Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Kryeministri Edi Rama i ka rinovuar licencën e kazinosë Besnik Sulajt, pronarit të ‘Taiwan’ në Tiranë, e cila iu dha vite më parë nga Fatos Nano.
Megjithëse qeveria i ‘shpalli luftë’ katër vite më parë, "Regency Casino" ishte e vetmja që mbeti hapur, pasi kishte paguar 10 milionë euro për të marrë licencën kombëtare.
Gazetarja Ola Xama, ka risjellë në kujtesë se si vitin 2020, me ligjin për lojërat e fatit u vendos që kur licencës t’i skadonte afati, nuk do të rinovohej më.
Megjithatë, duket se ligji ndryshon sipas prioriteteve që ka qeveria.
PRONARËT E KAZINOVE TË REJA

4 vjet më parë qeveria socialiste i shpalli luftë kumarit.
Vendimi drastik, i kontestuar nga shumë aktorë të tregut dhe përfitues indirektë të këtij biznesi, i dhuroi pikë në sytë e publikut mazhorancës socialiste.
Vetëm 1 kazino mbeti hapur, e cila kishte paguar 10 milionë euro për të marrë licencën kombëtare: "Regency Casino".
Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë u tha se kontrata nuk mund të prishej pasi rrezikohej një gjyq arbitrazhi me faturë të kripur për buxhetin, e se në vitin 2020 kur licencës t’i skadonte afati, nuk do të rinovohej më.
Por deklaratat politike ndryshojnë nga ato që u lanë të shkruara në ligjin për lojërat e fatit, dhe ndonjëherë edhe ligji ndryshon sipas prioriteteve që ka qeveria. Kështu, pa përfunduar mirë afati për licencën e "Regency Casino", në maj të vitit 2020, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit licencon "Grand Casino Tirana", të vendosur pranë hotelit "Maritim Plaza".
Ligji për lojërat e fatit lejon vendosjen e kazinove në hotele me 5 yje dhe me emër marke ndërkombëtare, por siç rezulton në letra, pronarë të kazinosë janë aktorë të vjetër të tregut të kumarit: "APEX", "Sig Holding", "WSI" dhe "Green Line", dhe jo ata që kanë hotel "Plazën".
Ministria e Financave hapi një tjetër garë në tetor për dhënien e licencës “kazino kombëtare”, të cilën e fitoi pjesëmarrësi i vetëm: “Regency Casino”.
Ligji për lojërat e fatit ndalon dhënien e licencave të kazinove kompanive që kanë pronarë të dënuar penalisht në fushën e evazionit fiskal dhe krimit ekonomik, por edhe pse me ortak Albano Alikon, të dënuar për krijimin e skemës së mashtrimit financiar me tollonat e karburantit “Gulf”, Agjencia e Lojërave të Fatit dha licencën.
Disa muaj më vonë, në gropën e parkut të liqenit, dhe brenda një ndërtese nën rikonstruksion të ish-hotel "Sheraton", hap dyert "Royal Eagle Casino". Edhe këtë kazino e kontrollojnë aktorë të vjetër të tregut të lidhur me kazinonë në hotel "Plaza". Por ndryshe nga rasti i hotel "Plazës", i cili ishte një hotel i përfunduar dhe që kishte marrë një markë ndërkombëtare (edhe pse kazinoja është vendosur në garazhdin e hotelit), hoteli "Mak Albania" ende nuk ka të vendosur markën e një brandi ndërkombëtar siç e kërkon ligji, por ka vetëm një marrëveshje të nënshkruar me Hyatt, që do të marrë këtë emër pas përfundimit të punimeve.
Një tjetër kazino është hapur përballë ish-"Sheratonit". "Arena Casino" rezulton në pronësi të një firme çeke dhe "AlbStar" që ka ndërtuar stadiumin "Arena". Dyert e saj u hapën para disa muajsh, pa nisur puna e hotelit "Marriott".
Një vit më parë një tjetër kazino lulëzoi në qytetin e Vlorës, e vendosur pranë hotelit "Marina Bay".
Kazinoja është në pronësi të kompanisë "Valona Konstruksion", me aksioner Besnik Lulon dhe ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.W, mëma e të cilës ka selinë në Sinaloa Meksikë. Përfaqësues ligjor i kompanisë meksikane është Luftar Hysa.
Sot një media në Meksikë publikoi skemën se si grupi i shqiptarëve Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa pastron para nga Meksika në lojërat e fatit të Shqipëri.

Në themelimin e kapitalit me vlerë prej 1.2 miliardë lekësh (afro 12 milionë USD) të kazinosë në Shqipëri rezultojnë transferta të shumta të bëra nga Luftar Hysa. Këto transferta madje janë bërë përmes sistemit bankar, ku një prej bankave është me kapital të Bashkimit Europian.
Asnjë pyetje nuk është ngritur se si kanë ardhur pagesat, apo të aktivizohet sistemi alert dhe rasti t’i shkojë për hetim Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por Agjencia e Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit nuk sheh aftësinë e aktiviteteve të firmës "Valona Konstruksion" dhe se ku i ka gjetur 12 milionë USD që nuk justifikohen nga bilancet e saj, as të shohë historikun penal të përfituesve të licencës e të bashkëpunojë me organet hetimore dhe as riskun që kanë kompani me origjinë vendet që kanë aktivitet të lartë në fushën e narkotikëve, por miraton licencën.
Ndalimi i lojërave të fatit solli një bllokim të madh në larjen e parave të pista në Shqipëri dhe orientoi futjen e tyre në ndërtim, kryesisht pallate dhe hotele në fushën e turizmit.
Nuk ka nevojë për zbulim të madh, mjafton të shihet e origjina e disa kompanive që kanë marrë statusin strategjik, dhe shumë biznese të tyre do të lidhen me lojrat e fatit dhe shtete të Amerikës Latine. Tani mesa duket, shitjet në ndërtim nuk kanë më rendimentin e mëparshëm dhe interesi i krimit për pastrimin në këtë sektor ka rënë. Ndaj po kërkojnë rikthimin e basteve, jo se u intereson shumë sporti!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fs...
Në kohë krize, çdo kilovat i kursyer i rrymës është i ...
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjell...
Lobimi rus u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas...
Monika Kryemadhi ka mohuar akuzën e çuar në SPAK nga a...
Gazetari Agim Xhafka ka rrëfyer një histori, duke marr...
Historiani Kostandin Luçi ka sulmuar mbrëmjen e sotme ...
Ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së në New York City, ...
Kuvendi ka rrëzuar seancën e sotme parlamentare kandid...
Ditën e nesërme nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e ‘...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh këtë të enjte ...
Autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje pas pamjeve...
Flamuri rus dhe pllaka që tregonte ambasadën në qendër...
U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”, një e...
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i ësht...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ...
Tirana të ofron një pamje aspak të këndshme sa i përke...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten...
Qeveria dhe vetë ministrja e Infrasktrukturës dhe Ener...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur lidhur me lobimin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...