Lufta e Rusisë në Ukrainë pati një ndikim në mbarë botën, duke sjellë kriza të mëdha si ekonomike, edhe energjie.
Nga këto kriza është prekur edhe Shqipëria. Për të përballuar krizën, kryeministri Edi Rama lajmëroi në Kongresin e PS-së që u mbaj më 9 prill se do të rriste çmimin e energjisë për një fashë të konsumatorëve. Më pas, qeveria prezantoi fashën kufizuese.
Enti Rregullator i Energjisë vendosi që abonentët familjarë, të cilët harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguanin 42 lekë për kWh, së bashku me TVSH-në.
Ky çmim ishte parashikuar të aplikohej në 1 tetor, por më 30 shtator kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se fasha do të anulohej.
CNA.al ka raportuar më parë se ky vendim erdhi për shkak të reshjeve të shiut dy-tri ditët para hyrjes së muaj tetor, që sipas Ramës kishin rritur prurjet në hidrocentralin e Fierzës.
“Një lajm pozitiv edhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800 kWh për konsumatorët familjarë. Më 1 shtator, kur ne vendosëm fashën, kërkesa për energji ishte shumë e lartë, por tashmë është ulur. Rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i qasjes së familjarëve për të kursyer energjinë. Përmirësim kemi pasur dhe në nivelin e Fierzës. Përmirësim pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Kjo na bëri që të vendosim që nga 1 tetori të mos hyjë në fuqi kjo fashë”, tha kreu i qeverisë ndër të tjera.
Por opozita e konsideroi anulimin e fashës së energjisë si tërheqje nga frika e humbjes së pushtetit për shkak të nisjes së protestave të opozitës.
E njëjta gjë ndodhi edhe në nëntor. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, njoftoi se Qeveria kishte vendosur të anulonte aplikimin e kësaj fashe për shkak të miradministrimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për kursimin e energjisë.
“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria e ka vendosur për shkak të miradministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimeve të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e vërtetë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, deklaroi Balla.
Muaji dhjetor erdhi me reshje të dendura shiu. Këto reshje shkaktuan përmbytje në veri, si dhe rritën nivelin e kaskadave në vend.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, Qeveria anuloi sërish rritjen e çmimit të energjisë për fashën 800 kWh.
Në një dalje publike kryeministri tha se: “Në kushtet kur kemi pasur reshje asnjëherë të mjaftueshme për hir të së vërtetës, nuk jemi në drejtim të vendosjes së fashës për muajin dhjetor”.
Ndërkaq, për vitin që vjen OSHEE nuk ka depozituar një aplikim të ri, çka do të thotë se tarifimi për vitin 2023 do të kryhet me një fashë./ B.A. – CNA.al
Viti 2022 zbrazi xhepat e shqiptarëve nga rritje e çmi...
Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.2 lekë në blerje...
1. Bernard ArnaultFrancezi Bernard Arnault është kryetari ...
Monedhat e huaja kanë pësuar një rënie drastike ditët ...
Paundi britanik ka një rënie të ndjeshme, duke zbritur kët...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka parashiku...
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka treguar në...
Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtu...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në ...
Dollari amerikan blihet me 106.4 lekë dhe shitet me 10...
Ekonomistët kryesorë të botës e kaluan pjesën më të madhe ...
Dollari amerikan këmbehet me 106 lekë, euro ka prekur kuot...
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se rritja eko...
Gazetari Bardh Sejdarasi thotë se viti 2022 ishte një ...
Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në...
Holanda dhe Italia rezultojnë dy shtetet të cilat kanë...
Dollari amerikan blihet me 106.9 lekë dhe shitet me 10...
Dollari amerikan blihet me 106.9 lekë dhe shitet me 10...
Prej disa ditësh monedhat e huaja nuk po njohin rritje. D...
Në Shqipëri ekonomia dha shenja gjallërimi në tremujorin e...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një 76-vjeçare në Greqi ka rënë pre e një mashtrimi. Ajo k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë në burg Naim Mursel...
Një atentat mafioz në aksin Lezhë-Shkodër la viktimë 40-vj...
Gjykata caktoi këtë të dielë masën e sigurisë “arrest me b...
Të kesh një punë që të pëlqen jo vetëm që mund ta bëjë më ...
Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e...
Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”...
Etleva ishte e ftuara e radhës në rubrikën “Ka një mesazh ...
Këtë të dielë në Mal të Zi ka nisur regjistrimi i popu...
Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosla...
Ushtria izraelite po e zhvendos fokusin e ofensivës së...
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka thënë...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...