Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...

Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë pasi e kanë rrahur afrikano-amerikanin Tyre Nichols, më 7 janar i cili tre ditë më pas vdiq nga plagët e marra. Edhe oficerët vetë janë afrikano-amerikanë. Videoja e publikuar tregon se edhe njerëz të tjerë nuk i erdhën në ndihmë viktimës. Një ditë para funeralit, Nichols u kujtua dhe nderua nga familjarët e tij të cilët falenderuan aktivistët që po luftojnë për reformim të policisë amerikane. Në funeralin e viktimës që mbahet sot në Memfis pritet të marrë pjesë edhe nënpresidentja amerikane, Kamala Harris.
Krahas pesë oficerëve që tani janë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, dy oficerë të tjerë policie në Memfis janë disiplinuar dhe tre punonjës të urgjencës janë shkarkuar në lidhje me vdekjen e Tyre Nichols. Oficeri Preston Hemphill, i cili është i bardhë dhe një oficer tjetër, emri i të cilit nuk u bë i ditur, janë pezulluar, tha policia.
Aktivisti i njohur amerikan të të drejtave civile, Al Sharpton mori pjesë së bashku me familjarët në nderimet për zotin Nichols në kishën historike “Mason Temple of God in Christ” në Memfis, ku Martin Luther Kingu mbajti fjalimin e tij të fundit, një natë para se të vritej.
“Lëvizjet kërkojnë kohë. Kjo është arsyeja pse ka një ndryshim midis atyre që janë të famshëm dhe aktivistëve të vërtetë. Ka disa njerëz që janë aktivistë në ‘Facebook’. Ju keni aktivistë të vërtetë Këtu në Memfis dhe ne nuk do të ndalemi derisa ta realizojmë lëvizjen me sukses, pavarësisht se sa kohë do marrë kjo”, tha ai.
Në funeral pritet të marrë pjesë edhe nëndëspresidentja Kamala Harris, e cila sipas Shtëpisë së Bardhë është ftuar nga nëna dhe njerku i zotit Nichols, RowVaughn Wells dhe Rodney Wells.
“Do të flas shkurt: Vazhdoni të luftoni për drejtësi për djalin tonë dhe familjen time. Mbroni gruan time sepse ajo është shumë e brishtë tani. Sonte do të flasim shkurt sepse kemi një luftë të gjatë përpara nesh”, tha njerku i Tyre Nichols dhe më pas thirri, “drejtësi për Tyre!”.
Të pranishmit bënë gjithashtu thirrje për “drejtësi për Tyre-in”.
“Vëllai im ishte personi më paqësor që keni takuar ndonjëherë në jetën tuaj”, tha Jamal Dupree, vëllai i viktimës.
Gjashtë nga oficerët e përfshirë ishin pjesë e të ashtuquajturës njësia “Scorpion”, e cila synonte kriminelët e dhunshëm në zonat me krim të lartë. Edhe banorë të tjerë të Memfisit, të cilët thonë se janë “brutalizuar” nga oficerët e kësaj njësie, ashtu si zoti Nichols, do të mbajnë fjalim në Tempullin Mason gjatë funeralit.
Shefi i policisë Cerelyn Davis tha pas publikimit të videos se njësia tani është shpërbërë.
Vdekja e zotit Nichols ishte e fundit në një varg rastesh të mëparshme ku policia është akuzuar për përdorimin e forcës. Më vonë u konfirmua se rastet e mëparshme të dhunës nga policia, në disa raste kanë rezultuar edhe vdekjeprurëse./ VOA
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Një kërcënim i fortë për Kosovën dhe Ukrainën ka ardhur ng...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mbërriti n...
Më në fund administrata e Xho Bajden ka hequr dorë nga hez...
Fluksi i emigrantëve ende mbetet një ndër problematikat më...
Pas jehonës së skandalit "Katargate", Komiteti i Çështjeve l...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më sh...
Një sulm i dyshuar izraelit me dron goditi një ndërtesë us...
Shtetet e Bashkuara akuzuan të martën Rusinë se ka shkelur...
Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse en...
Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit E...
Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi...
Punëtorët grevistë ndërprenë dërgesat e rafinerisë francez...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet dety...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi të m...
Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Ba...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ud...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...