Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dalë të mërkurën para gjykatës, në nisje të procesit gjyqësor kundër tij, lidhur me refuzimin e tij që t’i njohë vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar, Christian Schmidt, i angazhuar për mbikëqyrje të marrëveshjeve për paqe.
Gjyqi kundër Dodikut përbën një moment të rëndësishëm në Bosnje, duke e testuar kapacitetin e zbehtë qeveritar për ta mbajtur përgjegjës një politikan, i cili dyshohet se po shkel marrëveshjet e paqes dhe sistemin gjyqësor të vendit.
Rasti i pashembullt në gjykatën në Sarajevë, vjen disa muaj pas rritjes së tensioneve, meqë Dodik ka nënshkruar një legjislacion kontrovers që refuzon vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar Christian Schmidt, dhe Gjykata Kushtetuese.
Schmidt është i akuzuar për mbikëqyrje të Marrëveshjes së Dejtonit, që i ka dhënë fund luftës së përgjakshme në Bosnje në vitet ’90.
Në korrik, Schmidt i ka rrëzuar të dyja ligjet e miratuara nga Dodik.
Kjo është hera e parë që një lider politik në Bosnje është duke u gjykuar pse ka dështuar t’i respektojë vendimit e marra nga Schmidt.
Në seancën e së mërkurës, Dodik ka kërkuar që gjyqi të bartet në Banja Llukë – kryeqytetin e entitetit serb të Bosnjes – Republikën Sërpska.
Gjyqi, më pas, është shtyrë, në pritje të një vendimi për vendndodhjen e seancës së ardhshme.
Duke dalë nga gjykata, Dodik e ka sulmuar Schmidtin dhe ambasadorin amerikan në Bosnje, Michael Murphy, për “sjellje koloniale”.
“Christian Schmidt dhe Murphy po tentojnë të na e bëjnë jetën të mjerë në Bosnje”, ka thënë Dodik.
Ai përballet me pesë vjet burgim dhe ndalesë në pjesëmarrje në politikë, nëse dënohet.
Vetë Dodik, i hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.
Dodik – aleat i Kremlinit – është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, dhe shpesh ka nxitur tensionet etnike, si dhe ka kërcënuar me shkëputje të Republikës Sërpska prej Bosnje-Hercegovinës./ REL
Shakira do vijë së shpejti me një reality show për jetën e...
Një 92-vjeçare në shtëpinë e të moshuarve në Greqi ka...
Pagat e mësuesve ndryshojnë shumë në të gjithë Evropën...
I ekspozuar në media, aktiv në politikë dhe biznesmen ...
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut,...
Vëllai i të ndjerës, Liridona Ademaj, ka reaguar sëris...
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ...
Destinacionet e njohura në të gjithë Evropën kanë njof...
Rënia e komunizmit në Rumani, dekada më parë, e ka heq...
Ushtria e Kinës tha të mërkurën se dërgoi avionë luftarakë...
Nëntori është muaji i gjashtë radhazi i këtij viti që vend...
Qëllimi i presidentit francez Emmanuel Macron është të...
Më 7 tetor Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz,...
Dy javë para zgjedhjeve, është e qartë se çështja e "rrugë...
Situata e tensionuar përpara samitit BE-Kinë më 7 dhje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, anuloi planet...
Gazetarja Evis Ahmeti thotë se Naim Murseli ishte dhëndri ...
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut...
Dashi Këto ditë duket se nuk mbarojnë kurrë, por mos ...
Besian Beha, gazetar Kosovar në një intervistë për “Op...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...