ambasada e Rusisë në Britani paralajmëroi Londrën kundër dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, duke thënë se një veprim i tillë do të kishte pasoja për të gjithë botën, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Lidhur me çështjen e anëtarësimit në BE, zyrtarët ukrainas po bëjnë presion për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit brenda disa muajsh.
"Ne jemi absolutisht të sigurt se vendimi për fillimin e negociatave të anëtarësimit mund të merret këtë vit," tha një zyrtar ukrainas.
Por ndërsa disa vende anëtare të BE janë të prirura t'i japin Ukrainës nxitjen morale që do të sillnin bisedimet e anëtarësimit, të tjerët janë shumë më të kujdesshëm. Ata kanë theksuar se vendet aspirante duhet të plotësojnë një sërë kriteresh - siç është goditja e korrupsionit - përpara se të fillojnë negociatat.
"Ukrainës nuk mund t'i jepet një lloj statusi special mbi dhe para le të themi vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë në procesin e anëtarësimit dhe që po kalojnë përmes të gjitha fazave”, tha një diplomat i BE-së. "Ballkanit Perëndimor nuk mund t'i thuhet që për të hyrë në BE duhet të jeni në luftë."/VOA
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut...
Të dielën, më 12 shkurt 2022, Berlini rivoton për parlamen...
Punonjëset dhe punonjësit e Qendrës së BE-së për Ndihmën C...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të përm...
Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë ameri...
Një ekip ndërkombëtar hetuesish tha të mërkurën se gjeti “...
Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar m...
Thellohet sërish numri i viktimave nga tërmetet katast...
Bashkimi Evropian ka njoftuar një konferencë donatorësh pë...
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të m...
Tetë figura të njohura të opozitës iraniane kanë njoftuar ...
Presidenti Joe Biden foli drejtpërdrejt me popullin am...
Një vajzë 7-vjeçare nga Kili, është pacientja më e re në b...
Evropa do të forcojë sanksionet kundër Moskës ndërsa afron...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Tur...
Momente tronditëse po ndodhin në Turqi ku skuadrat e kërki...
Të martën marina amerikanë nisi të nxjerrin nga thellësitë...
Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë s...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan vizitoi për herë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...