"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...

Qëllimi i presidentit francez Emmanuel Macron është të arrijë një armëpushim të ri midis organizatës terroriste Hamas dhe ushtrisë izraelite, i cili më pas duhet të çojë në një armëpushim afatgjatë. Kështu u shpreh Macroni në fundjavë gjatë një vizite të shkurtër në konferencën botërore të klimës COP28 në Dubai. Presidenti francez tha se gjatë bisedimeve në Katar donte të angazhohej që përpjekjet për arritjen e armëpushimit të intensifikohen.
Ai nuk bëri përshtypje të madhe me sugjerimet e tij. Hamasi vazhdon të lëshojë raketa në drejtim të Izraelit. Ushtria izraelite ka zgjeruar ofensivën drejt pozicioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës. Hamasi vazhdon ende të mbajë pengje. Sipas Kombeve të Bashkuara situata e popullsisë civile në Gaza është katastrofike.
Emmanuel Macroni vuri gjithashtu për herë të parë në dyshim publikisht qëllimet e luftës së Izraelit. "Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit dhe a beson dikush se kjo është e mundur? Edhe sikur të ishte e mundur, lufta do të zgjaste dhjetë vjet," tha presidenti i Francës në Dubai. Përgjigjja indirekte nga Jeruzalemi erdhi menjëherë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vazhdimi i ofensivës tokësore në Gaza ishte mënyra e vetme për të "mposhtur plotësisht" Hamasin. "Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha qëllimet tona të luftës”, theksoi Netanyahu në televizionin izraelit.

Presidenti Macron kërkoi në Dubai që udhëheqja izraelite "të jetë më e saktë në lidhje me qëllimet e saj dhe qëllimin përfundimtar për të cilin po përpiqet". Plane për një pushtim të plotë të Rripit të Gazës dhe administrimin nga Izraeli nuk ka. Dhe është e paqartë se kush do ta marrë këtë detyrë pas përfundimit të luftës.
Udhëheqja terroriste e Hamasit bëri të qartë se lufta do të vazhdojë derisa të arrihet një armëpushim. Deri atëherë nuk mund të diskutohet për lirimin e pengjeve.
Me komentet e tij presidenti francez largohet nga qëndrimi i përbashkët zyrtar i Bashkimit Evropian, për të cilin u ra dakord në samitin e fundit në fund të tetorit. Krerët e shteteve dhe të qeverive bënë thirrje për "armëpushime" të shkurtra për të liruar pengjet dhe për të siguruar furnizime për popullsinë. Për armëpushim nuk u fol, sepse ata nuk donin të bënin shumë presion mbi Izraelin.
Përveç Francës, edhe Spanja dhe Belgjika tregojnë më shumë mirëkuptim për shqetësimet e palestinezëve sesa Gjermania, e cila mbështet qartë veprimet e Izraelit. Në samitin e ardhshëm të BE-së do të diskutohet sërish javën e ardhshme qëndrimi i përbashkët i BE-së në konfliktin e Lindjes së Mesme .
Për momentin duket se Emmanuel Macroni synon të mbajë një distancë të barabartë si ndaj Izraelit dhe palestinezëve. Edhe presidenti francez Charles de Gaulle ishte përpjekur ta poziciononte Francën pas Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967 në mes. Asokohe Izraeli mundi Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë dhe fitoi kontrollin mbi Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor, Rripin e Gazës, Lartësitë e Golanit dhe Sinain.
Menjëherë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, presidenti francez u solidarizua pa asnjë pikë dyshimi me Izraelin. Në fund të fundit, edhe Franca ishte bërë disa herë viktimë e sulmeve islamike gjatë viteve të fundit. Megjithatë pasi filloi bombardimi masiv i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që shkaktoi vdekjen e gjithnjë e më shumë civilëve palestinezë, qëndrimi i Macron ndryshoi. Në një intervistë jashtëzakonisht të ashpër me BBC më 10 nëntor, presidenti francez e akuzoi Izraelin për bombardimin e civilëve. Për këtë nuk ka asnjë justifikim dhe legjitimitet, tha ai. Qeveria e Izraelit reagoi me indinjatë.

Emmanuel Macroni dëshiron të parandalojë përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme në shoqërinë në Francë. Ai e bëri të ditur këtë në një fjalim televiziv. Në Francë jeton një komunitet shumë i madh hebre si dhe një komunitet shumë më i madh mysliman. Atentati me sfond islamist i së shtunës ndaj kalimtarëve në Paris ishte sulmi i dytë që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit. Pra rreziku për të cilin flet Macroni është real.
Këtë fundjavë Macroni mori mbështetje nga SHBA me idenë e tij të fundit për një armëpushim dhe mbrojtjen e popullsisë civile. Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila mori gjithashtu pjesë në konferencën për klimën në Dubai, tha se ishin vrarë shumë palestinezë të pafajshëm. "Po të flasim hapur përmasat e vuajtjeve, fotografitë dhe videot që vijnë nga Gaza, të dëshpërojnë thellë”, tha Harris.
Edhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi gjatë një aktiviteti në Kaliforni, se Izraeli ka detyrim moral për të mbrojtur popullsinë e tij civile. Përvoja e tij në luftën kundër Shtetit Islamik në Irak i ka treguar se popullsia duhet të mbrohet edhe në luftërat që zhvillohen shtëpi më shtëpi. "Nëse i çon ata në krahët e armikut, mund të arrish një fitore taktike, por do të pësosh një disfatë strategjike”./ DW
Më 7 tetor Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz,...
Dy javë para zgjedhjeve, është e qartë se çështja e "rrugë...
Situata e tensionuar përpara samitit BE-Kinë më 7 dhje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, anuloi planet...
Gazetarja Evis Ahmeti thotë se Naim Murseli ishte dhëndri ...
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut...
Dashi Këto ditë duket se nuk mbarojnë kurrë, por mos ...
Besian Beha, gazetar Kosovar në një intervistë për “Op...
Ljupço Palevski-Palço, i cili dyshohet për rrëmbimin dhe e...
Forbes ka shpallur gruan më të fuqishme në botë Ursula von...
Autori i vrasjes së Liridona Ademajt ka darkuar në të ...
Analisti Ardian Demiri thotë se në Maqedoninë e Veriut...
Qeveria e Holandës i ka ndarë 2.5 miliardë euro për ta...
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ministrja...
Sonte po zhvillohet një protestë në sheshin Zahir Paja...
Ish Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes pë...
Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Bosnjë e Hercegovi...
Sekretari i Brendshëm James Cleverly ka nënshkruar një...
Europol, së bashku me autoritetet në spanjolle, kanë k...
Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar Koço Angjushevin, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...