
Edhe këtë të enjte, Izraeli vijoi sulmet ndaj militantëve të Hamasit në qytetet më të mëdha të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e 350 personave si dhe mijëra civilë palestinezë që kërkonin strehim për t’i shpëtuar luftimeve.
Shumë banorë të zhvendosur u grumbulluan në qytetin Rafah në kufirin jugor me Egjiptin, ku fletëpalosjet izraelite u kërkonin palestinezëve të zhvendoseshin, duke thënë se do të ishin të sigurt. Por ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi raportoi të paktën 37 viktima nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës.
Ushtria izraelite të enjten po ashtu akuzoi militantët se kishin gjuajtur me raketa nga disa zona pranë qendrave humanitare, në qytetin Rafah.
Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se nuk ka vende të sigurta në Gazë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi për një “katastrofë humanitare” të afërt në Gazë dhe u kërkoi si Izraelit e Hamasit një armëpushim të ri.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit paralajmëron se një kolaps i përgjithshëm i sistemit humanitar në Gazë mund të ketë “pasoja të pakthyeshme për palestinezët në tërësi dhe për paqen dhe sigurinë në rajon”.
“Në mes të bombardimeve të vazhdueshme nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, dhe pa strehim ose artikuj thelbësorë për të mbijetuar, besoj se rendi publik shumë shpejt do të shkatërrohet plotësisht për shkak të kushteve të dëshpëruara, duke e bërë të pamundur edhe ndihmën e kufizuar humanitare”, tha zoti Guterres.
Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen kritikoi qendrimin e shefit të OKB-së, duke thënë se thirrja e tij për armëpushim mbështeste Hamasin.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy u tha gazetarëve se Izraeli do që lufta të përfundojë, por vetëm “nëse realizohet qëllimin që Hamasi të mos mund të sulmojë më kurrë popullin tonë”.
Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor i Izraelit, i kanë bërë vazhdimisht thirrje Tel Avivit që të mbrojë civilët. Por SHBA-të kanë thënë se nga një armëpushim i përgjithshëm do të përfitonte Hamasi.
Një armëpushim njëjavor që përfundoi më 1 dhjetor çoi në lirimin e gati 100 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, megjithëse militantët besohet se mbajnë ende rreth 140 të tjerë. Sipas raportimeve nuk po zhvillohen negociata për një tjetër ndërprerje të luftimeve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat izraelite po i afrohen vendndodhjes së kreut të Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar dhe se “është vetëm çështje kohe derisa ta gjejmë atë”.
Kombet e Bashkuara thanë se dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur ditët e fundit në qytetin Rafah, i vetmi në Gazë ku është bërë një shpërndarje e kufizuar e ndihmave humanitare këtë javë për shkak të përshkallëzimit të dhunës më në veri.
Izraeli ka akuzuar Hamasin, të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë një grup terrorist, se ka depërtuar në spitale dhe zona të tjera civile dhe se ka inkurajuar civilët që të shpërfillin paralajmërimet izraelite për t’u evakuuar përpara sulmeve ajrore, duke i përdorur ata si mburoja njerëzore; një akuzë që Hamasi e ka mohuar.
Izraeli filloi fushatën ushtarake për të zhdukur Hamasin në Gazë pasi luftëtarët e këtij grupi ndërmorën sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar vdekjen e 1200 vetëve dhe duke marrë rreth 240 pengje.
Gjatë ofensivës së tij ushtarake, Izraeli ka vrarë të paktën 16,240 njerëz në Gazë, 70% e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi./ VOA
Gazetari Labinot Lepashtica ka treguar detaje nga dosja e ...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të enjten në mbrëmje nj...
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosl...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ka përf...
Një ekuipazh tanku izraelit vrau një gazetar të Reuter...
Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevksa, 14-vjeçare...
Bota ka hyrë në një epokë ndryshimesh dramatike dhe ve...
Parlamenti danez miratoi sot një projektligj që e bën të p...
Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Fede...
Një grup qytetarësh serbë të komunave Mitrovicë e Veriut, ...
Rebeka është mësuese dhe ka më shumë se tridhjetë vjet. Aj...
Gjendja në Gaza sa vjen e përkeqësohet për shkak të luftim...
Hamasi nisi luftën me Izraelin në 7 tetor, duke vrarë 1200...
Dy muaj pas shkarkimit historik si udhëheqës i Dhomës ...
Ngjajra që tronditi Prishtinën në 29 nëntor vijon të mbëte...
Robert Jenrick ka dhënë dorëheqjen si ministër i imigr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen e organ...
Policia e Las Vegas i është përgjigjur një sulmi me armë n...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Avenue de la ...
Gazetari, Besian Beha foli lidhur me ngjajren e rëndë ku u...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...