Bie ndjeshëm paundi britanik, euro barazohet me frangën/ Kursi i këmbimit, 27 dhjetor 2022
Dollari amerikan këmbehet me 106 lekë, euro ka prekur kuot...

Ekonomistët kryesorë të botës e kaluan pjesën më të madhe të këtij vitti duke qenë të bindur se nëse ekonomia globale nuk ishte tashmë në një recension, kjo gjë do të ndodhte shumë shpejt. Tani në fund të këtij vitit, rënia globale është shtyrë për në vitin 2023.
Është e qartë se prentendimet se Shtetet e Bashkuara ishin në recension që gjatë gjysmës së parë të vitit ishin të parakohshme, edhe duke pasur parasysh se sa i shtrënguar është tregu i punës në këtë vend. Dhe, pavarësisht besimit me të cilin shumë njerëz shpallin sërish pashmangshmërinë e një rënieje, shanset për një recension vitin e ardhshëm janë shumë më poshtë se 100 për qind.
Por për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së dhe bankat e tjera qendrore në vendet e mëdha, ekziston një shans prej rreth 50 për qind për një recension në vitin 2023, dhe një shans prej 75 për qind që ai të ndodhë në një moment gjatë 2 viteve të ardhshme.
E goditur rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë, Europa ka më shumë gjasa që të shkojë drejt një recensioni, që zakonisht përkufozihet si 2 tremujorë radhazi të rënies së PBB-së. Megjithatë, Kina duket se është në një gjendje edhe më të keqe.

Ajo ka të njëjtat probleme si Europa, plus një kolaps në sektorin e pasurive të paluatjshme dhe një rritje shumë të madhe të rasteve me COVID-19, për shkak të vendimit të fundit të qeverisë kineze për ta rihapur ekonominë pa një nivel të mjaftueshme vaksinimi.
Ndërsa rritja e Kinës vitin e ardhshëm pritet të jetë shumë më e ngadaltë sesa ritmi historik me të cilin është mësuar gjatë 4 dekadave të fundit, nuk ka gjasa që PBB-ja e saj të tkurret për dy tremujorë radhazi.
Tek e fundit, edhe një rënie prej 8 për qind në rritjen e PBB-së kineze gjatë kulmit të krizës globale financiare të vitit 2008, nuk mjaftoi për të shkaktuar tkurrjen e prodhimit të brendshëm në terma absolutë.
Ky është një shembull tjetër i të metave në përcaktimin e recesionit sipas rregullit të 2 tremujorëve radhazi të rënies së PBB-së. Për më tepër, problemet aktuale ekonomike të shumë vendeve janë të vetëshkaktuara, për shkak të gabimeve me politikat e ndjekura, të cilat kanë qenë sa të dëmshme aq edhe të parashikueshme.
Për shembull gjatë viteve 2011-2021, Europa e thelloi varësinë e saj nga gazi rus, duke mbetur shumë e prekshme kur Kremlini nisi luftën e tij kundër Ukrainës. Po kështu, politika e ashpër Kinës e “Zero COVID”, u zbtua me një kosto ekonomike të lartë, teksa mungesa e një plani se si të lehtësoheshin kufizimet, nënkuptonte se strategjia e kontrollit të Kinës, vetëm sa po e shtynte për një moment të dytë vdekshmërinë e lartë nga COVID-19.

Nga ana e saj edhe SHBA-ja ka bërë shumë gabime, përfshirë heqjen dorë nga udhëheqja e rendit ndërkombëtar liberal si dhe injorimin e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe kornizave tregtare që anëtarët e saj kishin negociuar gjatë shumë viteve. Tarifat e vendosura nga ish-presidenti Donald Trump ishin të gabuara. Por presidenti aktual Xho Bajden ka bërë pak për t’i kthyer ato siç ishin dikur.
Në fakt, dispozitat “bli produktet amerikane” në Aktin e Reduktimit të Inflacionit shkelin rregullat e OBT-së. Ndërsa efektet e pritshme negative të normave më të larta të interesit nuk janë ende të dukshme, ka shenja se ka shpërthyer më në fund “flluska e gjithçkaje”.
Çmimet e aksioneve në bursat e SHBA-së arritën kulmin në janar të këtij viti, dhe që nga ajo kohë kanë qenë në një prirje rënëse. Obligacionet, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tregjeve në zhvillim janë të gjitha në rënie për këtë vit. Në korrik 2021, unë argumentova se kishte 90 për qind mundësi që të shpërthenin ‘flluskat’ e aseteve që dominonin tregjet financiare.
Vlerësimet historikisht të larta - në raport me dividentët apo të ardhurat - ishin një tregues i dukshëm, megjithëse normat reale, madje edhe nominale të interesit ishin zero ose negative vitin e kaluar. Një normë e ulët nënkupton që thuajse çdo nivel i çmimit të aseteve mund të racionalizohet si vlera aktuale e reduktuar e të ardhurave të ardhshme.
Duke qenë se çmimet e aksioneve nuk janë kthyer ende aty ku ishin 3 vjet më parë, në prag të pandemisë, është e arsyeshme të supozohet se ato mund të bien më tej përpara se të jenë në përputhje me bazat ekonomike. E njëjta gjë mund të thuhet për kriptovalutat, të cilat nuk kanë asnjë vlerë themelore.
Ndërsa viti i ardhshëm do të jetë i vështirë për ekonominë botërore, rënia e ardhshme ndoshta nuk duhet të cilësohet si recesion, edhe duke pasur parasysh që kriteri i 2 tremujorëve radhazi më rënie, është një bapësirë kohore shumë e ngushtë. Rritja globale në periudhën e pasluftës ka rënë rrallëherë nën zero për 1 tremujor të vetëm, e lëre më pastaj për dy të tillë.
Sipas këtij kriteri, edhe rëniet e mëdha ekonomike të shkaktuara nga krizat e çmimit të naftës të viteve 1974 dhe 1981 nuk klasifikohen si recesione globale. Edhe në kohën e një recesioni të dukshëm, rritja pozitive midis ekonomive në zhvillim tenton të tejkalojë rritjen negative të ekonomive të përparuara.
Dy përjashtimet e dukshme janë kriza financiare globale e vitit 2008 dhe ajo e vitit 2020 për shkak të COVID-19. Ndërsa OECD dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar presin që rritja globale të bjerë në 2.2-2.7 për qind në 2023, nga 6.1 pë qind në 2021, kjo ende nuk e lë ekonominë botërore të tkurret për disa tremujorë radhazi.
Edhe nëse zbatojmë masa më pak të rrepta për përcaktimin e një recensioni global, siç është rënia e rritjes së PBB-së nën 2.5 për qind, një recension global i vitit 2023 vështirë se është një përfundim i paramenduar. A është i mundur recesioni? Sigurisht. Por ai është gjithashtu plotësisht i shmangshëm.
Shënim: Jeffrey Frankel, Profesor i Formimit të Kapitalit dhe Rritjes në Universitetin e Harvardit. Dikur ka qenë anëtar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të presidentit Bill Klinton, dhe bashkëpunëtor në Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike të SHBA-së.
Dollari amerikan këmbehet me 106 lekë, euro ka prekur kuot...
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se rritja eko...
Gazetari Bardh Sejdarasi thotë se viti 2022 ishte një ...
Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në...
Holanda dhe Italia rezultojnë dy shtetet të cilat kanë...
Dollari amerikan blihet me 106.9 lekë dhe shitet me 10...
Dollari amerikan blihet me 106.9 lekë dhe shitet me 10...
Prej disa ditësh monedhat e huaja nuk po njohin rritje. D...
Në Shqipëri ekonomia dha shenja gjallërimi në tremujorin e...
Në Tiranë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, U...
Prej disa ditësh monedhat e huaja nuk po njohin rritje. D...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, nga foltorja e Kuv...
Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përga...
Dollari amerikan blihet me 106.7 lekë dhe shitet me 107.7 ...
Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare ka folur për...
Kampionati Botëror 2022 në Katar përfundoi me një duel spe...
Sot, me 21 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Çmimet e karburanteve janë ndryshuar sërish nga Bordi ...
Sot, me 20 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Gazetari i Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, u ka bërë thirrje ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...