Blinken takon udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë/ Përsërit përkrahjen për zgjidhjen me dy shtete
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ud...

Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian qëndroi, dukshëm i tronditur, përpara rreshtave të arkivolëve që mbanin kufomat e emigrantëve të mbytur në ishullin italian të Lampeduzës. Disa prej arkivoleve, të vogla dhe të bardha, mbanin trupa foshnjesh dhe fëmijësh.
“Ai imazh i qindra arkivolëve nuk do të më largohet kurrë nga mendja. Është diçka që unë mendoj se nuk mund të harrohet. Arkivolet e foshnjeve, arkivolet e nënës dhe fëmijës që lindi pikërisht në atë moment", tha Jose Manuel Barroso, atëherë president i Komisionit Evropian, në 2013.
Më shumë se 300 njerëz vdiqën më 3 tetor 2013 pasi një zjarr shpërtheu në një anije peshkimi që ishte nisur nga Libia në rrugën më vdekjeprurëse të migracionit në botë. Anija, e cila transportonte pothuajse 500 njerëz në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, u fundos vetëm qindra metra larg bregut.
"Lloji i tragjedisë që kemi dëshmuar këtu kaq afër bregdetit nuk duhet të ndodhë më kurrë”, tha zoti Barroso. BE-ja duhet të forcojë “sistemin e mbikëqyrjes për të gjurmuar anijet, në mënyrë që të mund të nisim një operacion shpëtimi dhe t'i kthejmë njerëzit në zona të sigurta përpara se të humbasin”, shtoi ai.
Buxheti i Bashkimit Evropian për ndihmat duhet të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme për të nxitur vendet që të ndalojnë largimin e njerëzve nga ato vende, thuhet në të. Shtetet që nuk pranojnë rikthimin e shtetasve të ryre do ta kenë të vështirë të pajisen me viza evropiane. Bangladeshi, Gambia, Iraku dhe Senegali tashmë janë nën vëzhgim.
Pas një takimi javën e kaluar të ministrave të brendshëm, presidenca suedeze e BE-së tha se, “kërkohen si stimuj pozitivë, ashtu edhe masa kufizuese. Ne duhet të përdorim të gjitha politikat përkatëse në këtë drejtim, si politikat për vizat, bashkëpunimi për zhvillim, tregtia dhe marrëdhëniet diplomatike.
Në tryezën e bisedimeve janë kthyer edhe ndërtimi i vijave ndarëse me tela me gjemba në kufi, megjithëse Komisioni Evropian ka refuzuar më parë të ndihmojë financiarisht vendet anëtare, duke argumentuar mospërputhjen me “vlerat evropiane”.
Disa vende të bllokut, kryesisht Hungaria, Austria dhe Sllovenia, kanë ngritur gardhe kufitare ndërsa mbi një milion migrantë hynë në Evropë gjatë vitit 2015, shumica prej të cilëve refugjatë lufte nga Siria dhe Iraku.
Një dokument që pasqyron qëndrimin e qeverisë holandeze, që qarkullon në Bruksel, thotë se, “të gjitha llojet e infrastrukturës (në kufi) duhet të jenë pjesë e një pakete më të gjerë masash për menaxhimin e kufirit, duke garantuar të drejtat themelore siç parashikohen në ligjin ndërkombëtar dhe atë të bllokut”.
Kufiri tokësor midis Bullgarisë dhe Turqisë, nga ku janë nisur shumë emigrantë, është një shqetësim i veçantë. E pyetur për këtë të enjten e kaluar, Komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson tha se nuk ka para të mjaftueshme për të ndihmuar vendet të ndërtojnë rrethime kufitare.
Komisioni dëshiron të përshpejtojë procesin e azilit në kufijtë e bllokut dhe ka emëruar një "Koordinator për Kthimet", për të përshpejtuar deportimin. Vitin e kaluar më shumë se 900,000 njerëz aplikuan për azil në BE, duke krijuar një numër të madh çështjes të mbetura pezull.
Në një letër drejtuar udhëheqësve, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, thotë se prova fillestare do të bëhet në muajt e ardhshëm përmes "një procedure të përshpejtuar kufitare", duke përfshirë "kthimin e menjëhershëm" të atyre që nuk lejohen të qëndrojnë.
Kjo lloj qajse e një “Kështjelle Evropiane” ka evoluar për shkak të dështimit të BE-së për të rënë dakord për t’i dhënë përgjigje pyetjes shqetësuese se, kush duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët dhe refugjatët që mbërrijnë në Evropë dhe a duhet të detyrohen vendet e tjera anëtare që të ndihmojnë?
Kjo pyetje është shtruar rrallë herë gjatë vitit të kaluar ndërsa miliona refugjatë ukrainas u mirëpëritën në Evropë, kryesisht nga vende si Hungaria dhe Polonia që kundërshtojnë rreptësisht migrimin nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
Pakti për Migracionin dhe Azilin, nga Komisioni Evropian, i publikuar në vitin 2020, supozohej se do të zgjidhte problemin, por është bërë pak përparim. Tani, zyrtarët e BE-së thonë se vendet anëtare mund të miratojnë planin e reformës përpara zgjedhjeve të vitit 2024./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ud...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare ...
Kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se ...
Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ...
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kriti...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von...
Presidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur hapur kundë...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se nuk e p...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi paralajmëroi ame...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën se nuk e...
Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...