“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Ujësjellës Kanalizime Tiranë blen 2 miliardë lekë kimikate për vitin 2022. Shifër kjo 3-fish më e lartë se prokurimi që ky institucion ka bërë në vitin 2015, ky është denoncimi i bërë nga emisioni "Xhadat", në "MCN TV".
Në datën 8 prill 2022, Sistemin e Prokurimeve Elektronike është publikuar procedura e prokurimit “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me objekt “Blerje kimikate për UKT sh.a.”, me fond limit 2 miliardë lekë ose 1.6 milionë euro pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 09.05.2022 nga autoriteti kontraktor Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a., në varësi të Bashkisë Tiranë, duke përzgjedhur procedurën “marrëveshje kuadër me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara” dhe ku procedura e prokurimit ishte parashikuar të zhvillohej e pandarë në lote.
Në datën 14.04.2022, një javë pas shpalljes, UKT sh.a. nëpërmjet një shtojce “Për modifikim kriteresh për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje Kimikate për UKT sh.a.”, ndryshon kushtet e veçanta të kualifikimit, ku ndër të tjera, si kriter për kualifikimin e fituesit nga 6 persona të punësuar, shoqëria fituese duhet të paraqiste vërtetim për punësim të 3 personave për muajt e fundit, duke mos specifikuar as sa muaj.
Në datën 15.04.2022 në Sistemin e Ankesave Elektronike të Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa me nr.protokolli 788/2022 nga një operator ekonomik, me objekt modifikimin e dokumenteve të tenderit të procedurës së prokurimit, me argumentin se, ndër të tjëra, objekti duhet të ndahet në lote sipas llojit të kimikateve dhe procedura duhet të ndryshojë nga “marrëveshje kuadër me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara” në “marrëveshje kuadër me disa operatorë ekonomikë ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara”.
Me Vendimin nr. 447/2022, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi anullimin e procedurës me objekt “Blerje kimikate”, ndryshimin e llojit të saj dhe rishpalljen e procedurës së prokurimit duke modifikuar dokumentat e tenderit.
Në datën 06.06.2022, në Sistemin e Prokurimeve Elektronike ri-shpallet procedura e prokurimit me objekt “Blerje kimikate per UKT sha”, me fond limit 2 miliard lekë ose 1.6 milion euro pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 7.07.2022 nga autoriteti kontraktor Ujësjellës Kanalizime Tiranë sha. Tashmë me rishpalljen është reflektuar edhe Vendimi nr. 447/2022 i Komisionit të Prokurimit Publik, dhe procedura e prokurimit do të zhvillohet jo më si “marrëveshje kuadër me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara” por “marrëveshje kuadër me disa operatorë ekonomikë ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara” si dhe e ndarë në 3 lote .

"Xhadat" sjell në vëmendje këtë rast sepse i njëjti objekt është prokuruar prej vitit 2015 dhe vit pas viti ka një rritje jashtëzakonisht të madhe të vlerës së fondit limit, vlerë e cila përcaktohet nga autoriteti prokurues, në këtë rast UKT sh.a.
Kështu, nga viti 2015 kemi një trefishim të vlerës së fondit limit dhe një diferencë 1.3 miliardë lekë.
Në vitin 2015, fondi limit është llogaritur 776 milionë lekë (të vjetër)
Në vitin 2016, fondi limit është llogaritur 976 milionë lekë (të vjetër)
Në vitin 2017, fondi limit është llogaritur 718 milionë lekë (të vjetër)
Në vitin 2018, fondi limit është llogaritur 897 milionë lekë (të vjetër)
Në vitin 2019, fondi limit është llogaritur 1.4 miliardë lekë (të vjetër)
Në vitin 2020, fondi limit është llogaritur 1.3 miliardë lekë (të vjetër)
Në vitin 2021, fondi limit është llogaritur 1.6 miliardë lekë (të vjetër)
Në vitin 2022, fondi limit është llogaritur 2 miliardë lekë (të vjetër)
Diferenca dhe rritja e vlerës së fondit limit është më se e qartë dhe e gjithë kjo u ka kushtuar xhepave të qytetarëve të Tiranës plot 10 miliardë lekë (të vjetër), por që nuk justifikohet me një shërbim më të mirë dhe ujë çezme të pijshëm.
Ndërkohë, me krizën e fundit që po përballet vendi, uji i pijshëm për përdorim familjar që blihet në dyqan është rritur të paktën me 200 – 300 lekë të vjetër (bidonat 5 - 10 litër), për pasojë, qytetarët duhet të paguajnë nga njëra ujin e pijshëm për përdorim familjar me një vlerë 30% më të lartë dhe nga ana tjetër, të paguajnë për tenderat e kimikateve, për të cilat në vitin 2015 paguanin 776 milionë lekë, tashmë paguajnë trefishin e saj, plot 2 miliardë lekë, me një diferencë 1.3 miliardë lekë.
Situata bëhet edhe më e rëndë, kur edhe pas miliardave të shpenzuara, vetë administrata e Bashkisë Tiranë e blen ujin. Redaksia e Emisionit Investigativ “XHADAT” e ka faktuar këtë në emisionin e datës 6 prill 2022, ku Veliaj pavarësisht se propagandon përdorimin e ujit të çezmës si ujë të pijshëm, ka shpenzuar 88.5 milionë lekë për blerje uji për adminisratën e Bashkisë së Tiranës. /CNA.al




Banorë të Porto Romanos kanë protestuar përpara fabrik...
Rajmonda Vasa trashëgimtarja e të madhit Pashko Vasa t...
Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime lidhur me kom...
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar tetë urdhër-arreste,...
Kur ligjin e bën “Maliqi”, ai mund të lexohet në dy më...
Tri ditë më parë, dhjetëra qytetarë nga Kukësi kanë pë...
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arreste për t...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar për helmimin...
Në muajt e fundit, Brukseli ka parë një rritje të përp...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ka kërkuar në sami...
Ç’po ndodh me ne, kaq të pavlerë e kemi jetën sa nuk e...
Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, dek...
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas miratimit të konce...
Përfaqësuesi i sindikatës së fermerëve, Eduard Sharka,...
Për vitin e dytë radhazi, Rrjeti Gazetarë të Sigurt në...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale vendosi që...
“SPAK dhe reforma në drejtësi në tërësi janë bërë me s...
225 kompani të anëtarësuara në Dhomën Amerikane kanë shore...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...