Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...

Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale - Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina – përballen me dobësim të aktivitetit ekonomik, tha të dielën drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
Viti i ri do të jetë "më i vështirë se viti që lëmë pas," tha zonja Georgieva në një intervistë për emisionin "Face the Nation" të televizionit CBS’.
"Pse? Sepse të treja ekonomitë e mëdha - SHBA, BE dhe Kina - po ngadalësohen njëkohësisht," tha ajo.
Në tetor, FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2023, duke pasqyruar rënien e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë, si dhe trysnia e inflacionit dhe normat e larta të interesit të vendosura nga bankat qendrore si ajo e Shteteve të Bashkuara.
Që nga ajo kohë, Kina ka hequr dorë nga politika e saj zero-COVID dhe ka nisur një rihapje kaotike të ekonomisë së saj, megjithëse konsumatorët atje mbeten të kujdesshëm, ndërsa rastet e koronavirusit rriten.
Në komentet e tij të para publike që nga heqja e kufizimeve, Presidenti Xi Jinping bëri thirrje të shtunën në fjalimin e Vitit të Ri për më shumë përpjekje dhe unitet ndërsa Kina hyn në një "fazë të re".
"Për herë të parë në 40 vjet, rritja e Kinës në 2022 ka të ngjarë të jetë në të njëjtin nivel ose më poshtë rritjes globale," tha zonja Georgieva.
Për më tepër, një shpërthim i pritshëm i infeksioneve të COVID-it atje në muajt në vijim ka të ngjarë të godasë më tej ekonominë e saj këtë vit dhe të ngadalësojë rritjen rajonale dhe globale, tha zonja Georgieva.
"Për dy muajt e ardhshëm, do të jetë e vështirë për Kinën, dhe ndikimi në rritjen kineze do të jetë negativ, ndikimi në rajon do të jetë negativ, ndikimi në rritjen globale do të jetë negativ," tha ajo.
Në parashikimin e tetorit, FMN-ja e përcaktoi rritjen e produktit të brendshëm bruto në Kinë për vitin e kaluar në 3.2% - në të njëjtin nivel me parashikimin global të fondit për vitin 2022. Në atë kohë, ajo parashikoi gjithashtu se rritja vjetore në Kinë do të përshpejtohej në vitin 2023 duke shkuar në 4.4%.
Por komentet e saj lënë të kuptohet se në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër këtë muaj, FMN-ja do të bëjë një ulje tjetër të parashikimit për rritjen e ekonomisë së Kinës dhe asaj globale.
EKONOMIA E SHTETEVE TË BASHKUARA 'MË E RIPËRTËRITSHMJA'0
Drejtoresha e FMN-së, Georgieva, tha se ekonomia amerikane mund të shmangë tkurrjen e drejtpërdrejtë që ka të ngjarë të godasë deri në një të tretën e ekonomive të botës.
Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë më të madhe të ripërtëritjes, tha ajo dhe "mund të shmangin recesionin. Ne shohim se tregu i punës atje mbetet mjaft i fortë."
Por ky fakt në vetvete paraqet një rrezik sepse mund të pengojë përparimin që Banka Qendrore duhet të bëjë për ta ulur inflacionin në SHBA nga niveli më i lartë në katër dekada.
Inflacioni tregoi shenja se kishte kaluar kulmin e tij me përfundimin e vitit 2022, por ai vazhdon të jetë pothuajse sa trefishi i objektivit prej 2%./ VOA
Trashëgimtarja e Kim Jung-youn është zyrtarisht miliar...
Miliarderët luajnë një rol të madh në formësimin e eko...
Viti i ri i gjen monedhat e huaja të zhvlerësuara. Madje q...
Lufta e Rusisë në Ukrainë pati një ndikim në mbarë bot...
Viti 2022 zbrazi xhepat e shqiptarëve nga rritje e çmi...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.2 lekë në blerje...
1. Bernard ArnaultFrancezi Bernard Arnault është kryetari ...
Monedhat e huaja kanë pësuar një rënie drastike ditët ...
Paundi britanik ka një rënie të ndjeshme, duke zbritur kët...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka parashiku...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka treguar në...
Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtu...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në ...
Dollari amerikan blihet me 106.4 lekë dhe shitet me 10...
Ekonomistët kryesorë të botës e kaluan pjesën më të madhe ...
Dollari amerikan këmbehet me 106 lekë, euro ka prekur kuot...
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se rritja eko...
Gazetari Bardh Sejdarasi thotë se viti 2022 ishte një ...
Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në...
Holanda dhe Italia rezultojnë dy shtetet të cilat kanë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...