Monedhat e huaja sërish në rënie/ Këmbimi valutor, 31 dhjetor 2022
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.2 lekë në blerje...

Viti 2022 zbrazi xhepat e shqiptarëve nga rritje e çmimeve, të ndikuara kriza që shkaktoi lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila pasoi krizën e pandemisë së Covid-19, në një kohë kur treguesit raportonin për rimëkëmbje.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2022 është 7,9 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,1 %.
Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +5,12 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,58 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,60 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,21 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” +0,03 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Nëntor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,7 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 9,6 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,8 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1 %, “Shërbimi arsimor” me 1,9 %, “Shëndeti” me 1,3 %, “Komunikimi” me 1,1 % dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 24,1 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 23,3 %, “peshk” me 16,2 %, “bukë dhe drithra” me 15,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 15,0 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,8 %, “mish” me 12,4 %, etj.
Pra, rritja e çmimeve është reflektuar në uljen e nivelit të konsumit. Por lufta në Ukrainë ndikoi edhe në import.
Sipas të dhënave të INSTAT, për 11 mujorin, importet në total, në sasi, u tkurrën me 6.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndonëse po blejnë më pak mallra, konsumatorët po i paguajnë ato shumë më shtrenjtë.
Megjithatë, INSTAT përllogarit se paga mesatare ka shënuar rritje në krahasim me një vit më parë. Më tepër treguesit thonë se është rritur në sektorin privat.
Nga ana tjetër, rritje kemi hasur edhe në çmimin e karburanteve që nga muaji mars. Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm duke kulmuar në 265 lekë/litër, nga 185 më parë. Më pas çmimet mbetën të larta në rreth 220-240 lekë për litër dhe vetëm së fundmi kanë zbritur në rreth 199 lekë/litër. Ndonëse importet e këtij kapitulli në sasi ishin me rënie, në vlerë u rritën me 67%, ose rreth 480 milionë euro më shumë.
Për ekspertët, rritja e çmimeve ka ndikuar negativisht në xhepat e qytetarëve, duke rritur nivelin e varfërisë.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi tha CNA.al se rritja e çmimeve i detyroi shqiptarët të ulnin fuqinë blerëse sepse mbi 50% e të ardhurave të tyre i shpenzonin për mallra konsumi.
“Rritja e çmimeve ka qenë një goditje e madhe e financave të familjeve shqiptare. Shqiptarët u detyruan të ulnin fuqinë blerëse sepse mbi 50 % e të ardhurave të tyre i shpenzonin për mallra konsumi. Shtresat vulnerabël u përballën me varfëri absolute dhe shtresat e mesme janë në prag të varferisë relative. Inflacioni ishte një goditje e madhe dhe për bizneset, pasi ato u përballën me rritje të kostove të lëndës së parë, mungesës së fuqisë punëtore si shkak i emigracionit, rritjes se çmimit të energjisë elektrike, rritjes së çmimit të karburantit, duke ndikuar në rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.
Paketat sociale dhe indeksimet e pagave dhe pensioneve të ndërmarrë nga qeveria mund të konsiderohen si modeste dhe të pamjaftueshme për të përballuar krizën që preku ekonominë e vendit në tërësi dhe familjet shqiptare në veçanti. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës shkon përtej përqindjes që ka marrë në konsideratë qeveria për të hartuar paketat sociale. Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik i ka bërë politikat sociale ineficente duke ndikuar në rritjen e nivelit të varfërisë në vend”, theksoi ekspertja./ B.A. - CNA.al
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.2 lekë në blerje...
1. Bernard ArnaultFrancezi Bernard Arnault është kryetari ...
Monedhat e huaja kanë pësuar një rënie drastike ditët ...
Paundi britanik ka një rënie të ndjeshme, duke zbritur kët...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka parashiku...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka treguar në...
Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtu...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në ...
Dollari amerikan blihet me 106.4 lekë dhe shitet me 10...
Ekonomistët kryesorë të botës e kaluan pjesën më të madhe ...
Dollari amerikan këmbehet me 106 lekë, euro ka prekur kuot...
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se rritja eko...
Gazetari Bardh Sejdarasi thotë se viti 2022 ishte një ...
Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në...
Holanda dhe Italia rezultojnë dy shtetet të cilat kanë...
Dollari amerikan blihet me 106.9 lekë dhe shitet me 10...
Dollari amerikan blihet me 106.9 lekë dhe shitet me 10...
Prej disa ditësh monedhat e huaja nuk po njohin rritje. D...
Në Shqipëri ekonomia dha shenja gjallërimi në tremujorin e...
Në Tiranë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, U...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...