“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...

Balona u pa të mërkurën (01.02.2023) mbi shtetin Montana në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në Uashington. Trajektorja e balonës po ndiqet me saktësi. Ajo që është domethënëse është se në Montana ndodhet Malmstrom Air Force Base, vend ku ndodhet bunkeri i një rakete bërthamore.
Ka "shumë siguri" se baloni është një balon spiun kinez, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit, i cili dëshironte të mbetej anonim. Ai tha se për incidentin ndodhen në kontakt me qeverinë në Pekin.
Balona "relativisht e madhe" ka hyrë para disa ditësh në hapësirën ajrore të SHBA-së dhe është duke fluturuar në lartësi të madhe mbi veriperëndimin e SHBA-së, tha zyrtari. “Qëllimi i balonës është spiunazhi dhe rruga e saj aktuale e çon atë mbi baza të ndjeshme”, u shpreh përfaqësuesi i Pentagonit. Këtu përfshihen edhe baza të forcave ajrore dhe vendndodhjet e raketave nëntokësore.
Kina flet për një mjet ajror civil
Nga ana tjetër Kina e mohon se bëhet fjalë për një balonë spiunazhi, Bëhet fjalë për një mjet ajror "civil" për qëllime kërkimore, kryesisht të natyrës meteorologjike, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin. Për shkak të kapacitetit të kufizuar për të mbajtur drejtimin si pasojë e erërave të forta perëndimore, ajo ka "devijuar shumë nga kursi i planifikuar". Zëdhënësi shtoi se "Kinës i vjen keq për hyrjen e papritur në hapësirën ajrore të SHBA si pasojë e një force madhore". Kina do të vazhdojë të komunikojë me SHBA-në dhe ta trajtojë siç duhet këtë "situatë të papritur".
Pas zbulimit të balonës presidenti amerikan Joe Biden thuhet të ketë urdhëruar shqyrtimin e mundësisë për goditjen e saj. Ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe zyrtarët e lartë ushtarakë vendosën në fund kundër këtij opsioni, sepse nëse do të goditej balona shumë njerëz do të rrezikoheshin nga pjesët, që do të binin në tokë.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, konfirmoi më vonë se balona është ende në lëvizje mbi territorin amerikan. Por po fluturon "mbi lartësinë e trafikut ajror" dhe "nuk paraqet rrezik ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë".
Incidenti me balonën, që supozohet si balonë spiunazhi, po tensionon më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes SHBA-së dhe Kinës. Për shkak të fluturimit të balonës Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyu një udhëtim për në Pekin të planifikuar për këtë fundjavë.
Balonat si ajo që është parë mbi SHBA veprojnë zakonisht në një lartësi prej 24,000 deri në 37,000 metra, shumë më lart se niveli i udhëtimeve ajrore komerciale.
Ndër avantazhet e balonave ndaj satelitëve bën pjesë mundësia për të skanuar territore të gjera nga distanca më të afërta dhe për të shpenzuar më shumë kohë mbi një territor të synuar. Në dallim nga satelitët, të cilëve u duhen mjete lëshimi, që kushtojnë qindra miliona dollarë, balonat mund të lëshohen me kosto të ulët.
Megjithatë sipas një studimi të vitit 2005 për Airpower Research Institute të Forcave Ajrore, balonat nuk mund të kontrollohen direkt, por mund të drejtohen përafërsisht në një zonë të synuar, vetëm përmes ndryshimit të lartësisë, duke përdorur rrymat e erës.
Sipas informacioneve të SHBA në vitet e fundit janë parë disa balona të tilla. Megjithatë objektet fluturuese zakonisht nuk kanë qëndruar shumë gjatë mbi territorin amerikan./DW
Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, ...
Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël ...
Presidentin turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia ësh...
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kos...
Në Shtetet e Bashkuara ligjvënësit amerikanë i kanë kërkua...
Duke hyrë në takimin BE-Ukrainë Sirenat e alarmit për sulme...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shtyrë...
Gjermania ka miratuar eksportin e tankeve të tipit “Le...
NATO i bëri thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e...
Një balonë që dyshohet se është kineze dhe që përdoret për...
Deri në 40 vende mund t'i bojkotojnë Lojërat Olimpike të v...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi, flet për tip...
Nën presionet në rritje të luftës në Ukrainë, kompleksi us...
Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kinez...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të takohen me Presiden...
Një raport i publikuar nga një organizatë izraelite tr...
Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet njoftuan të enjten plane...
Teorikisht çdo gjë mund të ishte zhvilluar ndryshe. Se...
Më 24 shkurt, do të shënohet përvjetori i parë i luftës në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...