Problemet në shkollat gjermane: Shumë fëmijë, më pak mësues
Rebeka është mësuese dhe ka më shumë se tridhjetë vjet. Aj...

Një grup qytetarësh serbë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në Kosovë kanë thënë se ata kanë tentuar të bëjnë kërkesë për "shkarkimin e kryetarëve aktualë”, të këtyre komunave, por e kanë pasur të pamundur. Njëra nga inicueset e kërkesës, Sanja Kërtiniq, nga Mitrovica e Veriut, tha për mediet lokale në gjuhën serbe, se askush në komunë nuk ka dashur t'i pranojë dhe të bisedojë me ta. Sipas saj, atyre u është thënë të drejtohen në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
KQZ: Çështja dërgohet te kuvendet komunale
Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë konfirmuar se kanë pranuar disa shkresa me kërkesë për largim të kryetarëve shqiptarë të katër komunave që banohen me shumicë serbe. Kjo u mundëson atyre pas miratimit nga qeveria të një udhëzimi administrativ që përmes peticionit, të kërkojnë shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat e banuara me shumicë serbe. "KQZ i ka pranuar shkresat, mirëpo, hartuesit e tyre i ka deleguar te kryesuesit e kuvendeve komunale të komunave përkatëse, si autoritete kompetente për ta trajtuar këtë çështje, sepse, kështu parashihet me aktet nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se kjo "iniciativë” e qytetarëve nuk i është dorëzuar atij dhe nuk është në përputhje me udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës. "Kjo kërkesë nuk i është dorëzuar kryetarit dhe nuk i është dedikuar kryetarit të Kuvendit, por i dedikohet kryetarit të komunës, me arsyetimin se shërbimet ndaj qytetarëve nuk janë të mira", thotë Uglanin.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se për të ndërmarrë iniciativë për zëvendësimin e kryetarëve, është përcaktuar qartë në Udhëzimin Administrativ dhe se çdo qytetar apo grup i qytetarëve me të drejtë vote ka të drejtë ta bëjë atë. "Ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga kryesuesit e kuvendeve komunale të komunave respektive apo anëtarët e grupit iniciues, siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, shkroi Krasniqi në "Facebook".
Reagon Serbia: Kosova nuk ka interes për çtensionim
Shpjegimet e autoriteteve kosovare nuk po u duken bindëse zyrtarëve të qeverisë së Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se "autoritetet e Kosovës kanë treguar se nuk janë të interesuara për ndonjë shtensionim dhe normalizim të situatës në katër komunat në veri të Kosovës”. Ai tha, citojnë mediet serbe se "përfaqësuesit shqiptarë në komunat në veri, kanë refuzuar të pranojnë një iniciativë qytetare, të arsyetuar, për largimin e kryetarëve të rremë dhe jolegjitimë”.
Udhëzimi administrativ si rrugë për largimin e kryetarëve të komunave
Kryetarët shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe u zgjodhën në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti, pasi serbët lokal bojkotuan zgjedhjet. Kryetarët shqiptarë u vendosën në objektet komunale në veri, në fund të muajit maj nën përcjellje të policisë, dhe kjo nxiti protesta në shkallë të gjerë që u shkallëzuan edhe në përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të KFOR-it. Serbët nuk i pranojnë kryetarët shqiptarë dhe pas protestave të shumta dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë, qeveria e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ, që parasheh procedurën se si mund të largohet një kryetar nga komuna.
Udhëzimi administrativ i parasheh këta hapa: Kërkesa duhet të bëhet nga i ashtuquajturi grup nismëtar, i cili përbëhet nga tre apo më shumë persona me të drejtë vote në komunën përkatëse. Ky grup e njofton kryesuesin e kuvendit komunal për kërkesën në fjalë, dhe pajisjet me dokumentacionin e nevojshëm. Më pas, grupit i duhet të mbledhë një minimum prej 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, me kërkesë për largim të kryetarit. Lista me nënshkrime i duhet dërguar kryesuesit të kuvendit komunal, e cila më vonë dërgohet në Komisionin Qendror Zgjedhor. Nëse KQZ-ja si autoriteti kryesor i zgjedhjeve vlerëson se kushtet janë përmbushur, atëherë organizohen zgjedhje të reja për largimin e kryetarit. Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komune mund të mbahen, nëse kryetari aktual jep dorëheqje, nëse qytetarët kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe nëse kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye./DW
Rebeka është mësuese dhe ka më shumë se tridhjetë vjet. Aj...
Gjendja në Gaza sa vjen e përkeqësohet për shkak të luftim...
Hamasi nisi luftën me Izraelin në 7 tetor, duke vrarë 1200...
Dy muaj pas shkarkimit historik si udhëheqës i Dhomës ...
Ngjajra që tronditi Prishtinën në 29 nëntor vijon të mbëte...
Robert Jenrick ka dhënë dorëheqjen si ministër i imigr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen e organ...
Policia e Las Vegas i është përgjigjur një sulmi me armë n...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Avenue de la ...
Gazetari, Besian Beha foli lidhur me ngjajren e rëndë ku u...
Italia do të largohet prej Iniciativës kineze Brezi dh...
Katër ushtarë rusë janë akuzuar për krime lufte për rr...
Interpol ka lëshuar fletëarresti për ish nënkryetarin e Li...
Qeveria e Kosovës ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e nd...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurë...
Kur një grup arkeologësh amatorë u nisën për të gjetur...
Vendet e Bashkimit Evropian kanë bërë porosi për vetëm...
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka paralajmëruar s...
Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë në daljen e tij pas ...
Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...