Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Rebeka është mësuese dhe ka më shumë se tridhjetë vjet. Ajo jep anglisht dhe histori në një shkollë të mesme pranë Hamburgut. Gjithnjë e më shpesh jep vetëm anglisht, sepse nuk ka mësues të tjerë specialistë. Anglishtja ka përparësi ndaj historisë.
"Ne kemi vazhdimisht mungesë të stafit. Nuk ka më mësues zëvendësues të përkohshëm në tregun e punës," thotë Rebecca, emri i vërtetë është ndryshuar, sepse ajo dëshiron të mbetet anonim. "Menaxhmenti i shkollës nuk mund të gjejë staf për pozita të hapura, e kolegët shpesh janë në pushim mjekësor për javë ose muaj, për shkak të ngarkesave të mëdha”.

Rezultati: disa lëndë eliminohen përkohësisht. Disa shkolla tani më kanë vendosur një javë katërditore për nxënësit. Dhjetëra mijëra mësues mungojnë në të gjithë vendin. Por askush nuk e di saktësisht se sa janë. Në Gjermaninë federale, arsimi është përgjegjësi e 16 landeve. Mes tyre ka dhe disa dallime, duke përfshirë edhe angazhimin e mësuesve, që i bën të vështira edhe llogaritjet e kapaciteteve.
Një shembull: në një shkollë të mesme në Saksoninë e Ulët, 23,5 orë mësimore në javë korrespondojnë me një pozicion me orar të plotë pune, ndërsa në Schleswig-Holstein është 25 orë. Në shkollat ??fillore duhet të mësohen dukshëm më shumë orë mësimore sesa në shkollat ??e mesme apo shkollat e tjera, sepse përgatitja dhe vijimi i mësimeve janë më komplekse atje.
Konferenca e Ministrave të Arsimit dhe Çështjeve Kulturore, organi në të cilin ministrat e arsimit koordinojnë çështjet relevante kombëtare, aktualisht supozon se ka rreth 14.000 vende të paplotësuara të mësuese me orar të plotë. Nga viti 2025 e më pas, supozohet do të ketë nevojë shtesë për 21.000 mësues. Mendohet se këto kapacitete do të jenë të nevojshme deri në vitin 2035.
Ekonomistët, shkencëtarët, por edhe Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (GEW) e konsiderojnë këtë si tepër optimiste. "Hendeku midis kërkesës dhe ofertës së mësuesve do të rritet në 56.000 vende me orar të plotë deri në vitin 2035," tha për DW sindikalistja Anja Bensinger-Stolze.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, 830.600 nxënës të klasës së parë u regjistruan në shkollë në vitin 2023, që është numër rekord në 20 vjetët e fundit. Në dhjetë vitet e ardhshme, numri i fëmijëve dhe të rinjve që ndjekin shkollën pritet të rritet nga njëmbëdhjetë në dymbëdhjetë milionë.
Rritja është pjesërisht për shkak të natalitetit më të lartë, por mbi të gjitha për shkak të rritjes së emigracionit në Gjermani. Në fund të vitit 2022, në mbarë vendin kishte katër për qind më shumë fëmijë të moshës pesë deri në shtatë vjeç sesa një vit më parë. Numri i fëmijëve gjermanë në këtë grupmoshë është pothuasje i njëjtë me një vit më parë. Por numri i fëmijëve me shtetësi të huaj është rritur me më shumë se 20 për qind.

Situata po përkeqësohet sepse fëmijët e shkollave fillore do të kenë të drejtë ligjore për kujdes të plotë ditor nga viti 2026. GEW llogarit se numri i përgjithshëm i vendeve të paplotësuara në shkollat ??gjermane mund të rritet deri në gjysmë milioni deri në vitin 2035.
Landet janë përgjegjëse për trajnimin e mësuesve dhe financimin e vendeve të studimit në kolegjet dhe universitetet e tyre. Por kualifikimet njihen në shkallë vendi. Kjo hapi mundësi kursimi për politikanët, shpjegon Bensinger-Stolze. "Pothuajse të gjitha landet kanë trajnuar më pak mësues për vite nga sa parashikohej."
Për shkak të nevojave të mëdha, shkollat ??tani po punësojnë gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë përfunduar një diplomë për mësues, por vijnë nga profesione të tjera. Në të njëjtën kohë, numri i studentëve për mësues është në rënie për arsye demografike, si dhe për shkak se profesioni gjithnjë e më shumë duket më pak tërheqës.
Situata mund të përkeqësohet për shkak të mungesës së mësuesve. Kjo mund të çojë në zgjatjen e orarit të punës për mësuesit, në daljen më të vonshme në pension dhe eliminimin e punës me orar të shkurtuar.
Aktualisht, rreth 40 për qind e mësuesve punojnë me orar të reduktuar të punës. Edhe mësuesja Rebecca punon vetëm 23,5 orë mësimi në javë në vend të 25 orareve të zakonshme.
Në përgjithësi, kushtet e punës janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Klasat janë bërë më të mëdha, e mësimet më komplekse. "Ne kemi më shumë studentë me origjinë të huaj që kanë nevojë për më shumë mbështetje, sepse nuk mund të marrin aq shumë mbështetje nga shtëpia”. Konfliktet me të rinjtë kërkojnë më shumë energji. "Nuk më bën përshtypje kur nxënësit me prejardhje myslimane më thonë se nuk më lejohet t'u them asgjë”, thotë Rebeka. "Por kjo lloj sjellje vjen edhe nga prindërit! Nërsa kolegët e rinj që sapo kanë filluar karrierën e tyre si mësues shpesh janë të mbingarkuar."
Sipas sindikatës, numri i mësuesve që dyshojnë në zgjedhjen e karrierës si mësues është në rritje.

Sindikata ka paraqitur një plan prej 15 pikash për ta bërë sërish më tërheqës profesionin e mësuesit. Plani tingëllon si një kundërpropozim ndaj propozimeve të Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Çështjeve të Kulturës. Ka kërkesa për një reduktim të orarit të punës, për klasa më të vogla, për më shumë orë kompensuese, mbrojtje më të mirë shëndetësore dhe sisteme të ndihmës për mësuesit.
Kjo u referohet ekipeve në të cilat mësuesit punojnë së bashku, ndër të tjera, me edukatorë socialë, edukatorë dhe psikologë, por edhe me përkthyes dhe mësues të gjuhës amtare.
"Ne kemi kërkuar prej kohësh që njohja e kualifikimeve të mësuesve të fituara jashtë vendit të përmirësohet dhe të përshpejtohet," thotë Anja Bensinger-Stolze, e cila ka për synim refugjatët ukrainas që deri tani kanë pasur pak shanse në shkollat ??gjermane. "Nëse mësuesit kanë vetëm një lëndë për të dhënë mësim - kjo është normë jashtë vendit - ky nuk duhet të jetë ndonjë kriter përjashtimi."
Në përgjithësi, sindikata ofron pak shpresë se situata në shkolla mund të ndryshohet shpejt. Përgjegjësit për këtë çështje nuk janë kujdesur sa duhet për situatën dhe për rregullimin e gjendjes në shtigje afatgjata./ DW
Gjendja në Gaza sa vjen e përkeqësohet për shkak të luftim...
Hamasi nisi luftën me Izraelin në 7 tetor, duke vrarë 1200...
Dy muaj pas shkarkimit historik si udhëheqës i Dhomës ...
Ngjajra që tronditi Prishtinën në 29 nëntor vijon të mbëte...
Robert Jenrick ka dhënë dorëheqjen si ministër i imigr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen e organ...
Policia e Las Vegas i është përgjigjur një sulmi me armë n...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Avenue de la ...
Gazetari, Besian Beha foli lidhur me ngjajren e rëndë ku u...
Italia do të largohet prej Iniciativës kineze Brezi dh...
Katër ushtarë rusë janë akuzuar për krime lufte për rr...
Interpol ka lëshuar fletëarresti për ish nënkryetarin e Li...
Qeveria e Kosovës ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e nd...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurë...
Kur një grup arkeologësh amatorë u nisën për të gjetur...
Vendet e Bashkimit Evropian kanë bërë porosi për vetëm...
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka paralajmëruar s...
Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë në daljen e tij pas ...
Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka...
Shakira do vijë së shpejti me një reality show për jetën e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...