“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë. Pak më shumë se një vit pasi arriti majat, ai është eklipsuar nga miliarderi 73-vjeçar francez Bernard Arnault. Analistët e Forbes vlerësuan më 20 dhjetor 2022 se pasuria e Arnault kap shumën 180,2 miliardë dollarë (169.8 miliardë euro), që është gati 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e Elon Musk.
Arnault është bashkëthemelues, drejtues dhe CEO i LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton, i quajtur zakonisht LVMH. Tek kompania e tij ai është aksioneri i saj më i madh dhe ka shumicën e të drejtave të votës në shoqërinë e regjistruar në bursë.
Kjo nuk është hera e parë që ai kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë. Ai e arriti shkurtimisht këtë pozicion në vitin 2019, 2020 dhe përsëri në 2021. Nëse Musk arrin ta kthejë shpejt Twitter-in në kompani fitimprurëse, Arnault mund të mos e mbajë titullin e më të pasurit të botës për shumë kohë. Megjithatë, arritjet e francezit janë për t'u shënuar.
LVMH është një konglomerat me bazë në Paris, e përbërë nga 75 marka të veçanta kryesisht pije, modë e nivelit të lartë dhe prodhime kozmetike. Në vitin 2021 ajo pati një xhiro të ardhurash prej 64,2 miliardë eurosh (68,2 miliardë dollarë), 20% më shumë se në vitin 2019. Moda dhe prodhimet prej lëkure përbënin 48% të të ardhurave.
Kompania, firma më e madhe e mallrave luksoze në botë, ka mbi 175,000 punonjës dhe 5,500 dyqane. Në nëntor 2022, vlera e saj e tregut ishte sipas llogaritjeve të Statista-s rreth 371 miliardë euro, duke e bërë atë një nga kompanitë më të vlefshme në botë, përpara Mastercard, Chevron dhe Nestle.
Krahasuar me të tjerët në listën e më të pasurve në botë, Arnault nuk është shumë i njohur jashtë Francës. Megjithatë filialet e kompanisë LVMH mjaft të njohura dhe përfshijnë shumë marka me famë si Bulgari, Dior, Fendi, Givenchy dhe natyrisht Louis Vuitton. Kompania gjithashtu ka në zotërim dyqanet e kozmetikës Sephora dhe dyqane të tjera në Paris. Marka më e vjetër e kompanisë është prodhuesi i verërave Chateau d'Yquem, që u themelua në fund të shekullit të 16-të.

Në Amerikë Arnault tërhoqi vëmendjen kur bleu në vitin 2019 për afro 16 miliardë dollarë argjendarin e famshëm Tiffany & Co. Në Gjermani ai bëri bujë në fillim të vitit 2021, kur bleu Birkenstock, ndonëse është e paqartë se si prodhuesi i sandaleve të rehatshme mund të shndërrohet në një markë luksoze.
Transformimi i çantave Louis Vuitton në miliarda
Arnault ka lindur në Francën veriore afër kufirit belg. Pasi mbaroi shkollën e inxhinierisë, ai u bashkua me kompaninë e ndërtimit të babait të tij. Atje u fokusua në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe shpejt u bë president i saj.
Në vitin 1984, ai bleu një biznes të falimentuar që përfshinte dyqanin Christian Dior dhe Le Bon Marche. Ky ishte "sulmi” i tij në tregun e luksit. Në vitin 1987 u formua LVMH prej bashkimit të Louis Vuitton dhe Moet Hennessy. Ai shpejt i la mënjanë të tjerët duke realizuar një marrje të imponuar të kontrollit dhe në vitin 1989 u emërua kryetar i bordit drejtues ekzekutiv, një rol që vazhdon ta mbajë qysh atëherë.

Pasi u bë shefi i vetëm, ai vazhdoi për një dekadë resht të blinte me një vrull miliarda eurosh kompani të tjera njëra pas tjetrës. Shumë prej markave ishin menaxhuar keq apo ishin vjetëruar, kështu që ai solli menaxhim modern dhe punësoi stilistë të rinj për të tronditur tregun.
Kritikja e modës, Suzy Menkes e quante Arnault si "Zoti i Markave" në një profil të tij botuar në International Herald Tribune të vitit 1999. Ky shkrim vazhdon të jetë aktual edhe sot. "Qëllimi i kompanisë është të qenit bashkëkohor, modern, për t'i bërë markat të flasin një gjuhë universale”, shkruante ajo. "Dhe Arnault këmbëngul se ruajtja e individualitetit dhe e të qenit unike e çdo marke është preokupimi kryesor, brenda një strukture korporative të efektshme." Kjo strategji i ka lejuar çdo marke të ruajë një shkallë pavarësie duke u bërë më profesionale.

Kompania vazhdon të zgjerohet, veçanërisht përmes rritjes në Azi, tregut të saj më të madh, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Reklamat e saj plot shkëlqim janë aspiruese. Dyqanet ofrojnë artikuj më pak të shtrenjtë si rripa, kapele dhe çdo gjë tjetër me logo për të tërhequr blerësit e rinj.
Po aq e rëndësishme, Arnault beson në fuqinë e internetit. Gjithçka po lëvizte në internet, dhe po kështu do të bënte LVMH pa humbur atmosferën e saj ekskluzive. Tani shumë prej markave kanë faqe interneti dhe dyqane online të pasura dhe nuk kanë më frikë të shfaqin hapur çmimet.
Sot LVMH është një biznes familjar. Të pesë fëmijët e Arnault punojnë me të në cilësi të ndryshme. I veshur gjithmonë në mënyrë të përsosur, Arnault ka flokë të thinjura dhe është shumë i rezervuar. Kolegët flasin rrallë për të. Ne e dimë se ai është një tenist i zjarrtë dhe i pëlqen muzika dhe koleksionet e artit. Për disa vite, ai zotëronte shtëpinë e ankandeve Phillips de Pury.

Në vitin 2014 u hap në Paris Fondacioni Louis Vuitton. Muzeu i artit bashkëkohor i projektuar nga Frank Gehry është shtëpia e koleksionit të Arnault dhe supozohet se një ditë do t'i dorëzohet qytetit. Ai gjithashtu ka dhuruar miliona për bamirësi dhe për restaurimin e katedrales së Notre Dame.

Pyetja e madhe tani është: Si do të vazhdojë më pas? Cili nga fëmijët e tij do ta marrë përsipër kompaninë? A është ndonjëri prej tyre i paracaktuar të jetë pasardhësi i tij, apo kompania do të ndahet mes tyre? Dhe a është kompania ende në lëvizje?
Chanel, Armani, Hermes dhe një sërë markash të tjera janë ende atje. Por Arnault nuk është vetëm. Taktika e tij për të mbledhur së bashku biznese të markave luksoze të drejtuara nga familja ka frymëzuar të tjerët si Richemont dhe Kering që të bëjnë të njëjtën gjë. Ata mund të jenë konkurrentë, por Arnault krijoi udhërrëfyesin e luksit./DW
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.3 lekë në blerje...
Fondi Monetar Kombëtar ka paralajmëruar se gjatë këtij...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.1 lekë në blerje...
Pas një viti të vështirë janë, 400 persona më të...
Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023...
Trashëgimtarja e Kim Jung-youn është zyrtarisht miliar...
Miliarderët luajnë një rol të madh në formësimin e eko...
Viti i ri i gjen monedhat e huaja të zhvlerësuara. Madje q...
Lufta e Rusisë në Ukrainë pati një ndikim në mbarë bot...
Viti 2022 zbrazi xhepat e shqiptarëve nga rritje e çmi...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.2 lekë në blerje...
1. Bernard ArnaultFrancezi Bernard Arnault është kryetari ...
Monedhat e huaja kanë pësuar një rënie drastike ditët ...
Paundi britanik ka një rënie të ndjeshme, duke zbritur kët...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka parashiku...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka treguar në...
Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtu...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në ...
Dollari amerikan blihet me 106.4 lekë dhe shitet me 10...
Ekonomistët kryesorë të botës e kaluan pjesën më të madhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...