VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është denoncuar si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, ndërsa dita-ditës CNA ka nxjerrë prova dhe dokumente që lidhin Veliajn me aferën e plehrave, por edhe të dherave.
Drejtuesi i PD-së, për Tiranën, Belind Këlliçi, një nga denoncuesit e kësaj afere, ka bërë një thirrje për prokurorin e SPAK-ut, Dritan Premçi.
Në një deklaratë për shtyp, Këlliçi listoi një nga një provat që përfshijnë Veliajn në aferë dhe deklaroi se prokurori ka dy rrugë.

Sipas tij, rruga e parë është që të rrëzojë hetimet e drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani për të amnistuar Erion Veliajn dhe e dyta të zbatojë ligjin duke çuar kryebashkiakun përpara drejtësisë.
Ai ngriti alarmin se zhdukjes së provave dhe të thellimit të krim financiar me inceneratorin e Tiranës nga Erion Veliaj.
Denoncimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Prej muajsh tashmë ju kemi bërë publike të dhëna, prova dhe fakte të pamohueshme, që vërtetojnë se kërkuesi, zbatuesi dhe përfituesi kryesor i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Janë 3 momente kryesore që e faktojnë këtë gjë. Fillimisht ju ftoj të ndiqni mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, më 28 shtator të vitit 2017.
Siç e dëgjuat dhe vetë në këtë mbledhje, me krenari të madhe Erion Veliaj e cilësoi veten si heroi i pastrimit jo vetëm të qytetit Tiranë, por të të gjithë qarkut. I njëjti Erion i cili sot e quan veten një klient të thjeshtë, në atë mbledhje, me zë e me figurë, tha që këtë projekt e kishte kërkuar dhe finalizuar vetë ai. Dhe si rrallë herë, në këtë rast ai nuk gënjeu.
Sipas dosjes së Altin Dumanit në rastin e hetimit të Arben Ahmetajt, për këtë projekt Erion Veliaj në janar të vitit 2016, i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, i cili në shkurt të vitit 2016 i përgjigjet se propozimi i dërguar duhet të qartësohet dhe të saktësohet sipas akteve ligjore në fuqi.
Në mars të vitit 2016, Erion Veliaj i ridërgon të njëjtën kërkesë Arben Ahmetajt, tashmë i emëruar Ministër Financash. Ndryshe nga Shkëlqim Cani, ministri Financave Arben Ahmetaj është dhe më i drejtpërdrejtë në argumentat e tij kundër këtij propozimi të Erion Veliajt.

Me shkresën nr. 3787/1 prot. datë 12.04.2016, të nënshkruar nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, drejtuar kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, parashtron ndër të tjera se kërkesa për miratimin e mbështetjes buxhetore nuk është paraqitur në zbatim të nenit 19, pika 3, e VKM nr.575/2013 dhe nuk është e shoqëruar me draft kontratë dhe pasqyrat financiare për dy vitet e mëparshme të AK-së.

[...]Në përmbajtjen e studimit të fizibilitetit... nuk rezulton të ketë një argumentim të qartë në lidhje me analizën e bërë për arritjen në konkluzion që koncensioni/PPP është proçedurë më e favorshme se prokurimi publik [...]
Konstatojmë se supozimet e bëra në seksionin 4.2.2 “Krahasuesi me sektorin publik janë të paargumentuara mjaftueshëm me fakte dhe analiza sasiore konkrete, gjë që nuk na lejojnë të gjykojmë drejt nëse propozimi në fjalë është vërtet më i leverdisshëm se sa metoda tradicionale e prokurimit publik”
Në këto kushte është e nevojshme që Bashkia e Tiranës të sqarojë hollësisht se ku ndryshon ky propozim me implikime buxhetore nga të ngjashmit e tij të këtij lloji. Njëkohësisht kërkojmë që për këtë propozim Bashkia e Tiranës të marrë domosdoshmërisht edhe opinionet e Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, të cilat duhet ti përcjellë zyrtarisht bashkë me propozimin e ripunuar.
Pra që ta kuptoni fare thjeshtë, ajo çka Arben Ahmetaj i thotë Erion Veliajt është: Përse duhet dhënë ky shërbim me konçension, kur është më e leverdisshme ta bëjmë me paratë e buxhetit të shtetit.
Të nderuar qytetarë,
Sot pas 8 vitesh, shkresa e Arben Ahmetajt rezulton më e qartë se kurrë. Inceneratori i Tiranës ka marrë më shumë se 130 milionë euro, e me këto para tashmë kjo vepër duhej të ishte e ndërtuar dhe funksionale, e nuk ishte e nevojshme që ky shërbim ti jepej me konçension një kompanie fantazmë për 30 vite.
Por Erion Veliaj, si pronar faktik i Inceneratorit të Tiranës, në mars të vitit 2017 firmosi miratimin e këtij konçensioni, në shkelje të Ligjit “Për vetqeverisjen vendore”, pa miratimin e Këshillit Bashkiak dhe pa miratimin e bashkive të qarkut Tiranë.

Pas këtij momenti, duhet ta ritheksojmë se 130 milionë eurot që janë përfituar nga Inceneratori i Tiranës janë zhdukur dhe incenerator nuk ka.
Prokurori i kësaj çështje Dritan Premçi ka dy rrugë. Ose të rrëzojë hetimet e Drejtuesit të SPAK Altin Dumani për të amnistuar Erion Veliajn, ose të zbatojë ligjin duke çuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë Erion Veliaj përpara drejtësisë. Rrugë tjetër NUK KA. Çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë është një mundësi për të, që të mund të zhdukë provat dhe të thellojë këtë krim financiar unik në Europë.
Ju faleminderit./ CNA
Deputetja e Lulzim Bashës, Oriela Nebijaj, është shfaqur n...
Në Komisionin e Ligjeve u diskutua në lidhje me skanda...
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat m...
Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje ...
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas vendosjes së eksplozivi...
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Politika italiane e ka konsideruar si të papranueshëm ...
Deputeti socialist, Erion Braçe ka pranuar se ka patur...
Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për ko...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka uruar vjehrrën e tij për di...
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një interviste në med...
Ilir Meta u vetëshpall president i Partisë së Lirisë n...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për sulm...
Avokatja Enida Bozheku ka reaguar pas deklaratave të E...
Në epokën e sotme digjitale, aplikacionet banking dhe page...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për lëndën plasës...
Policia ka ndihmuar 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me lëndë plasë...
Erjola Muka, drejtoreshA e Përgjithshme e Politikave dhe Z...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...