“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Europa përfundoi një vit të vështirë me njëfarë lehtësimi të nivelit të inflacionit. Por ndërsa kostoja e jetesës mbetet ende jashtëzakonisht e lartë, ngadalësimi është një tregues se më e keqja mund të ketë kaluar për konsumatorët e lodhur.
Indeksi i çmimeve të konsumit për 19 vendet që përdorën monedhën euro u rrit 9.2% në dhjetor krahasuar me një vit më parë, ritmi më i ngadaltë që nga gushti, tha të premten agjencia e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat. Kroacia iu bashkua eurozonës më 1 janar.
Ishte rënia e dytë radhazi e inflacionit që nga qershori i vitit 2021. Në nëntor, norma u ul në 10.1% pasi arriti kulmin me një rekord prej 10.6% në tetor.
Familjet dhe bizneset në mbarë Europën janë rrënuar nga rritja e kostove të energjisë që kur Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë në shkurt, e cila tronditi tregjet e naftës dhe gazit natyror dhe ka qenë nxitësi kryesor i inflacionit.
Shifrat e fundit tregojnë se kriza energjetike mund të jetë duke u zbutur tani për tani. Rritja e çmimit të energjisë u ngadalësua në 25.7%, nga 34.9% në nëntor dhe 41.5% në tetor.
Çmimet e gazit natyror kanë rënë nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave këtë verë pasi Europa ka mbushur kryesisht depon e saj për dimër me furnizime nga vende të tjera, ndërsa moti më i ngrohtë se zakonisht ka lehtësuar frikën për mungesa të energjisë gjatë sezonit të dimrit.
Rritja e çmimeve të ushqimeve, faktori tjetër që ka nxitur inflacionin europian, mbeti pothuajse i pandryshuar. Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me një ritëm vjetor prej 13.8% në dhjetor, pak më i lartë se një muaj më parë.
Inflacioni gjithashtu është përkeqësuar nga pengesat në furnizimet e lëndëve të para në mes të rimëkëmbjes së kërkesës globale të konsumatorëve pas përfundimit të kufizimeve të pandemisë COVID-19.
Kostot në rritje për energjinë dhe ushqimin kanë kërcënuar një recesion dhe kanë ushqyer trazirat pasi pagat nuk arrijnë të përballojnë ritmin e rritjes së çmimeve. Në të gjithë Europën, personeli i metrove, punonjësit e spitaleve, shoferët e trenave, punonjësit e postës dhe kontrollorët e trafikut ajror kanë hyrë në grevë, duke kërcënuar trazira politike.
Një tregues se kostot e energjisë mbeten një shqetësim për udhëheqësit politikë, presidenti francez Emmanuel Macron të enjten u kërkoi furnizuesve të energjisë që të rinegociojnë ato që ai i quajti "kontrata abuzive" me bizneset e vogla për të siguruar rritje "të arsyeshme" të çmimeve.
Muajin e kaluar, Banka Qendrore Europiane ngriti normën e saj bazë me gjysmë pike, duke ngadalësuar ritmin e saj rekord të rritjes së normave të interesit. Kjo praktikë përputhet me veprimet e ndërmarra nga homologët në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë./VOA
Monedha e Eurozonës, ka shënuar një rritje të lehtë në kët...
62.8% e shqiptarëve e vlerësojnë si shumë të keqe situ...
Grafiku i çmimeve të kriptove tregoi humbje për shumic...
Pas festave të fundvitit duket se monedhat e huaja po rimë...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 107.7 lekë në blerje...
Binance rrëmbeu pjesën më të madhe të tregut global të...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 107.3 lekë në blerje...
INSTAT ka publikuar rezultatet e vitit 2021 të Anketës së...
Çmimet europiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën...
Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.3 lekë në blerje...
Fondi Monetar Kombëtar ka paralajmëruar se gjatë këtij...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.1 lekë në blerje...
Pas një viti të vështirë janë, 400 persona më të...
Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023...
Trashëgimtarja e Kim Jung-youn është zyrtarisht miliar...
Miliarderët luajnë një rol të madh në formësimin e eko...
Viti i ri i gjen monedhat e huaja të zhvlerësuara. Madje q...
Lufta e Rusisë në Ukrainë pati një ndikim në mbarë bot...
Viti 2022 zbrazi xhepat e shqiptarëve nga rritje e çmi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...