Zelensky në Londër kërkon avionë modernë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënës...

Kancelari gjerman Olaf Scholz shpjegoi në Bundestag rolin e Gjermanisë në Evropë. Scholz tha se bëhet fjalë për "udhëheqje përmes bashkëudhëheqjes”. Kjo është busulla e qeverisë gjermane, edhe në samitin e BE-së, tha politikani socialdemokrat në fund të fjalimit të tij të mërkurën, më 8.02.2022. Scholz shpjegoi në parlament qëndrimin e Gjermanisë në prag të samiti të jashtëzakonshëm të BE-së, të enjten dhe të premten në Bruksel. Seanca u hap me një minutë heshtje, ndër të tjera, edhe përviktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Një nga temat kryesore të samitit ështëUkraina. Afro një vit pas fillimit të agresionit rus ndaj vendit fqinj, BE-ja do t'i zgjerojë sanksionet kundër Rusisë, tha kancelari. BE-ja do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme kundër sulmeve ruse, shtoi ai. "Putini nuk do t'i arrijë qëllimet e tij - as në fushën e betejës dhe as përmes një paqeje të diktuar," tha politikani socialdemokrat para parlamentit gjerman.
Por Scholz, i cili në muajt e fundit kishte qenë vazhdimisht nën presion për furnizimin me tanke të Ukrainës, paralajmëroi që vendimet për armatimin e Ukrainës me pajisje luftarake të mos orientohen nga presion mediatik: "Ajo që e dëmton unitetin tonë është një garë në publik se kush ofron më shumë tanke, nëndetëse dhe avionë në fushë të betejës”, paralajmëroi kancelari. Ai tha se debate dhe spekulime të tilla i vijnë në mbrojtje vetëm presidentit rus dhe propagandës së tij.
Duke pasur parasysh pikërisht kërkesën që vjen nga Ukraina për të dërguar avionë luftarakë, Scholz bëri të ditur, se kjo do të ndodhë nëse ne biem dakord me aleatët tanë, sikurse ndodhi në rastin e dërgimit të tankeve. "Vendimet përgatiten në mënyrë konfidenciale dhe vetëm më pas komunikohen, gjë që shërben për të mbajtur të bashkuar aleancën”, tha kryetari i qeverisë gjermane. Në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti ukrainasl, Volodimir Selenski, i cili aktualisht ndodhet në Londër.

Samiti i ardhshëm i BE-së zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, nën drejtimin e Suedisë, si kryetare e radhës. Në fokus të tij ishte parashikuar ndihma për Ukrainën, por edhe arritja e një kompromisi në politikën e migracionit.
Scholz u shpreh optimist për arritjen e një kompromisi, pas një stanjacioni të gjatë në politikat e azilit. Ai tha se "ne kemi nevojë për qartësi”. Duhet të dimë se kush vjen në Evropë dhe përse. Scholz u shpreh për forcimin e Frnotex-it, por kërkoi gjithashtu që edhe vende të tjera të BE-së të shprehin më shumë gatishmëri për të marrë refugjatë.
Kreu i qeverisë gjermane foli për praktikën gjermane, për të arritur marrëveshje me vendet e sigurta të origjinës, që këta të pranojnë azilkërkuesit e refuzuar dhe njëkohësisht t'u jepet mundësia emigrantëve ekonomikë të vijnë të punojnë në vendet e BE-së. Një marrëveshje të tillë nga më modernet, e quajti Scholz, Gjermania sapo e ka përmbyllur me Indinë. Nga ana tjetër kancelari lëvdoi projektligjin e ri të migracionit, i cili po përgatitet aktualisht nga qeveria e tij, dhe që synon të mbulojë nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore të kualifikuar .
Gjermania aktualisht është duke u përballur me një fluks të madh refugjatësh nga Ukraina, gjë që e ka rritur presionin ndaj komunave. Kreu i qeverisë federale u premtoi shteteve dhe komunave mbështetje të vazhdueshme për pranimin e refugjatëve. Ai tha se e mirëpret faktin që Ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser (SPD) ka njoftuar një tjetër takim të nivelit të lartë me shtetet federale dhe bashkitë për këtë temë. Ashtu si në vitin e kaluar, qeveria federale "po jep miliarda për të ndihmuar landet dhe bashkitë këtë vit për të siguruar mirëqenien e atyre që mbërrijnë".
Në fillim të seancës parlamentare në mesditë ligjvënësit gjermanë përkujtuan viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Kryetarja e Bundestagut Baerbel Bas falënderoi organizatat humanitare dhe ndihmëse që janë nisur për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja dhe tha se tani duhet të kenë akses në rajonet e prekura në Siri. "Tërmeti prek shumë njerëz që tashmë janë në nevojë të madhe. Sidomos në Siri. Situata e tyre tani po përkeqësohet”, tha politikanja e SPD-së të mërkurën në Bundestag. "Është edhe më e rëndësishme që organizatat e ndihmës të kenë akses shpejt në zonën e katastrofës." Në të njëjtën kohë, ajo siguroi: "Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë atë me të gjitha mundësitë e saj”.
Kancelari Olaf Scholz tha se Gjermania po dërgonte ndihma në Turqi dhe se është në kontakt të ngushtë me Kombet e Bashkuara për të furnizuar me ndihma humanitare edhe zonën e tërmetit në Siri.
"Sepse edhe atje nevoja është e madhe." Politikani i SPD-së theksoi: "Tani po tregohet edhe një herë se sa jetik është aksesi ndërkufitar, të cilin ne e kemi mbrojtur prej vitesh. "
Bas dhe Scholz falënderuan popullin gjerman për solidaritetin dhe ndihmën e tyre. "Në këtë mënyrë, ata tregojnë edhe se sa afër ndihemi me bashkëqytetarët tanë me rrënjë turke ose siriane, të cilët mund të jenë të shqetësuar për anëtarët e familjeve ose miqtë në zonat e prekura në këtë kohë”, tha Scholz./DW
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënës...
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Gazetari Ardit Hoxha nga Stambolli raporton se bëhet fjalë...
Të mbijetuarit e tërmetit të fundit të fuqishëm në qytetin...
Radha e gjatë e njerëzve të lënduar ngjan me një lumë që d...
Debati mbi dërgesat e armëve në Ukrainë është tashmë cikli...
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mund...
Kina refuzoi një kërkesë për një telefonatë midis Sekretar...
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të martën në mbrëmje ...
Pas pandemisë, turistët u kthyen në numër shumë të mad...
Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti n...
Ende vazhdon të rritet numri i viktimave në tërmetin katas...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 7 shkur...
Në një postim në Twitter sot Ministri ukrainas i Mbrojtjes...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...