Monedhat e huaja nuk njohin rritje/ Dollari, euro dhe paundi britanik, sërish në rënie brenda 24 orëve
Dollari amerikan blihet me 106.7 lekë dhe shitet me 107.7 ...

Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përgatitet për periudha më të mira në vitin 2023. Indeksi i klimës së biznesit Ifo është rritur në dhjetor në 88.6 pikë nga 86.4 pikë në muajin e kaluar. Kështu njoftoi të hënën Instituti nga Mynihu Ifo, në sondazhin e tij me rreth 9.000 drejtues të kompanive. Ekspertët parashikonin një rritje prej vetëm 87.4 pikë. Kompanitë ishin më të kënaqura me biznesin aktual: ky tregues i situatës më parë kishte rënë gjashtë herë radhazi. Pritshmëritë gjithashtu u përmirësuan dukshëm. "Ekonomia gjermane ka rritur shpresat në kohën e Krishtlindjes," tha presidenti i Ifo, Clemens Fuest.
Sipas ekspertit të Ifo, Klaus Wohlrabe, përmirësimi i klimës së biznesit po shtohet pothuajse në të gjithë sektorët. "Probabiliteti i një recesioni ka rënë. Ka sinjale pozitive, por nuk mund të përjashtohen të gjitha rreziqet," tha ekonomisti për agjencinë e lajmeve "Reuters". Ekonomia sheh të paktën një vijë argjendi në horizont.
Sipas një rregulli të përgjithshëm në mesin e ekspertëve, tri rritje radhazi të indeksit të klimës së biznesit Ifo janë një sinjal i qartë për një ndryshim të trendit në ekonominë gjermane. Por Wohlrabe është i kujdesshëm: "Unë do të isha i kujdesshëm, para se të them se kjo është një kthesë." Në kohët e luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, pasiguria në kompani është shumë e lartë.
Atmosfera e keqe në ndërtimtari
Ndërkohë, kompanitë po shohin një ulje të pengesave rreth furnizimit. Rreth 50.7 për qind janë ankuar për probleme të tilla materiale në dhjetor, krahasuar me 59.3 për qind në nëntor. Ky është një përmirësim i dukshëm, tha Wohlrabe. "Është një shenjë e mirë shprese”. Ka gjithashtu lehtësim në çështjen e çmimeve. Si rezultat, 40.3 për qind e kompanive prisnin rritje të çmimeve në dhjetor, ndërsa në nëntor prisnin rritjen 46.2 për qind prej tyre.
Përkundër trendit pozitiv të përgjithshëm, gjërat aktualisht po shkojnë keq në ndërtimtari në Gjermani. Klima e biznesit u turbullua këtu në dhjetor. "Rritjet e normave të interesit çojnë në anulime të kërkesave", theksoi Wohlrabe. Për shkak se pengesat e vazhdueshme të furnizimit rrisin kostot e ndërtimit dhe rritja e kostove të financimit janë një barrë e veçantë për ndërtuesit privatë.
Atmosfera është ende më e keqe se situata, thotë kryeekonomisti i VP Bank, Thomas Gitzel. Atmosfera mund të jetë gjithashtu tepër negative: "Kjo është pikërisht ajo që jep arsye për të shpresuar se recesioni i pritur do të jetë më i shkurtër dhe më i butë sesa pritej fillimisht." Megjithatë, klima e biznesit ende tregon për një recesion, pra për një tkurrje ekonomike, tha Gitzel. "Por nëse merrni parasysh skenarët horror që ishin deri vonë në ajër, viti po përfundon me një diponim më të mirë."
Të dhënat e fundit të anketës nga ofruesi i shërbimeve financiare S&P Global konfirmojnë tendencën e rritjes, sepse sipas këtyre të dhënave, tendenca e rënies është ngadalësuar ndjeshëm në fund të vitit. Me 48.9 pikë, indeksi i menaxhimit të blerjeve për sektorin privat iu afrua pragut të rritjes prej 50 pikësh dhe arriti nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit. Instituti Ifo pret një rënie minimale prej minus 0.1 për qind në produktin e brendshëm bruto për vitin 2023.
Edhe nëse klima e biznesit u përmirësua ndjeshëm përpara fillimit të vitit, shumë ekspertë besojnë se ende kërkohet shumë kujdes: "Zhvillimet më të fundit ka të ngjarë të zbehin pritshmëritë përsëri në të ardhmen e afërt," thotë ekonomisti i LBBW Jens-Oliver Niklasch. "Këtu përfshihet rënia e ndjeshme e rezervave të gazit ose frika nga rritja e mëtejshme e normave të interesit, që ka shkaktuar rënie në tregjet financiare në fund të javës së kaluar”./DW
Dollari amerikan blihet me 106.7 lekë dhe shitet me 107.7 ...
Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare ka folur për...
Kampionati Botëror 2022 në Katar përfundoi me një duel spe...
Sot, me 21 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Çmimet e karburanteve janë ndryshuar sërish nga Bordi ...
Sot, me 20 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Gazetari i Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, u ka bërë thirrje ...
Më 5 mars kur Rusia sapo kishte hyrë në Ukrainë, president...
Dollari amerikan e nis javën duke u këmbyer me 107 Lekë, e...
Sot, me 18 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Paundi britanik e cila ishte monedha që këmbehej në vlera ...
Paundi britanik e cila ishte monedha që këmbehej në vlera ...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karbura...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Dollari amerikan dhe euro mbeten monedhat më të zhvlerësua...
Dollari amerikan dhe euro mbeten monedhat më të zhvlerësua...
Çmimet e karburanteve janë ndryshuar sërish nga Bordi i Tr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...