Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Një balonë që dyshohet se është kineze dhe që përdoret për përgjime po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh, thanë zyrtarët amerikanë të enjten. Nëse kjo konfirmohet ky do ishte një veprim i rëndë, që po ndodh disa ditë para një udhëtimi të planifikuar në Pekin të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Kina tha sot se po “verifikonte” raportet për balonën e dyshuar dhe bëri thirrje që kjo çështje të trajtohet “me qetësi dhe maturi”.
Objekti që duket se është një balonë përgjimi është vërejtur mbi qytetin Billings, në Montana. Ajo po fluturon në një lartësi mbi trafikun ajror komercial dhe nuk paraqet rrezik ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë.
“Po shikoja nga dritarja si zakonisht, kur vura re balonën. Në fillim mendova se ishte një yll, por kjo s’kishte mundësi pasi ishte mesi i ditës. Më pas e kuptova se ishte shumë i madh për të qenë yll”, tha zoti Doak.
Incidenti mund të nxjerrë në pah deri ku Pekini dhe Uashingtoni janë të gatshëm të shkojnë për të spiunuar njëri-tjetrin, ndërsa tensionet mes superfuqive botërore janë në rritje. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme për një vizitë për të cilin kishin rënë dakord në nëntor presidenti Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping.
Zbulimi i balonës së përgjimit mund të ndikojë mbi këto plane.
John Parachini, studiues ndërkombëtar i mbrojtjes në institutin RAND thotë se koha kur ky incident po ndodh “është për të ardhur keq”.
“Nuk është e qartë se balona mund të bëjë ndonjë përgjim më të madh, se sa satelitët kinezë. Presidenti Biden ka folur për mbajtjen e linjave të komunikimit të hapura me qeverinë kineze. Udhëtimi i Sekretarit Blinken në Kinë në ditët në vijim ishte pjesë e kësaj përpjekjeje. Kjo tani krijon një ndërlikim si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Kinën dhe është një provokim për të ardhur keq”, tha zoti Parachini.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy shprehu zemërimin e tij në rrjetin social Twitter.
“Mospërfillja e pacipë e Kinës për sovranitetin e SHBA-së është një veprim destabilizues që duhet trajtuar”, shkroi ai në Twitter.
“Presidenti Biden nuk mund të heshtë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se Pekini po “verifikonte” situatën dhe paralajmëroi kundër spekulimeve.
“Kina është një vend i përgjegjshëm, që ka respektuar gjithmonë ligjet ndërkombëtare dhe nuk ka ndërmend të shkelë territorin dhe hapësirën ajrore të ndonjë vendi sovran. Lidhur me këtë çështje, jemi në procesin e verifikimit të situatës dhe shpresojmë, që të dyja palët ta trajtojnë atë së bashku me qetësi dhe kujdes”, tha zonja Mao.
Balona përgjimi kanë fluturuar disa herë mbi Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit, por ky balon duket se ka qëndruar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha një nga zyrtarët amerikanë.
Zyrtarët thanë fillimisht se avionët luftarakë u mobilizuan për ta goditur atë. Por, Pentagoni këshilloi presidentin Biden të mos e bënte këtë nga frika se mbeturinat mund të përbënin një kërcënim sigurie./ VOA
Deri në 40 vende mund t'i bojkotojnë Lojërat Olimpike të v...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi, flet për tip...
Nën presionet në rritje të luftës në Ukrainë, kompleksi us...
Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kinez...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të takohen me Presiden...
Një raport i publikuar nga një organizatë izraelite tr...
Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet njoftuan të enjten plane...
Teorikisht çdo gjë mund të ishte zhvilluar ndryshe. Se...
Më 24 shkurt, do të shënohet përvjetori i parë i luftës në...
Britania po përballet me valën më të madhe të veprimit sin...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Shtetet e Bashkuara kanë vëndosur sanksione kundër zyrtarë...
Do të jetë delegacioni më i madh i BE-së, që do të viz...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 22 indivi...
Rusia po përqendron fuqinë e saj ushtarake në rajonin e Lu...
Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën shkallën e pagav...
FBI-ja nuk gjeti dokumenta të klasifikuara gjatë një kontr...
Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar p...
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...