Rusia synon përparimin në lindje të Ukrainës/ Kievi forcon goditjen ndaj korrupsionit
Rusia po përqendron fuqinë e saj ushtarake në rajonin e Lu...

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 22 individëve dhe entiteteve nga disa shtete, që sipas Departamentit të Thesarit, janë pjesë e një rrjeti global, të krijuar për t’iu shmangur sanksioneve paraprake ndaj industrisë të mbrojtjes së Rusisë.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Thesarin amerikan vendosi sanksione të reja më 1 shkurt ndaj individëve dhe entiteteve, që sipas SHBA-së, mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë.
Vendimi i SHBA-së është pjesë e strategjisë kundër shmangies së sanksioneve në mbarë botën, për të zbuluar ndërmjetësit që i japin qasje në të ardhura Rusisë, të cilat më pas ajo i përdor në luftën kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur të tjerët që të shmangë sanksionet amerikane janë dëshmi se sanksionet ia kanë bërë më të vështirë industrisë ushtarake të Rusisë që të rifurnizojë makinerinë e luftës së [presidentit rus, Vladimir] Putin”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.
Rrjeti udhëhiqet nga Rusia dhe nga tregtari i armëve, me bazë në Qipro, Igor Zimenkov. Ai në këtë rrjet punon me djalin e tij, Jonatan Zimenkov, me qëllim që të mundësojë shitjen e armëve në shtetet e treta, tha SHBA-ja.
Ky rrjet është i përfshirë në projekte të lidhura me aftësitë e mbrojtjes ruse, përfshirë edhe furnizimet me pajisje të teknologjisë së lartë, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha Thesari.
Disa anëtarë të këtij rrjeti po ashtu kanë mbështetur entitetet e sanksionuara ruse, Rosoboroneksport dhe korporatën shtetërore Rostec, që Thesari vlerëson se janë pjesë kyçe të industrisë ushtarake të Rusisë.
Igor Zimenkov ka raporte të ngushta me njerëzit e lidhur me Rosoboroneksport dhe po ashtu ka ofruar informacione për personelin e Rostec që gjendet jashtë vendit. Ndërkaq, sipas Thesarit, Jonatan Zimenkov është përfaqësues ligjor i kompanive në këtë rrjet, që janë të babait të tij.
SHBA-ja tha se ata me qëllim janë përfshirë në disa marrëveshje për shitjen e helikopterëve dhe të shërbimeve të sigurisë kibernetike në shtetet e Amerikës Jugore dhe gjithashtu kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me klientët potencialë të Rosoboroneksportit, me qëllim që të mundësojnë shitjen e materialeve ruse të mbrojtjes.
Thesari tha se në rrjetin e goditur me sanksione ka pasur disa kompani që kanë kryer pastrimin e parave. Këto kompani, që janë subjekt i sanksioneve, kanë selinë në Singapor, Qipro, Bullgari, Uzbekistan dhe Izrael. Po ashtu, disa persona të lidhur me këto kompani janë sanksionuar./ VOA
Rusia po përqendron fuqinë e saj ushtarake në rajonin e Lu...
Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën shkallën e pagav...
FBI-ja nuk gjeti dokumenta të klasifikuara gjatë një kontr...
Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar p...
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Një kërcënim i fortë për Kosovën dhe Ukrainën ka ardhur ng...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mbërriti n...
Më në fund administrata e Xho Bajden ka hequr dorë nga hez...
Fluksi i emigrantëve ende mbetet një ndër problematikat më...
Pas jehonës së skandalit "Katargate", Komiteti i Çështjeve l...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më sh...
Një sulm i dyshuar izraelit me dron goditi një ndërtesë us...
Shtetet e Bashkuara akuzuan të martën Rusinë se ka shkelur...
Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse en...
Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit E...
Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi...
Punëtorët grevistë ndërprenë dërgesat e rafinerisë francez...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet dety...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...