
Horoskopi, e shtunë, 30 shtator 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e zodiakut
DASHI Gjatë orëve në vijim, kushtojini vëmendje marrëdhën...
DASHI Gjatë orëve në vijim, kushtojini vëmendje marrëdhën...
INSTAT ka publikuar rezultatet e vitit 2021 të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare.
CNA.al po sjell shifrat zyrtare shtetërore në lidhje me varfërinë në Shqipëri, duke rikujtuar edhe deklaratën e Ministres së Financave Delina Ibrahimaj, në Mars të vitit 2022.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në emisionin “Opinion”, me 17 Mars 2022 ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve.
Pasi u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, ministrja tha se për të mos u konsideruar i varfër, sot një person duhet të fitojë diku tek 130-140 Euro në muaj në Shqipëri.
“Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne nuk kemi një për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person”, ka thënë Ibrahimaj.
Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2021 është 22,0 %, duke pësuar një rritje të lehtë prej 0.2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.
Treguesit e varfërisë në anketën e të ardhurave dhe nivelit të jetesës, bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2021 është vlerësuar me 191.791 lekë, në krahasim me 186.242 Lekë që ishte në vitin 2020.
Në vitin 2021 janë vlerësuar rreth 622.705 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qënë të varfër, kundrejt rreth 621.504 individë të vlerësuar në vitin 2020. Numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është rritur me rreth 0.2 %.
Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material.
Ky tregues është vlerësuar 35,2 % në vitin 2021, kundrejt 34,7 % vlerësuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 0,5 pikë përqindje.
Intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj). Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %.
Individët e grupmoshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim në vitin 2021 sipas vlerësimeve përbëjnë 12,4 %, kundrejt 11,6 % rezultuar në vitin 2020, duke pasqyruar një rritje prej 0,8 pikë përqindje.
Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.
Në vitin 2021, ky tregues është vlerësuar 43,9 %, kundrejt 43,4 % vlerësuar në vitin 2020.
Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.
Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2021 është vlerësuar 39,0 % kundrejt 25,2 % që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare
Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë është analizuar për tre grupmosha. Trendi në rritje vihet re në të tre grupmoshat, por një rritje më të madhe kanë grupmoshat 18-64 vjeç dhe 65 vjeç e lartë, ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2021, në krahasim me vitin 2020, është rritur respektivisht me 0,2 pikë përqindje në të dy grupmoshat.
Grupmosha 0–17 vjeç ka pësuar një rritje të lehtë në vitin 2021 me 0.1pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020
Rreziku për të qenë i varfër sipas statusit të punësimit, për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2021 ka shënuar rënie me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rritje prej 1,1 pikë përqindje ndërsa tek pensionistët ka pësuar një rritje prej 0,1 pikë përqindje.
Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër sipas tipit të familjes, në vitin 2021, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me familjet me fëmijë në varësi, përkatësisht 12,8 % dhe 25,9 % e individëve.
Familje me fëmijë në varsësi konsiderohen ato familje që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç si dhe persona të moshës 18 deri 24 vjeç që jetojnë të paktën me një prind dhe janë ekonomikisht inaktiv. Një vit më parë këto përqindje ishin përkatësisht 13,1 % dhe 25,9 %.
Niveli i pabarazisë sipas shpërndarjes së të ardhurave matet nëpërmjet koeficentit Gini dhe raportit të kuintileve të të ardhurave (S80/S20).
Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat. Në vitin 2021, Gini është vlerësuar 33,0 %, duke pësuar rënie me 0,2 pikë përqindje nga viti 2020.
Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë).
Ai paraqet raportin ndërmjet të ardhurave gjithsej të ekuivalentuara të 20 % të popullsisë me të ardhura më të larta dhe të 20 % të popullsisë me të ardhura më të ulëta. Në vitin 2021 raporti S80/S20 është vlerësuar 5,7 kundrejt raportit 5,9 që u vlerësua në vitin 2020. Për popullsinë 65 vjeç e lart ky raport në vitin 2021 është vlerësuar me 3,9 kundrejt 4,0 që ishte në vitin 2020. Për personat nën 65 vjeç ky raport u vlerësua 6,1 në vitin 2021 kundrejt raportit 6,2 që ishte në vitin 2020.
Rritja apo ulja e kufirit të rrezikut për të qenë i varfër ndikon në nivelin e rrezikut për të qenë i varfër. Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në rastet kur kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në 50 % të medianës së të ardhurave të ekuivalentuara për frymë është vlerësuar 15,0 % në vitin 2021, krahasuar me 14,4 % të vlerësuar në vitin 2020.
Në vitin 2021, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje të lehtë me 2,6 %, krahasuar me vitin 2020.
Krahasimi i rrezikut për të qenë i varfër për vitin 2021, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Rajonit dhe të Bashkimit Evropian tregojnë se: Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Letoni (23,4%), Rumani (22,6%), Bullgaria (22,1%) ndjekur nga Shqipëria (22%).
Vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke (8,6%), Finlandë (10,8%), Sllovenia (11,7%), Sllovakia (12,3%) dhe Danimarka (12,3%). Mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (27 shtete) është 16,8 %./CNA.al
Çmimet europiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën...
Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.3 lekë në blerje...
Fondi Monetar Kombëtar ka paralajmëruar se gjatë këtij...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.1 lekë në blerje...
Pas një viti të vështirë janë, 400 persona më të...
Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023...
Trashëgimtarja e Kim Jung-youn është zyrtarisht miliar...
Miliarderët luajnë një rol të madh në formësimin e eko...
Viti i ri i gjen monedhat e huaja të zhvlerësuara. Madje q...
Lufta e Rusisë në Ukrainë pati një ndikim në mbarë bot...
Viti 2022 zbrazi xhepat e shqiptarëve nga rritje e çmi...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.2 lekë në blerje...
1. Bernard ArnaultFrancezi Bernard Arnault është kryetari ...
Monedhat e huaja kanë pësuar një rënie drastike ditët ...
Paundi britanik ka një rënie të ndjeshme, duke zbritur kët...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka parashiku...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka treguar në...
Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtu...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës n...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasen S.M. 32 vje...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...