Incidente e fajësime reciproke mes qeverisë e opozitës në Serbi
Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmos...

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetër balonë kineze, që po përdoret për motive përgjimi, po fluturon mbi Amerikën Latine. Të enjten, një balonë e ngjashme u zbulua duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara, e cila sipas medias amerikane, duket se po lëviz drejt Karolinës së Veriut. Autoritetet po e mbajnë atë nën monitorimin e vazhdueshëm, ndërsa ka patur thirrje edhe për konsiderimin e mundësive për ta rrëzuar atë.
Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze po fluturonte mbi Amerikën Latine.“Vlerësojmë se është një tjetër balonë kineze, që po përdoret për përgjim”, tha në një deklaratë gjeneral brigade Patrick Ryder, sekretar i shtypit të Pentagonit.
Më herët të premten, ai u tha gazetarëve në Pentagon se balona e cila u pa tek fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara, po përdoret për qëllime përgjimi. Autoritetet amerikane e konsideruan këtë një ngjarje të rëndë në shkelje të hapur të hapësirës ajrore amerikane dhe ligjit ndërkombëtar. Por Pekini këmbëngul se balona është civile dhe ka për qëllim të mbledhjen e të dhënave meteorologjike.
Zoti Ryder nuk hyri në detaje, por tha se zyrtarët e mbrojtjes e dinë se kemi të bëjmë me një balonë spiune dhe se zyrtarët kinezë janë informuar rreth pakënaqësive të palës amerikane. Krahas tensioneve diplomatike, balona kineze që u pa tek fluturonte mbi shtetin e Montanës, ka alarmuar banorët e kësaj zone.
Balona që po fluturon në një lartësi prej 18 kilometrash mbi tokë, besohet se është futur në hapësiren ajrore amerikane përmes Alaskës. Pastaj ajo thuhet se ka lëvizur në drejtim të jugperëndimit të Kanadasë, para se të futej në Montana.
“Vlerësuam se aktualisht nuk përbën rrezik fizik për njerëzit në tokë. Tani për tani po vazhdojmë ta monitorojmë dhe shqyrtojmë opsionet”, tha gjeneral brigade Patrick Ryder.
Zyrtarët thonë se balona është e madhe sa pothuajse tre autobuzë. Sipas një zyrtari të lartë amerikan ajo është e pajisur me kamera shumë cilësore e panele diellore. “Ne e pamë atë. Po fluturon në një lartësi të madhe, ndoshta rreth 15 kilometra”, thotë një pilot.
Kina vazhdon të këmbëngulë se ajo është një balonë civile, për hulumtime shkencore, e cila ka humbur kontrollin. Por Pentagoni e hodhi poshtë një gjë të tillë.
"E dimë se është balonë kineze që ka aftësi për t’u manovruar. Ne e kemi thënë qartë se ky balon ka shkelur hapësirën ajrore dhe ligjin ndërkombëtar dhe se kjo është e papranueshme”, tha zoti Ryder. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyu vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Pekin.
“Arritëm në përfundimin se në këtë kohë nuk kishte kushte të përshtatshme për një vizitë konstruktive”, tha zoti Blinken. Ligjvënësi nga shteti i Montanës Ryan Zinke bëri thirrje për rrëzimin e balonës.
Por Pentagoni u shpreh kundër një opsioni të tillë, nisur nga rreziku që mund të paraqiste për njerëzit, apo dëmet e mundshme materiale që mund të shkaktonte. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden pajtohet me rekomandimin e Pentagonit./ Voa
Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmos...
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugal...
Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në encikloped...
Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër sh...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret ...
Një raketë e një lloji të ri, që do të dyfishonte rrezen e...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë ...
Balona u pa të mërkurën (01.02.2023) mbi shtetin Monta...
Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, ...
Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël ...
Presidentin turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia ësh...
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kos...
Në Shtetet e Bashkuara ligjvënësit amerikanë i kanë kërkua...
Duke hyrë në takimin BE-Ukrainë Sirenat e alarmit për sulme...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shtyrë...
Gjermania ka miratuar eksportin e tankeve të tipit “Le...
NATO i bëri thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e...
Një balonë që dyshohet se është kineze dhe që përdoret për...
Deri në 40 vende mund t'i bojkotojnë Lojërat Olimpike të v...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...