
Të martën marina amerikanë nisi të nxjerrin nga thellësitë e oqeanit Atlantik, pjesë të balonës spiune kineze. Ata po përdorin dronë të sofistikuar për të zbuluar dhe gjetur mbetjet e saj.
Pasi arritën të nxjerrin strukturën rrethuese të balonës që pluskonte në sipërfaqen e oqeanit, marina amerikane po zhvillon kërkime në thellësi për mbledhjen e mbetjeve të balonës gjigante të asgjesuar me një raketë lëshuar nga një avion luftarak të shtunën në brigjet e Karolinës së Jugut, thanë zyrtarët.
Ekipe të marinës amerikane dhe rojes bregdetare po përdorin dronë nënujorë për të gjetur dhe përcaktuar zonën ku janë fundosur mbetjet e balonës.
Mbetjet e mbledhura po dërgohen në disa qendra dhe prej aty do të dërgohen në laboratorët e FBI-së në Virxhinia apo qendra të tjera, ku do të analizohen nga ekspertët, thanë zyrtarët në kushte anonimiteti.
Shefi i Komandës Veriore të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Glen VanHerck, i cili drejton përpjekjet, dhe disa zyrtarë të administratës së Presidentit Biden do të informojnë ligjvënësit amerikanë të mërkurën dhe të enjten.
Ligjvënësit kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh, nëse balona ishte në gjendje të mblidhte të dhëna sekrete dhe t’i transmetonte ato në Kinë gjatë kohës që udhëtoi drejt lindjes nëpër Shtetet e Bashkuara, pasi kaloi kufirin nga Kanadaja në Idaho.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit nuk kanë dhënë detaje mbi aftësitë e balonës.
Zyrtarët amerikanë thanë të martën se ishin shumë të vetëdijshëm për vendet ku kaloi balona, përfshirë bazat e raketave bërthamore dhe isntalime të tjera ushtarake, dhe se kishin masa mbrojtëse kundër mbledhjes së të dhënave sekrete.
Edhe nëse balona ishte në gjendje të transmetonte të dhëna, thanë ata, ajo nuk po merrte ndonjë informacion të ri apo të rëndësishëm. Ata nuk dhanë detaje lidhur me të dhënat e mbledhura mbi aftësitë e balonës për mbledhjen e të dhënave dhe transmetimin e tyre.
Balona, rreth 60 metra e lartë, mbante poshtë saj një paketë të gjatë me sensorë, për të cilën Gjenerali VanHerck tha se ishte sa madhësia një avioni të vogël rajonal. Ekipet amerikane të kundërzbulimit shpresojnë të mësojnë shumë më tepër për sensorët dhe pajisjet e tjera të balonës, ndërsa i gjejnë dhe studiojnë ato./ VOA
Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë s...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan vizitoi për herë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz shpjegoi në Bundestag rolin ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënës...
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Gazetari Ardit Hoxha nga Stambolli raporton se bëhet fjalë...
Të mbijetuarit e tërmetit të fundit të fuqishëm në qytetin...
Radha e gjatë e njerëzve të lënduar ngjan me një lumë që d...
Debati mbi dërgesat e armëve në Ukrainë është tashmë cikli...
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mund...
Kina refuzoi një kërkesë për një telefonatë midis Sekretar...
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të martën në mbrëmje ...
Pas pandemisë, turistët u kthyen në numër shumë të mad...
Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti n...
Ende vazhdon të rritet numri i viktimave në tërmetin katas...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...