VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Në Tiranë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, prezantoi sot në një tryezë teknike një studim sipas të cilit, burimet e kërkesës së madhe për leje të reja ndërtimi janë të paqarta, ndërsa popullsia po zvogëlohet dhe një pjesë e konsiderueshme e banesave janë të lira dhe stoku i tyre është rritur.
Studimi vlerëson që në Shqipëri nuk ka kërkesë tregu për këtë rritje të ndërtimeve të reja, por në 8 vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 102%.
Studimi i UNDP vëren se industria e ndërtimit u rigjallërua nga viti 2017 e në vazhdim, ku vendin kryesor e zënë banesat, të cilat mbulojnë 76% të sipërfaqes së re të ndërtimit të miratuar në vitin 2021. Në Tiranë (62%) dhe në Durrës (7%) po ngrihen më shumë se 2/3 e ndërtimeve të reja.

Por autorët theksojnë se mbeten të paqarta burimet e kërkesave të shumta për leje të reja ndërtimi, përderisa pronësia e banesave në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë.
Një pjesë e konsiderueshme e banesave janë bosh, ndërsa popullsia po pakësohet, por lejet e reja parashikojnë mbi 11 milionë metër katrorë banesa të reja në dekadën e fundit.
Autorët pohojnë se kërkesat për banesa nuk mund t’i rritë as migrimi i brendshëm, sepse kur popullsia e Tiranës janë rritur së bashku vetëm 4 për qind, nga ana tjetër stoku i banesave është rritur mbi 27 për qind dekadën e fundit.
Edhe më paradoksale është gjetja se tregu nuk ka kërkesë për një shtim kaq të madh të ndërtimeve të reja, por nga ana tjetër çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 102 për qind dekadën e fundit, një rritje, që në studim cilësohet si e shpejtë dhe e paprecedentë.
Çmimet e banesave në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera bregdetare janë trefishuar krahasuar me vetëm pak vite më parë.
Çmimi mesatar i shitjes së banesave në shtator 2022 për të gjithë vendin është 1,146 €/m2 dhe kjo ka ardhur për shkak të çmimeve të fryra në Tiranë dhe në zonat bregdetare.
Në kryeqytet, çmimi mesatar është 1,365 €/m2, në varësi të zonës nga 770 euro deri në 2,290 €/m2. Në zonat bregdetare çmimi mesatar i shitjes është 1,600 €/m2, duke variuar nga 950 €/m2 në Shëngjin deri me 2,500 €/m2 në Dhërmi. Ndërsa pa Tiranën dhe bregdetin, çmimi mesatar është 380 €/m2.

Studimi vëren se shihen luhatje të larta të çmimeve, gjë që tregon se tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është ende i paqëndrueshëm dhe i prekshëm ndaj pritshmërive, emocioneve dhe spekulimeve.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është i drejtuar nga oferta, sepse shitësit nuk kanë ndonjë nevojë për të shitur dhe se numri i blerësve është mjaft i ulët. Madje ky treg është formësuar nga oferta, thekson studimi, sepse oferta për banesa është rritur më shumë sesa kërkesa.
“Në vitin 2021, shtëpitë e shitura përbënin 2,89% të totalit të stokut të banesave dhe 66% të lejeve të ndërtimit të dhëna atë vit. Vihet re një rritje e fluksit të kapitalit të huaj në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme, një pjesë në zonat bregdetare, të cilat në vitin 2021 përbënin rreth 12.5% të transaksioneve. Edhe kursimet janë rritur, ndaj është e paqartë se si janë financuar 50% e mbetur e transaksioneve. Ato mund t'u atribuohen kursimeve në para, remitancave ose shkëmbimeve”, thuhet në përfundimet e studimit.
Banesat nuk janë të përballueshme për një pjesë të rëndësishme të familjeve shqiptare, pohojnë autorët. Nëse një familje me të ardhura mesatare blen sot një shtëpi me çmimet aktuale, ajo mund të zbresë shpejt nën kufirin e varfërisë, por ndikimi i ardhshëm do të bjerë mbi çiftet e reja ose migrantët e brendshëm.
“Deri tani familjet shqiptare kanë kërkuar mundësi më të mira në Tiranë dhe Durrës, dhe rritja e ndjeshme e industrisë së turizmit mund të përbëjë mundësi të rëndësishme punësimi për familjet nga rajonet e varfra. Kjo mund të jetë e dobishme edhe për industrinë e turizmit, e cila po lufton me mungesën e punëtorëve dhe aktualisht po punëson njerëz nga jashtë. Por rritjet drastike të çmimeve në zonat bregdetare e bëjnë të pamundur që familjet emigrante të përballojnë strehimin. Banesat e papërballueshme janë një nga shkaqet kryesore të ndërprerjes së fluksit natyror të fuqisë punëtore dhe mungesa e punëtorëve mund të ndikojë në industrinë e turizmit duke ngadalësuar rritjen e saj”, thekson studimi.
Pjesa dërrmuese e të dhënave i përkasin një harku 10-vjeçar, megjithatë studiuesit kanë matur edhe ndikimin e krizës në Ukrainë vitin e fundit mbi ndërtimtarinë shqiptare.
“Kriza e Ukrainës e vitit 2022 ka shkaktuar një rritje çmimi duke ndikuar negativisht në të gjithë zinxhirët e prodhimit dhe pothuajse çdo sektor të ekonomisë, përfshirë ndërtimin”, thuhet në studim.
Në të renditen shtrenjtimi i energjisë, i naftës dhe i materialeve të ndërtimit, si tullat, çimento dhe çeliku, që rritën kostot e ndërtimit me të paktën 11 për qind, dhe të cilat do të reflektohen në çmime edhe më të larta të shitjes së pasurive të paluajtshme, duke dëmtuar më të dobëtit./VOA
Prej disa ditësh monedhat e huaja nuk po njohin rritje. D...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, nga foltorja e Kuv...
Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përga...
Dollari amerikan blihet me 106.7 lekë dhe shitet me 107.7 ...
Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare ka folur për...
Kampionati Botëror 2022 në Katar përfundoi me një duel spe...
Sot, me 21 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Çmimet e karburanteve janë ndryshuar sërish nga Bordi ...
Sot, me 20 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Gazetari i Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, u ka bërë thirrje ...
Më 5 mars kur Rusia sapo kishte hyrë në Ukrainë, president...
Dollari amerikan e nis javën duke u këmbyer me 107 Lekë, e...
Sot, me 18 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Paundi britanik e cila ishte monedha që këmbehej në vlera ...
Paundi britanik e cila ishte monedha që këmbehej në vlera ...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karbura...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...