Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon Taubadel, ka dorëzuar draftin e raportit të saj vjetor për Kosovën, për të cilin do të diskutohet fillimisht në Komisionin për Politikë të Jashtme, ndërsa më vonë gjatë vitit edhe në seancë plenare.
Ky tekst përmban pikat e përgjithshme, ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë.
Në këtë draft-raport, Parlamenti Europian “mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që reflekton orientimin proeuropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik”.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit të kaluar, kur Çekia kryesonte bllokun, ndërsa tash Presidenca suedeze është duke u konsultuar me vendet anëtare për hapat e mëtejmë. Në draft thuhet, po ashtu, se “mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
Parlamenti Europian ka insistuar për shumë vite që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt.
Në fund të vitit 2022, vendet anëtare të BE-së më në fund kanë arritur pajtueshmëri për të finalizuar procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024.
Thirrja për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së – që Parlamenti Europian e përsërit secilin vit në raportet për Kosovën - është përfshirë në tekst edhe kësaj radhe.
“Ftohen vendet anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet sovran, që ta bëjnë një gjë të tillë”.
Sa i përket situatës në Kosovë thuhet se vendi ka pasur një periudhë të stabilitetit politik pas zgjedhjeve të vitit 2021, dhe në draft u bëhet ftesë autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin më shumë veprime për t'u përballur me sfidat në rrugëtimin europian.
Edhe këtu përsëritet se “dinamika e procesit të integrimit do të varet nga progresi në sundimin e ligjit, të drejtave themelore, dhe normalizimin e raporteve me Serbinë”.
Parlamenti Europian përshëndet përshtatjen e Kosovës me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, sidomos dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ky institucion mbështet edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe planin e vendit për t'u përfshirë në programin e Partneritetit për paqe të NATO-s.
Në këtë tekst përshëndetet, po ashtu, përkushtimi për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por shprehet shqetësim për gjendjen e gjyqësorit në Kosovë që, sipas tekstit, “vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjes së panevojshme politike”.
Në raport shprehet keqardhje për ndikimin negativ që ka pasur atmosfera e polarizimit politik në punën e Kuvendit, dhe u bëhet ftesë deputetëve të opozitës që t'i japin fund praktikës së abstenimit.
Sa i përket lirisë së shprehjes në Kosovë, në tekst thuhet se në Kosovë “ka një mjedis të gjallë pluralist medial”, por ka shqetësim për fushata të sulmeve ndaj gazetarëve hulumtues. Në veçanti shqetësim shprehet për mungesën e lirisë së shprehjes në veri të Kosovës dhe dënohen ashpër sulmet ndaj gazetarëve në komunat veriore. Në tekst bëhet thirrje edhe për një angazhim të sinqertë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për një dialog, i cili do të forconte besimin e ndërsjellë.
Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përsëritet thirrja që të dyja shtetet të angazhohen në frymën e kompromisit për të arritur “një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve të bazuar në njohjen e ndërsjellë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Po ashtu bëhet thirrje edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri me tani në dialog, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe.
Tutje, në tekstin e draft-raportit për Kosovën dënohen edhe tensionet në veri të vendit. Por, mirëpritet pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale dhe përshëndeten edhe marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.
Nga BE kërkohet që të dinamizohet procesi i zgjerimit, duke e quajtur këtë si politikën më të suksesshme të BE-së për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Europë.
Deputetët e Parlamentit Europian do të kenë mundësi që të paraqesin amendamentet e tyre në këtë raport. Pas kësaj, do të votohet edhe për amandamentet edhe për raportin në tërësi./ Rel
Presidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur hapur kundë...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se nuk e p...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi paralajmëroi ame...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën se nuk e...
Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Në një dokumentar të ri të rrjetit BBC, ish-kryeministri b...
Forcat ruse thanë se kanë bërë përfitime të vogla terr...
Thirrjet për reformë policore janë shtuar në Shtetet e Bas...
Policia e Kosovës njoftoi se të dielën mbrëma ka sekue...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...