Konjufca: Nuk ka asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të ...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur në një takim të premten që të propozojë Talat Xhaferin për kryeministër të qeverisë kalimtare për 100 ditët e fundit të ekzekutivit, para zgjedhjeve të pritshme në pranverë.
Zoti Xhaferi aktualisht është kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Ai pritet ta marrë detyrën e kryeministrit më 28 janar të vitit 2024. Ky vendim vjen si rezultat i marrëveshjes së njohur si “Marrëveshja e Përzhinës” për vendosjen e një qeverie teknike 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Zoti Xhaferi do ta zërë vendin e kreut të përkohshëm të qeverisë sipas marrëveshjes dypalëshe në vitin 2020 midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate (LSDM) që ky post t’i takojë partnerit shqiptar të koalicionit qeverisës.
VMRO-DPMNE-ja e opozitës javët e fundit është shprehur kundër qeverisë teknike, ndërsa BDI-ja dhe një pjesë e analistëve e kanë cilësuar këtë si një qëndrim, jo vetëm kundër BDI-së, por edhe antishqiptare të partisë nacionaliste maqedonase. BDI-ja, ndërkaq, e ka përdorur çështjen e “kryeministrit të parë shqiptar” (në Maqedoninë e Veriut) për nevojat dhe fushatat e tij politike pothuajse që nga fillimi i koalicionit të fundit me LSDM-në.
Sipas pritshmërive, postin e kryetarit të parlamentit në 100 ditët e mbetura të përbërjes së tanishme do ta marrë bashkërenduesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i presidencialeve mbahet më 24 prill.
Kryeministri dhe drejtues i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje partive pro-evropiane në vend që të bashkohen në një koalicion parazgjedhor, por pa saktësuar nëse ftesa vlen edhe për BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, partnerët e koalicionit aktual në qeveri.
Ndërkohë, tri partitë shqiptare të opozitës, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike kanë zyrtarizuar vendimin për koalicion të përbashkët në zgjedhjet e pranverës. Ato kanë paralajmëruar edhe daljen me një kandidat të përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut, ndonëse asnjëherë një kandidat shqiptar nuk ka arritur të kalojë në raundin e dytë, që nga pavarësia e këtij vendi para 32 vjetësh./ VOA
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të ...
Shtëpia e Bardhë dhe republikanët nuk kanë arritur të gjej...
Një juri e ekspertëve gjermanë e ka shpallur fjalën “K...
Surprizat pozitive aktualisht janë të rralla në politikën ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koç...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandi...
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ...
Një faturë e gabuar uji në shtëpinë e një të moshuare ...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha p...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka deklaru...
14-vjeçarja maqedonase, Vanja Gjorgjievska, 30-vjeçarj...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë natës ...
Demokracia është shpikur në Evropë. Aty zhvillohen zgj...
Të mërkurën, klubi brazilian i futbollit, Santos FC, n...
Në një përpjekje për të ndërprerë lidhjet e tensionuar...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka fol...
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, tha se hyrja e Rum...
Përplasja e ndihmës në Ukrainë është kaq kritike sepse...
Prokurorët federalë kanë ngritur akuza tatimore kundër...
Ish-kryeministri, Sali Berisha nxori dokumentin që vër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...