Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Për vitin e dytë radhazi, Rrjeti Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, publikon Raportin "Treguesit mbi Nivelin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri 2021".
Nga raporti është vërejtur se dispozitat e Kushtetutës nuk zbatohen plotësisht në praktikë dhe në 2021-shin ka pasur shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit.
Gjithashtu është evidentuar se cilësia e përmbajtjes së raportimeve, si dhe pavarësia editoriale u përkeqësuan me rritjen e vetëcensurës nga gazetarët dhe zvogëlimin e hapësirës për gazetari të pavarur, kritike dhe investigative për shkak të frikësimit, presionit dhe ngacmimit.
Kjo pasi, Institucionet shtetërore në Shqipëri nuk kanë krijuar ende mekanizma efektivë të posaçëm për gazetarët dhe stafin e mediave për t’u ofruar atyre masa mbrojtëse kur ndjehen të kërcënuar.
Një shqetësim tjetër madhor që ka paraqitur raporti, është përpjekja për ta bërë gazetarinë të duket si e dalë jashtë mode, duke e ndërthurur me ndjenja antipatie kundër mediave, me gjuhë denigruese dhe mbyllje të dyerve ndaj gazetarëve duke mos dhënë konferenca për shtyp dhe duke përqendruar informacionin publik në pak duar.
Përfundimet e raportit për situatën e medias në Shqipëri në 2021:
Edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes, të medias dhe të informimit, dispozitat e saj nuk zbatohen plotësisht në praktikë ku në 2021 evidentohen në Shqipëri shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit. Sfida kryesore strukturore e ekosistemit mediatik që ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipëri është marrëdhënia e ndërthurur simbiotike mes interesave të fuqishme ekonomike dhe politike në sistemin mediatik, përfshirë këtu, në disa raste, ndikimin e krimit të organizuar. Praktika e përdorimit të mediave për shantazh rrezikon të bëhet diçka normale në Shqipëri dhe, duke pasur parasysh përhapjen e madhe të korrupsionit, pritshmëritë janë të pakta që raste të tilla të denoncohen dhe të hetohen. Shqipëria ka një mjedis mediatik të mbipopulluar për sa i përket numrit të mediave, por një treg të kufizuar reklamash dhe përqendrim të pronësisë së medias tek disa pronarë/familje që i përdorin ato si mjet për ndikim politik dhe përfitime ekonomike.
Në vitin 2021, cilësia e përmbajtjes së raportimeve si dhe pavarësia editoriale u përkeqësuan me rritjen e vetëcensurës nga gazetarët dhe zvogëlimit të hapësirës për gazetari të pavarur, kritike dhe investigative për shkak të frikësimit, presionit dhe ngacmimit. Numri i sulmeve ndaj sigurisë fizike dhe jetës së gazetarëve dhe të afërmve të tyre është i vogël në Shqipëri. Megjithatë, edhe ato pak raste që raportohen nuk hetohen siç duhet ose nuk ka transparencë të mirëfilltë për këto hetime. Institucionet shtetërore në Shqipëri nuk kanë krijuar ende mekanizma efektivë të posaçëm për gazetarët dhe stafin e mediave për t’u ofruar atyre masa mbrojtëse kur ndjehen të kërcënuar.
Për sa i përket autoritetit rregullator të medias, vihet re se janë bërë hapa prapa në drejtim të pavarësisë së tij në vitin 2021 pas zgjedhjes në korrik të një personi të lidhur politikisht me partinë në pushtet si kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive. Gjithashtu, RTSh ka funksionuar pa drejtor të përgjithshëm për 7 muaj, teksa drejtori i mëparshëm u arrestuar me akuzën për korrupsion. Në shtator 2021, qeveria njoftoi krijimin e një Agjencie të re për Media dhe Informim (AMI) që do të centralizonte në një agjenci të vetme marrëdhëniet me publikun dhe informacionin publik të ministrive dhe institucioneve të tyre, agjenci që filloi nga puna në fillim të vitit 2022. Në 2021, aksesi i kufizuar tek informacioni publik mbeti një pengesë e madhe për gazetarinë cilësore, veçanërisht për mediat kritike dhe investigative. Zbatimi me mangësi i kuadrit ligjor për të drejtën e informimit, kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik, kulturës së fshehtësisë dhe ruajtjes së informacionit publik, dhe mekanizmave të mangët për zbatimin e masave të llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve qeveritare ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe pavarësinë e raportimit.
Ajo që kërcënon sigurinë e gazetarëve janë kushtet e tyre të punës, zbatimi i dobët i Kodit të Punës, sfidat specifike gjinore në sektorin e medias, shqetësimet e sigurisë dixhitale si dhe nxitja e ndjenjës së antipatisë ndaj mediave dhe presionet e përgjithshme kundër tyre. Një shqetësim tjetër madhor është përpjekja për ta bërë gazetarinë të duket si e dalë jashtë mode duke e ndërthurur me ndjenja antipatie kundër mediave, me gjuhë denigruese dhe mbyllje të dyerve ndaj gazetarëve duke mos dhënë konferenca për shtyp dhe duke përqendruar informacionin publik në pak duar. Ndjenjat e antipatisë kundër mediave shprehen nga aktorët politikë, veçanërisht nga kryeministri dhe deputetë dhe ministrat e Partisë Socialiste, të cilët vazhdimisht shtojnë presionet mbi mediat, sidomos ndaj mediave të pavarura, kritike dhe investigative./ B.A. - CNA.al
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale vendosi që...
“SPAK dhe reforma në drejtësi në tërësi janë bërë me s...
225 kompani të anëtarësuara në Dhomën Amerikane kanë shore...
Ajas Sulejmani ka lënë qelinë e burgit, ku po qëndront...
LSI, ka filluar të çirret së fundmi për segmentin rrug...
Gazetari Klodian Tomorri i ka dhënë një “shuplakë” të fort...
Ajas Sulejmani, autori i cili përplasi me automjetin e...
Harta e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në disa gjykata të ...
Ngjarja e ditës së djeshme në Shkodër, ku Suida Kukës ...
Bordi i Transparencës e ka vënë sërish sot “dorën ne z...
Një familje nga Shkodra është gëzuar me trenjakë. Lajmin ...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsi...
Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parla...
Gjykata e Tiranës ka pezulluar 7 zyrtarë të Kadastrës ...
Prokuroria e Durrësit ka marrë të pandehur biznesmenin Sh...
Depozitat e gazit pranë banesave kanë nxjerrë sërish në pr...
Agjencia e Kadastrës është kthyer në një problem jo ve...
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës...
Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...