"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënësve britanikë të mërkurën se do të bënte gjithçka që mundej për ta bindur botën që t'i siguronte Ukrainës avionë modernë, për t'i ndihmuar forcat e tij të mposhtin Rusinë.
"Ne... do të bëjmë gjithçka të mundur dhe të pamundur për ta bërë botën të na sigurojë avionë modernë për të fuqizuar dhe mbrojtur pilotët që do të na mbrojnë", u tha Zelensky qindra ligjvënësve në sallën Westminster të Londrës.
Ai iu referua monarkut britanik, Mbretit Charles, i cili është pilot i trajnuar i avionëve luftarakë, dhe tha se të gjithë pilotët luftarakë në Ukrainë trajtohen si mbretër, “sepse ne kemi kaq pak të tillë, prandaj ata janë shumë të çmuar për ne”.
Britania njoftoi për dërgesat e menjëhershme ushtarake, që t’i ndihmojë Ukrainës në luftën kundër forcave ruse, dhe u zotua se do të trajnojë pilotët, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Londër me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.
Vizita në Londër është e dyta e Zelenskyt jashtë vendit që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit të tij më 24 shkurt. Në dhjetor, ai realizoi vizitën e parë jashtë vendit, përkatësisht vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të enjten, Zelensky pritet të udhëtojë për në Bruksel, ku do të mbahet një samit i Bashkimit Evropian.
Në nisje të takimit me Sunakun, Zelensky e falënderoi Britaninë për mbështetje të shtetit të tij “që nga dita e parë e pushtimit në shkallë të gjerë”.
“Faleminderit shumë, ne jemi krenarë, vërtet, dhe kemi raporte shumë të mira me Rishin”, tha Zelensky.
Takimi ndërmjet dy liderëve ishte i shkurtër.
Britania, që ka punuar me trupat ukrainase, tha se do të ofrojë trajnime shtesë në mënyrë që pilotët ukrainas të jenë në gjendje që në të ardhmen t'i pilotojnë “avionët luftarakë, të sofistikuar, me standarde të NATO-s”, duke shtuar se kjo ishte “pjesë e investimit afatgjatë në ushtrinë e tyre”.
Sunak tha se vizita e Zelenskyt në Britani është testament i “kurajës së Ukrainës, vendosmërisë dhe luftës, si dhe i miqësisë së pathyeshme ndërmjet dy shteteve tona”.
“Jam shumë i lumtur që sot ne do të zgjerojmë trajnimet nga ushtarët te marinsat dhe te pilotët e avionëve luftarakë, duke siguruar që ushtria ukrainase të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj mirë në të ardhmen”.
Zelensky pritet të takohet edhe me Mbretin Charles.
Gjatë kësaj vizite, Britania po ashtu do të njoftojë për sanksione të reja që shënjestrojnë individë dhe kompani “që po përfitojnë nga makineria e luftës së Kremlinit”.
Zelensky u ishte adresuar ligjvënësve britanikë në marsin e vitit të kaluar, përmes video-lidhjes nga Kievi./REL
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Gazetari Ardit Hoxha nga Stambolli raporton se bëhet fjalë...
Të mbijetuarit e tërmetit të fundit të fuqishëm në qytetin...
Radha e gjatë e njerëzve të lënduar ngjan me një lumë që d...
Debati mbi dërgesat e armëve në Ukrainë është tashmë cikli...
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mund...
Kina refuzoi një kërkesë për një telefonatë midis Sekretar...
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të martën në mbrëmje ...
Pas pandemisë, turistët u kthyen në numër shumë të mad...
Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti n...
Ende vazhdon të rritet numri i viktimave në tërmetin katas...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 7 shkur...
Në një postim në Twitter sot Ministri ukrainas i Mbrojtjes...
Bilanci nga tërmeti tragjik vijon të rritet sërish, ku sip...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...