Mbi 8.700 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...

Debati mbi dërgesat e armëve në Ukrainë është tashmë ciklik, tamam si një telenovelë apo si migrimet e shpendëve. Kievi po bën thirrje për një sistem të ri armësh, vendimtare për t’iu përgjigjur si duhet një ndryshimi të strategjisë së ushtrisë ruse.
Ndërkohë, vendet evropiane (me Gjermaninë dhe Italinë në krye) janë skeptike. Tensioni midis Ukrainës dhe Evropës po ndihet edhe në Uashington, duke i vënë jo pak në vështirësi qeveritë e Kontinentit të Vjetër.
Kryeqytetet e vendeve perëndimore bien dakord për dërgimin e tankeve të reja apo sistemeve kundërajrore dhe raketave me rreze të gjatë.
Por tani është radha e avionëve luftarakë. Kërkesa për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, erdhi nga zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes Andrei MelnIk pak minuta pas njoftimit mbi dërgimin e tankeve gjermane “Leopard 2”. Por çështja e avionëve duket se është bërë “fruti i ri i ndaluar” në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe mbështetësve të saj perëndimorë.
Në fakt, në të dyja anët e Atlantikut ka shumë konfuzion. Nën presionin e madh të opozitës, kancelari Olaf Sholc ka deklaruar se është kundër dërgimit të avionëve dhe sipas burimevetë cilave i referohet “Financial Times”, mbështetësit e Ukrainës në Pentagon janë ende të angazhuar për të bindur krerët e Departamentit të Mbrojtjes.

Thënë kjo, dialektika e ekzagjeruar që shoqëroi vendimin e mëparshëm mbi dërgimin e tankeve, duket se ka bindur shumë zyrtarë dhe analistë që ta trajtojnë më me maturi këtë çështje. Presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri holandez Mark Rute janë treguar të hapur ndaj diskutimit të kësaj mundësie.
Ndërsa kompania amerikane “Lockheed Martin”, ka thënë se është e gatshme ta furnizojë Ukrainën në rast nevoje (prodhuesit e “Leopard 2” kanë qenë shumë më të paqartë në lidhje me aftësinë e tyre për të prodhuar mjaftueshëm tanke, duke sugjeruar gjithsesi dëshirën për të përmbushur kërkesat politike të Berlinit).
Debati mbi avionët F-16 është më pak histerik se ai për tanket, kjo edhe për shkak të kompleksitetit objektiv teknik dhe doktrinar që mbart kjo çështje. Avioni luftarak F-16 ka shumë role.
Ai është prodhuar që në vitet 1970 dhe është përmirësuar shumë herë. Përkufizohet si “me shumë role”, edhe pse ka lindur si një avion i epërsisë ajrore - pra i projektuar për të rrëzuar aeroplanët e armikut - është i aftë të kryejë lloje të ndryshme misionesh, përfshirë sulmet kundër objektivave tokësorë.

Ai përdoret aktualisht nga 30 vende të botës, nga të cilat 8 janë shtete evropiane anëtare të NATO-s, duke lejuar kësisoj një mbështetje të gjerë dhe një shpërndarje të drejtë të kostove midis aleatëve, siç ishte rasti me tanket “Leopard 2”. Por trajnimi i ukrainasve për të drejtuar një avion F-16 është shumë më tepër i vështirë se ai për artilerinë ose tanket, dhe do të duheshin të paktën 6 muaj.
Krahasuar me sistemet tokësore relativisht të thjeshta, integrimi i forcave moderne luftarake ajrore kërkon një përpjekje të madhe përsa i përket organizimit. Pastaj është edhe problemi i kostove. Një avion F-16 kushton nga 12-64 milionë dollarë në varësi të modelit. Për më tepër, të gjitha variantet më të vjetra kanë një kohëzgjatje më të ulët për sa i përket orëve të fluturimit sesa homologët e tyre më të rinj.
Në planin afatmesëm dhe atë afatgjatë, Rusia duket të jetë favoritja në luftën ajrore. Mungesa e epërsisë ajrore nuk do të thotë se këtë vit nuk ka pasur luftime në ajër, përkundrazi. Su-35 dhe Mig-31 ruse kanë një rreze më të madhe se avionët ukrainas, të cilët janë në disavantazh të dukshëm në luftimin e drejtpërdrejtë.
Edhe pse me vështirësi, rusët kanë ende mundësi të zëvendësojnë avionët e rrëzuara dhe të riparojnë ata që janë dëmtuar. Ndërsa në mungesë të prodhimit vendas të avionëve dhe pjesëve rezervë, Kievi nuk mund t'i zëvendësojë ato. Mbi të gjitha, ukrainasit nuk kanë luksin të humbasin shumë pilotë.
Nëse Ukraina nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë avionët e saj, dhe të përmirësojë shanset e pilotëve të saj për të mbijetuar në luftime, Rusia do të ketë me siguri më shumë hapësirë veprimi për të zbutur efektet e dështimit të deritanishëm të luftës së saj.
Ndërsa nuk janë aktualisht në gjendje të imponojnë një dominim total të ajrit, rusët ka të ngjarë të përpiqen të fitojnë kontrollin e qiejve në një pjesë të vogël të sektorëve, duke i hapur rrugën ofensivave tokësore dhe gjuetisë së sistemeve ukrainase të artilerisë. Kjo është arsyeja pse debati mbi avionët F-16 ka nisur pikërisht tani.
Sepse në pranverë dhe verë, që të dyja palët do të përpiqen të nisin ofensivën e tyre. Në këtë moment, një nga prioritetet do të jetë garantimi i epërsisë ajrore vendase dhe hartimi i taktikave për të kapërcyer ngërçin e luftës pozicionale, të imponuar nga duelet e artilerisë të muajve të fundit.
Avionët ka të ngjarë të luajnë një rol qendror në këtë përpjekje përparimtare. Është e vështirë të thuhet nëse vendimmarrësit perëndimorë do të “heshtin” në lidhje me këtë çështje, siç bënë për çështjen e tankeve. Kundërshtimet e ngritura nga ata që kanë dyshime për furnizimin me avionë, qofshin F-16 apo Saab Gripens, janë që të gjitha legjitime. Në çdo rast, çështja e avionëve luftarakë do të vazhdojë të na shoqërojë nëse konflikti do të vazhdojë gjatë gjithë këtij viti.
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mund...
Kina refuzoi një kërkesë për një telefonatë midis Sekretar...
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të martën në mbrëmje ...
Pas pandemisë, turistët u kthyen në numër shumë të mad...
Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti n...
Ende vazhdon të rritet numri i viktimave në tërmetin katas...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 7 shkur...
Në një postim në Twitter sot Ministri ukrainas i Mbrojtjes...
Bilanci nga tërmeti tragjik vijon të rritet sërish, ku sip...
Në mesin e viktimave të shkaktuara nga tërmeti tragjik ësh...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve bënë fushatë me pre...
Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit publikoi të dhën...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të mar...
Pamje emocionues janë shfaqur në mendiat ndërkombëtare nga...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...