Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Demokracia është shpikur në Evropë. Aty zhvillohen zgjedhje të lira dhe të fshehta, pushteti shtetëror është i ndarë në sektorët përkatës dhe të drejtat themelore janë të garantuara. Një nga arsyet kjo pse çdo vit qindra mijëra vetë që largohen prej luftës, përndjekjes dhe kërkojnë një jetë më të mirë, vijnë në Evropë.
Ata ikin kryesisht nga vende që nuk kanë demokraci. Sepse vende si ato të Evropës ka gjithnjë e më pak. Bota ka më shumë vende autokrate sesa vende demokratike, thotë raporti për demokracinë i institutit V-Dem të Universitetit të Goteborgut.

Sipas këtij raporti, sot 72 për qind e njerëzve, pra 5,7 miliardë veta jetojnë në autokraci të zgjedhur ose të vendosur. Në autokracitë e vendosura persona të veçantë ushtrojnë pushtet të pakontrolluar, në autokracitë e zgjedhura zyrtarisht zhvillohen zgjedhje, por ato nuk janë të lira. Vetëm 13 për qind e popullsisë së botës jeton në një demokraci liberale, dhe pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Evropë.
Zhvillime shqetësuese
Dhe megjithëse demokracitë e Evropës vlerësohen si demokracitë më të qëndrueshme, ekspertët vërejnë edhe atje zhvillime shqetësuese. "Disa nga zhvillimet negative më dramatike, të cilat ne i quajmë autokraci vërehen edhe në Evropë. Më shumë në Poloni dhe Hungari. Edhe Greqia është një rast aktual dhe shqetësues, megjithëse atje hapat prapaktheu në kualitetin e demokracisë nuk janë edhe aq dramatike,” thotë Martin Lundstedt, studiues i shkencave politike dhe bashkautor i raportit për demokracinë, raporton VDem.

"Me Poloninë dhe Hungarinë ne shohim dy shtete anëtare të BE-së, që janë duke e shpërbërë aktivisht shtetin ligjor. Në këto vende puna nuk është vetëm te demokracia, por edhe te besueshmëria tek institucionet publike, administrata, por edhe përshtatja me ligjet e BE-së,” thotë Maria Skóra, sociologe dhe studiuese ekonomie në institutin për politikën evropiane në Berlin, e cila merret kryesisht me studimin e BE-së dhe çfarë e bën një shtet ligjor të fortë dhe rezistent. "Një demokraci e fortë bën që shteti ligjor të funksionojë mirë. Kur shteti ligjor shpërbëhet, shpërbëhen edhe pjesë të tjera të sistemit demokratik.”
Tendenca antidemokratike thuajse në të gjitha vendet e Evropës
Megjithëse zhvillimet në Poloni dhe Hungari janë më shqetësuese se zhvillimet në vende të tjera, Lundstedt dhe Skóra shohin tendenca antidemokratike pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Sepse parti populiste dhe parti të djathta populiste kanë pasur sukses në zgjedhje dhe janë shfaqur gjithnjë e më shumë mes rrymave politike.
"Zakonisht kemi të bëjmë me parti ekstreme të djathta, që ose shprehin mosbesim për demokracinë ose dalin hapur kundër saj. Ata sulmojnë për shembull shpesh aspekte të lirisë së shtypit dhe lirisë së mbledhjes së njerëzve bashkë, ose duan të mos ketë ndarje të pushtetit midis ekzekutivit, parlamentit dhe gjykatave”, thotë Lundstedt. Në nivel global kjo tendencë ka çuar në autokratizim më të madh.

Megjithatë ka disa vende në të cilat zhvillimet nuk kanë qenë të tilla. Në Evropë për shembull demokracitë në Maqedoninë e Veriut, në Moldavi dhe në Slloveni janë liberalizuar sërish.
Por të kënaqur me demokracinë në vendin e tyre, kanë qenë deri tani vetëm një pakicë njerëzish në Moldavi. Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, në fillim të vitit 2023, rreth 81 për qind e njerëzve në Moldavi nuk ishin shumë të kënaqur me demokracinë në vendin e tyre. Sa për krahasim, kjo shifër në Evropë është mesatarisht 42 për qind e evropianeve dhe evropianëve.
Polonia dhe Hungaria
Të papritura janë shifrat e sondazhit për Poloninë dhe Hungarinë. Sepse ndërkohë që këto vende janë duke u bërë gjithnjë e më autokrate, gati gjysma e njerëzve atje janë të kënaqur me demokracinë në vendin e tyre.
"Ne jetojmë në kohëra turbulente, në të cilat problemet janë komplekse dhe përgjigjet për to nuk mund të jenë të thjeshta. Por zgjidhja nuk mund të jetë shpërbërja e krejt sistemit politik, shpërbërja e demokracisë. Do ishte mirë që qytetaret dhe qytetarët ta kuptojnë këtë gjë dhe të kenë më shumë besim te politika. Dhe krijimi i këtij besimi është detyrë e politikës,” thotë Skóra.
Çfarë mund të bëjnë qytetaret dhe qytetarët për të forcuar demokracinë?
Ndërkohë janë analizuar mirë cilat janë motivet që bëjnë që njerëzit të mos e duan demokracinë ose t'ua japin votën partive antidemokratike.

"Faktorët e përmendur më shpesh janë pabarazitë ekonomike, njerëzit që kanë frikë për statusin e tyre, që ndihen të varur si ekonomikisht ashtu edhe nga pikëpamja kulturore. Zakonisht kjo gjë haset më shumë në zonat rurale dhe bën që të krijohet një hendek midis qytetit dhe fshatit. Po ashtu tensionet dhe përçarjet midis grupeve që flasin gjuhë të ndryshme, grupeve etnike dhe grupeve fetare mund të japin kontribut dhe të bëjnë që njerëzit të përkrahin qëndrimet antidemokratike,” thotë Lundstedt.
Angazhimi qytetar
Për Lundstedt këto motive tregojnë edhe recetën që duhet përdorur nga qytetarët për të forcuar demokracinë në vendin e tyre: "Angazhimi qytetar brenda shoqërisë është një gjë e rëndësishme, me anë të të cilit njeriu takohet me njerëz që vijnë nga profesione të ndryshme, histori të ndryshme, lagje të ndryshme të qytetit, të cilat i sjell me vete në shoqëri, në një kuptim të thellë. Kjo mund të sjellë anëtarësim në një parti, në një klub futbolli, sindikatë apo rreth letrar ose çdo gjë që mund t'i interesojë njeriut. Bërja bashkë me njerëz të tjerë dhe ndëraktiviteti është i rëndësishëm për kualitetin e demokracisë. Sepse kështu njeriu është në gjendje të kuptojë perspektivat e të tjerëve dhe kështu qytetarët, sipas mendimit tim, fillojnë ta besojnë më shumë dhe ta respektojnë më shumë sistemin demokratik.”
Duke pasur parasysh zhvillimet në vendet skandinave, Maria Skóra përmend edhe një pikë tjetër: "Ajo që qytetaret dhe qytetarët mund të bëjnë do ishte mbase që të bëhen vetë më rezistentë. Më rezistentë ndaj dezinformimeve, që të mos manipulohen nga 'fake news', dhe të mund të dallojnë lajmet e gënjeshtërta nga komunikimi legjitim.” Këtu natyrisht që duhet të vihet në punë politika, që të marrë masat e duhura për arsimin.
Të mërkurën, klubi brazilian i futbollit, Santos FC, n...
Në një përpjekje për të ndërprerë lidhjet e tensionuar...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka fol...
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, tha se hyrja e Rum...
Përplasja e ndihmës në Ukrainë është kaq kritike sepse...
Prokurorët federalë kanë ngritur akuza tatimore kundër...
Ish-kryeministri, Sali Berisha nxori dokumentin që vër...
Edhe këtë të enjte, Izraeli vijoi sulmet ndaj militant...
Gazetari Labinot Lepashtica ka treguar detaje nga dosja e ...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të enjten në mbrëmje nj...
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosl...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ka përf...
Një ekuipazh tanku izraelit vrau një gazetar të Reuter...
Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevksa, 14-vjeçare...
Bota ka hyrë në një epokë ndryshimesh dramatike dhe ve...
Parlamenti danez miratoi sot një projektligj që e bën të p...
Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Fede...
Një grup qytetarësh serbë të komunave Mitrovicë e Veriut, ...
Rebeka është mësuese dhe ka më shumë se tridhjetë vjet. Aj...
Gjendja në Gaza sa vjen e përkeqësohet për shkak të luftim...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...